Edhe veshja ka pesuar shume ndryshime, pasi kostumet popullore jane zevendesuar me fustane te bardha. "Ne veshjet e nuseve te hershme gjendeshin qendisjet me ar, gati-gati mbreterore, stoli prej ari deri te kepuce te zbukuruara", tregon Aferdita Jonuzi, etnologe. Ne dasmat e sotme nusja kercen deri ne ezaurim, ndersa njehere e njekohe ajo duhet te dukej sa me e merzitur pasi po largohej nga shtepia e prinderve. Vallet e tradites jane ato qe nuk kane pesuar shume ndryshime, pasi ende kercehen neper evenimente. Nderkohe menyja ne tryeze, detajet e ceremonise e borite neper bulevard te dielave jane elemente te 'kohes moderne'.