Janë gjetur njolla nafte në det në jug të Vietnamit, ku dyshohet se aeroplani i zhdukur 24 orë më parë “Malaysia Airlines”, mund të jetë rrëzuar. Lajmi është bërë i ditur nga kërkues vietnamezë, të cilat kanë lajmëruar se një ekip kërkuesish ndërkombëtarë kanë nisur kërkimet në det në jug të vendit. Aeroplani “Boeing 777”, me 239 pasagjerë në bord, i linjës “Malaysia Airlines” raportohet të jetë zhdukur që prej natës së mbrëmshme dhe ende nuk ka një shkak të konfirmuar sa i përket zhdukjes së mjetit. Dy pasagjerë u janë gjetur pasaporta të vjedhur dhe për këtë arsye dyshohet se zhdukja e aeroplanit lidhet me një akt të mundshëm terrorist.
PISTAT E HETIMIT
Pistat e hetimit për zhdukjen e aeroplanit “Boeing 777” i linjës ‘Malaysia Airlines’ janë përqëndruar në lidhje me terrorizmin. Sipas zyrtarëve amerikanë, një pistë e hetimit për zhdukjen e avionit ‘Malaysia Airlines’ është ajo e terrorizmit. Kjo pasi sipas hetimeve, dy persona të listuar si pasagjerë rezultonin me pasaporta të vjedhura. Lajmi bëhet i ditur nga NBC News.
Zyrtarët amerikanë kanë thënë se nuk kishin arsye të forta për terrorizmin, ndaj mund të ketë patur edhe arsye të tjera, si për shembull kontrabanda e drogës. “Jemi të vetëdijshëm për raportimin e dy pasagjerëve me pasaporta të vjedhura. Nuk kemi përcaktuar ende një lidhje me terrorizmin”, tha një zyrtarë i lartë. Sipas një burimi të NBC News, të dy pasaportat janë vjedhur në Tajlandë.
Hetuesit janë duke shqyrtuar disa shkaqe të mundshme të humbjes së aeroplanit që në bord kishte 239 pasagjerë: defekte mekanike, pilotim i gabuar dhe pistën e një akti terrorist.