Shtohen divorcet per faj te grave. Ato nuk mund te barazohen me burrat
- Botuar: 12 vite më parë
- Shkruar nga:
Aktivistet e te drejtave te njeriut kane denuar deklaratat e peshkopit te Kishes Ortodokse Maqedonase, i cili ka fajesuar grate per rritjen e normes se divorceve, duke u perpjekur te jene ne pozita te barabarta me burrat.
Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut dhe një koalicion i OJQ-ve për të drejtat e grupeve të margjinalizuara, thanë se vërejtjet e peshkopit, Petar minojnë barazinë kushtetuese të grave dhe të drejtën e tyre për të zgjedhur. Peshkopi duke komentuar statistikat e divorceve tha se, "për fat të keq shumë martesa po zgjidhen për shkak të kotësisë, sepse dy partnerët duan të jenë në krye, duke harruar se gruaja duhet të kujdeset për fëmijët dhe familjen, dhe duhet të jetë e varur nga burri.
"Kjo nuk do të thotë se ajo është e privuar nga të drejtat e saj”,- shtoi ai. “Ajo gëzon të drejta edhe më të mëdha se burri, sepse ajo rrit fëmijët dhe është shpirti i familjes”, - ka thënë ai.
"Për një kohë të gjatë, roli i një gruaje në Maqedoni ka qenë i portretizuar vetëm si një nënë dhe një grua. Kjo është e barazisë dhe të diskriminimit kundër grave, bazuar mbi seksin dhe gjininë",- thonë OJQ-të. Ata shtuan se, "komentet dhe thirrjet e tilla ndaj grave që të kthehen në sistemin tradicional të vlerave dhe të përjashtimit social të saj nuk janë asgjë tjetër veçse një degradim i vlerave të dhe kontributeve e tyre në shoqëri."