Shtyhet serish gjyqi per kryebashkiakun Gjika

Shtyhet serish gjyqi per kryebashkiakun Gjika

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore për kreun e bashkisë sëVlorës, Shpëtim Gjika, si dhe për 7 të pandehurit e tjerë. Shkak i shtyrjes së seancës është bërë mungesa e dy avokatëve, Lazer Sokolaj dhe Arina Isufi.

Kërkesa për shtyrje të seancës është bërë nga gjykatësi Arben Micko, i cili e ka cilësuar si të pajustifikueshëm mungesën e avokatëve, dhe ka vendosur që dy avokatët e lartpërmendur të zëvendësohen me katër avokatë të tjerë. Seanca e radhës do të mbahet më 31 mars.

Kryebashkiaku Shpëtim Gjika ka qenë i pranishëm në sallë, së bashku me 7 të akuzuarit e tjerë. Eleni Dardha, Gëzim Peta, Gentian Sherifaj, Gerti Liçaj, Mustafa Tartari, Aleks Ahmetaj dhe Artan Ferhati, punonjës të bashkisë së Vlorës, së bashku me kryetarin e bashkisë, Shpëtim Gjika, akuzohen për falsifikim dokumentesh dhe  dhënien e lejeve për dy ndërtime pa leje në qytetin e Vlorës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama