Ky park u krijua në vitin 2005, ndodhet rreth 8 kilomtra larg Sarandës dhe ka vlera të shumta arkeologjike dhe historike. Gërmimet në këtë zonë kanë vite që janë ndërprerë, ndërsa ato pak monumente që janë zbuluar nuk ruhen nga askush.
Finiqi ka qenë kryeqendra e Epirit në vitin 234 para Krishtit. Roli i tij në aspektin politik dhe ekonomik ka qenë mjaft i rëndësishëm pasi ndodhet në një kodër dhe ka fushëpamje mbi liqenin e Butrintit. Ky park ka një sipërfaqe 57 ha, ndërsa e gjithë zona arkeologjike shtrihet në një hapësirë prej 150 ha.
Strukturat e komunës kanë kërkuar që të ndërhyet edhe në infrastrukturën që të çon në këtë zonë, por deri tani nuk është marrë asnjë masë. Aktualisht Parku është lënë nën menaxhimin e Drejtorisë së Monumnetve në Sarandë e cila nuk mund është në gjendje t’i përgjigjet me staf dhe investime një hapësire kaq të gjerë arkeologjike.
Deri më sot shteti nuk ka marrë asnjë masë dhe kjo zonë është kthyer në jë vend mjaft fitimprurës për grabitësit e monumenteve.