Shkencëtarë të Institutit Beckmann të universitetit të Illinois (SHBA) vendosën të zbulonin se cilat mekanizma neurofiziologjike përfshihen në ritualin e shtrëngimit të duarve. Në eksperimentin e tyre, 18 burra edhe gra panë një video pa zë, e cila tregonte një takim biznesi midis dy personave. Në disa raste, takimi shoqërohej me shtrëngim duarsh, ndërsa në të tjera ky gjest shmangej.
Rezultati ishte se amigdala, zona e trurit e që merr sinjalet e kënaqësisë, reagonte gjatë shtrëngimeve të duarve. Amigdala është gjithashtu zona e trurit që merr sinjale emocionale. Kjo do të thotë se shtrëngimi i duarve që simbolizon një kontakt shoqëror të suksesshëm na jep kënaqësi.
Duke qenë se shtrëngimi i duarve jep impulse në qendrën e kënaqësisë, mund të krahasohet me një impuls të dobët kënaqësie seksuale. Përqafimi është një gjest tjetër që i bën njerëzit të ndihen më mirë. Një person që përqafohet në subkonsincën e tij ndihet mirë. Përqafimi të rrit vetëbesimin. Sipas ekspertëve europian të mjekësisë, përqafimi ka aftësi të mëdha kurative. Sa më shumë njerëzit përqafohen, aq më i fortë është sistemi i tyre imunitar si dhe sistemet nervor dhe endokrin. Përqafimet ndihmojnë të stabilizojnë nivelin e hemoglobinës në gjak. Kjo është e vërtetë edhe për puthjet. Puthjet rrisin funksionin regjenerues të trupit, ulin rrezikun e atakeve kardiake dhe ka efektin e një qetësuesi dhimbjesh.