Shtohen faqet e reja te internetit

Shtohen faqet e reja te internetit
Organizata botërore që menaxhon serveratë e internetit dhe faqet e reja, ka rënë dakord të ndryshoj disa rregulla për regjistrimin e faqeve në internet. Këto ndryshime do të sjellin një rritje të paimagjinueshme të faqeve të reja. Ndryshimi është aprovuar dje në Singapor me një votim që është zhvilluar në takimin e radhës të Organizatës së Internetit për Emrat dhe Numrat (OIEN). Kjo organizatë do të pranojë ofertat për faqet e reja në fillim të vitit 2012.

Shumë kompani do të jenë në gjendje që të hapin faqete me emrat e tyre dhe në vend të gov. al të vendosin shkronjat që dëshirojnë. Linket e reja do të jenë të organizuara sipas shtrirjes gjeografike, alfabetit etj. Serveratë do të shiten me një çmim shumë të shtrenjtë dhe nuk do të bëhen pre e përdoruesve të thjeshtë të internetit. Një server do të kushtojë 185 mijë dollarë ndërsa kompania që do të blejë do të jetë e detyruar të paguaj për organizatën një taks vjetore prej 25 mijë dollarësh.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama