Shume TV shtohen rreziqet kardiake per femijet

Shume TV, shtohen rreziqet kardiake per femijet
Fëmijët që kalojnë shumë kohë duke parë televizion kanë tendencë që të kenë arterie më të ngushta pas syve, gjë që shton rrezikun për të pësuar sëmundje kardiake, tension dhe diabet kur të rriten. Përfundimin e ka nxjerrë një studim i qendrës kërkimore të Universitetit të Sidneit, që ka marrë në shqyrtim arteriet pas syve të 1500 fëmijëve 6 vjeçarë në 34 shkolla fillore. Një orë televizion e parë çdo ditë shtrëngon diametrin arterial të retinës me 1,53 të mijtat e milimetrit.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama