Jeta artistike e Leka Krutës, ka nisur në vitin 1944, kur, ai së bashku me Gaq Vishin (regjisor i Estradës së Vlorës, për shumë vite), jepnin shfaqje për qytetarët në sallën e kinema "Ali Demi", në pushim të pjesëve të filmit. Ai vazhdoi të luante si aktor amator në trupën e Estradës së qytetit dhe prej vitit 1955, kur u krijua trupa profesioniste, u bë pjesëtar i saj. “Kemi luajtur mjaft pjesë me estradën. Jepnim shfaqje pothuajse çdo natë, në sallën që ishte pranë Xhamisë së Muradies, e cila sot nuk ekziston më. Më kujtohet se, përmbajtjen e skeçeve që interpretonim, i merrnim nga jeta. Kritikonim drejtorë, magazinierë, berberë, specialistë të fushave të ndryshme. Nuk përmendnim emra, por, gjithsekush që ishte në sallë, e kuptonte se për cilin drejtues, apo "usta", bëhej fjalë”, thoshte ai në një intervistë të tij. Për vlerat e tij në krijimtarinë artistike më shumë se 40-vjeçare, Leka Kruta është vlerësuar me titullin "Artist i Merituar", ndërkohë që Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i ka akorduar urdhrin "Naim Frashëri i Artë".