Ndërroi jetë në shtetin helen në moshën 69-vjeçare një prej zërave të njohur botëror. Vdekja e këngëtarit grek Demis Roussos, mësohet se ka ndodhur në të gdhirën e ditës së dielë, ndërsa lajmi i hidhur është dhënë nga miku i tij Nikos Aliagas, përmes rrjetit social.
Vdekja e tij u konfirmua në “Le Figaro” nga vajza e artistit, Emily. I lindur në Aleksandri, në Egjipt, më 15 qershor 1946, Demis Roussos ishte një pararendës i muzikës botërore dhe i pastrehë, kur u bë i famshëm si këngëtari kryesor i grupit “Fëmija e Afërditës” bashkë me Vangelis, para se të niste karrierën solo, për të pasur sukses në Itali e më gjerë.
Në mesin e baladave të tij më të njohur, është “Five O'clock”, “Rain And Tears”, “Spring, Summer, Winter And Fall” dhe albumi historik, 666.
Pianisti i “Fëmija e Afërditës” Vangelis Papathanassiou, është bërë një kompozitor i famshëm. Në karrierën e tij solo Roussos arriti kulmin në vitet ‘70, kur ai fitoi Festivalbar në 1971 me “We shall dance”.
Kënga “Forever and Ever” ishte e para që arriti në majat e klasifikimeve në shumë vende të botës në vitin 1973. Suksese të tjera ishin “My Friend the Wind”, “My Reason e Lovely Lady of Arcadia”.