Shtraus-Kahn ne nje klub nate me tri modele bjonde!

Shtraus-Kahn ne nje klub nate me tri modele bjonde!
Ish shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominik Shtraus-Kahn ka festuar lirimin e tij nga akuzat për përdhunim me tri modele bjonde në një klub nate në Paris. 64- vjeçari ekonomist është kapur nga kamerat me vajzat tërheqëse gjatë një nate jashtë me miqtë në kryeqytetin francez. Strauss-Kahn ishte prezent në jetën e natës bashkë me pesë miqtë e tij  pas arritjes së marrëveshjes me pastruesen e hotelit, Nafitssatou Diallo për të tërhequr akuzat e tij për sulm seksual.

Ai dhe miqtë e tij u bënë bashkë me modelet, të cilat ishin në këtë klub për të promovuar një koktej të gatshëm të quajtur, Sex on the Bitch. Sipas mediave franceze, dëshmitarët kanë thënë se Strauss-Kahn ka mbërritur në klub rreth orës 10:30 me pesë apo gjashtë burra të tjerë dhe dy truproja. Fillimisht ata janë ulur në zonën VIP, ku kanë qëndruar deri para takimit me modelet në fjalë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama