Si World Soccer dhe France Football penetruan ne Bunkerin shqiptar

Si 'World Soccer' dhe 'France Football' penetruan ne Bunkerin shqiptar
Paragrafi i pare, qe publicisti Aleksander Tijanic shkruan ne Beograd, pas kthimit nga Vlora eshte krejt politiko-historik. Te ecesh ne Shqiperi, thoshin serbet e vjeter, citojme ate-te duhet te kesh me vete tre gjera te thata: barut, çorape dhe ar. Ne fakt, kur vjen ne Shqiperi, gazetarit te njohur sllav (qe dy dekada me vone do te jete ministri i Informacionit te Millosheviçit), nuk i duhet asgje nga keto. Shqiperia para syve te tij e tejkalon masen e parashikimit. eshte tejet e varfer, por aspak e frikshme. Ajo eshte thjesht groteske. Çuditet, por tek e fundit media e vendit te tij e percjell keshtu: Nje bunker te frikshem ne mes te Evropes. Nje kolegu i tij ka shkuar dhe me tej: Prej vitesh, nderkohe, pa ardhur as edhe njehere ne Shqiperi, shkruan lajme dhe reportazhe nga Shqiperia edhe pse nuk e njihte fare. Derisa nje dite i kane thene: Mjaft.

Kishte mjaftuar nje leter e atij qe me vone do te ishte nje nga gazetaret me te njohur shqiptare te sportit, Gezim Nushi, qe kjo histori te merrte fund. Sot, 60 vjeçari modest me nje barre te madhe pervoje mbi supe, kur e kujton nuk e quan thjesht merite te tij. Mbetet i terhequr, edhe pse e quan si nje nga perpjekjet me te medha per te cilen ndjehet krenar. Jo vetem se i kishte dhene fund nje dezinformomi, por vetem keshtu mundi qe ‘te rrembente’ me te drejte postin e bashkepunetorit sportiv per Shqiperine.

Gjithçka kishte ndodhur rrufeshem: “Kthesa e madhe do te ndodhe ne fundin e viteve ’70 kohe kur une fillova ne ATSH. Ishte nder te paktat institucione ku vinte shtypi i huaj.

Midis shume titujve ishte edhe “WORLD SOCCER”, revista me madhe e futbollit ne anglisht. Qe ne kontaktin e pare e pashe se ajo qe flitej per Shqiperine merrej nga nje gazetar serb dhe e mbushur me pasaktesi. Vendosa dhe i shkrova nje leter World Soccer. Letren ia dergova kryeredaktorit te saj KEIR Radnedge duke e informuar se ne reviste per Shqiperine kishte mjaft informacione te paqena. Pergjigja e tij ishte e shpejte dhe befasuese madje edhe duke me ofruar te isha bashkepunetor per Shqiperine”. Deri me atehere, ai nuk ka shkruar dhe nje rresht te vetem per gazetat shqiptare, kurse pak dite me vone pergatit shkrimin e pare.

Dhe, per ke? Per nje nga institucionet me te njohura te sportit ne Evrope!! Fati i ka trokitur ne dere, bashke me konjukturen e pershtatshme. Letra e dyte e redaktorit eshte edhe me inkurajuese, sepse bashke me shkrimin e botuar te World Soccer...i vjen dhe nje porosi per nje shkrim tjeter. Porosite vazhdojne dhe Gezim Nushi tashme hedh dhe nje hap ne karrieren e tij profesionale. eshte korrespondent i ketij organi te jashtezakonshem. Ashtu si merret me mend, shtypi britanik eshte shume i dhene per Shqiperine pas fitores se Partizanit me Celtics 1-0 ne Tirane me golin fantastik te Muratit. Ne te njejten kohe vjen nje fitore e 17 Nentorit dhe eliminimi i saj qe i ben ekipit te Lienfield te Belfastit. Ketu punet ‘ngaterrohen’. Gezim Nushit i duhet jo vetem te pershkruaje cilesite e futbollit shqiptar, por edhe...sepse “Tirana nuk mund te luante me Dinamon e Kievit. Arsyet jane politike por futbolli se njeh arsyen politike... Ajo ishte kampione e BS-se”. Kuptohet edhe ai nuk mund t’i shpetoje dogmes por gjithsesi nje shpjegim i thate mjafton per te treguar paradoksin shqiptar.

Cilesia e larte e artikujve, redaktimi i mire, por edhe sqima e tyre e bene Nushin qe te penetronte thelle ne profesionin e gazetarit sportiv dhe me shume akoma te perpiqej te sfidonte. Tashme britaniket s’kane nevoje qe te kontrollojne apo te krahasojne lajmet e ardhura nga vendet e tjera per Shqiperine. Jane te kenaqur me njeriun e tyre shqiptar. Nderkohe Nushi perfeksionohet me tutje ne te gjitha problemet qe lidhen me sportin shqiptar dhe ato qe mund te perfshije ne optiken e tij jane shume te medha...

Me 1983, Rednedge i kerkon nje shkrim urgjent per UNDER-21 shqiptare, qe atekohe ishte kualifikuar ne çerekfinalet e kampionatit Evropian dhe kishte eliminuar ne grup RF Gjermane, Austrine dhe Turqine. Lajmi i atehershem ishte i shoqeruar me shume jehone dhe revista e kishte perfshire skuadren si nje nga ekipet me te perzgjedhur me votat e lexuesve te saj. “Shkrimin e pergatita me deshire te madhe, kujton Gezim Nushi. Kjo per arsye se kete brez e njihja dhe personalisht. Rezultati i anketes ishte i pabesueshem. UNDER-21 zuri vendin e tete ne anketim duke lene nje vend me pas Francen e Platinise qe pak muaj me pas do ishte kampione e Evropes”.

Kuptohet se mundesia per t’u lidhur me median e huaj eshte gati e pamundur. Fati e ben Gezimin jo te vetekenaqur. Kujdeset per nivelin e shkrimit te tij, por nderkohe ben çmos qe te rrise gamen e lidhjeve te tij. Pasi Shqiperia do te luaje me UNDER-21, gazetari italian i “Guerrino Sportivo” Marco Montanari i kerkon nje informacion per publikun e tij. Atekohe, Seria A ne Tirane dhe kudo ndiqet gati masivisht mes sportdashesve. Tashme, emri i tij, shfaqet dhe ne nje periodik kaq te respektuar italian. Shkruan disa shkrime per ‘Guerrino Sportivo’, te cilat ia dhuron Montanari gjate vizites qe beri ne Tirane. Pesha specifike e shkrimeve lidhej me fitoret dhe ajo arriti kulmin me fundin e vitit 1984 kur Shqiperia fitoi 2-0 me Belgjiken. Nje fitore qe pati shume jehone dhe ku kritika sportive deklaronte ne kor se:”Shqiperia tani kandidate serioze per ne Finalet e Meksikes”...Pikerisht ne kete kohe marr nje porosi te veshtire qe te bej jo vetem nje reportazh per Shqiperine por edhe nje pershkrim per çdo lojtar te saj.... Ky eshte shkrimi me i gjate per futbollin tone ne 50 vjet te ekzistences se kesaj reviste dhe nje nga krenarite me te medha”.

Perhapja

Shkrimi qe anonçohet qe ne fillim i jep shume permase atij, por edhe e ben nje emer referues ne shtypin evropian per sportin. Paradoksalisht e kishte filluar karrieren e tij si inxhinier elektronik dhe tani ishte gazetar sportiv. Permes nje kombinimi gjerash kishte arritur te identifikohej me ate, qe do te behej profesioni i tij i jetes. “Ne realitet dua te shtoj se qe ne femijeri kam pasur nje pasion te madh per sportin. Kam luajtur me topin dhe pjesen me te madhe te kohes e zinte futbolli. Por kam qene dhe nje tifoz i madh, jo vete per sportin ne Shqiperi por edhe per ate nderkombetar. Nje interes te madh kisha per historine e futbollit dhe sot ruaj me kujdes shenimet e viteve ’60. Nga stadiumi vrapoja ne shtepi ku vazhdoja te ndiqja kampionatet e Italise, Gjermanise dhe Anglise por edhe Jugosllavise. Gjuha e futbollit me dukej gjuhe e njejte”.
Gezimi do perpiqet shume dhe eshte ende sot nje gazetar i njohur i sportit shqiptar. Do lere shume gjurme per ndershmerine dhe skrupulozitetin e profesionit te tij. Ai nuk u kufizua ngushte, por tregoi se e njihte qe ne themel te gjithe problematiken shqiptare. E ne te gjithe kete ai derdhi pasion dhe mbi te gjitha ndershmeri profesionale.

Por sfida e vertete e tij ishte perballja cilesore me median e huaj dhe perçimi i nje pervoje dhe nje realiteti, atje ku fare pak njerez te asaj kohe, mund te penetronin. eshte nje fat, qe ai nderoi profesionalist gazetarin shqiptar dhe trasoi me pak te tjere udhen e mevonshme te kesaj gazetarie ne Evrope. Nuk duhet te harrojme se ne ate kohe, kur ai punoi si korrespondent i disa prej organeve me prestigjioze ne Evrope, tensioni i Luftes se Ftohte, kur behet fjale per Shqiperine, ben qe te lexohet me shume kujdes ne mes te rreshtave. Per Shqiperine ka vazhdimisht dezinformime dhe fati i madh eshte se ne disa nga mediat bashkepunimi i Nushit ka bere qe te vleresohet me notat me siperore profesionale. Sa per gazetat e huaj?! Ata jane te privuar. Shume perpjekje te tyre per intervista apo per reportazhe te gjera nga Shqiperia pothuaj marrin rregullisht pergjigje krejt negative. Manovrohet pa me sportin sepse per fat, Shqiperia ka nje produkt te mire, qe lidhet me produktin sportiv.

E kjo ne vitet ’80, kur regjimi ka filluar te stonoje pak, interesimi rritet. “Pikerisht ne kete kohe vine disa ekspedita te gazetave franceze, qe perfaqesonin “L’Equipe”, “France Football”.. Nje prej tyre do te jete Victor Sinet, qe shume shpejt do behet mik i Shqiperise dhe i kerkon Nushit te jete korrespondent i “France Football”. “Kenaqesia ime s’kishte kufi por ai kishte dhe nje mision tjeter por ai deshironte dhe nje gazetar shqiptar per te dhene ne anketen e famshme te “France Football”, per “Topin e Arte” . “Voten ia besoi Besnik Dizdarit sepse kishte shume vleresim per “Sportin Shqiptar” ku Dizdari ishte kryeredaktor duke e cilesuar ate si te tipit perendimor, kujton Nushi.

Por ne korrik te vitit 1986, kur shorti vendos Barcelonen perballe Flamurtarit, tashme do t’i hapen dhe portat e Spanjes. “El mundo Deportivo” i kerkon nje artikull per te dhenat e Flamurtarit dhe artikulli qe del eshte me titullin: “Flamurtari, nje vizitor misterioz per Barcelonen”. Dhe, vertete, pasi ndeshjet do perfundonin 1-1 ne Vlore dhe 0-0 ne Barcelone, ekipi i Flamurtarit do te ishte vertete nje mister i vertete per rezultatin. Ne pritjen per Barcelonen ne Kampin e Punetoreve, do te intervistoje presidentin Hoze Luis Nunes dhe pergjigjet e mandatit spanjoll e tejkalojne realitetin e sportit . Pyetjeve te mia iu pergjigj shkurt, do te kujtoje Nushi: “Te flasim per futbollin! Le tua leme skuadrave te vrapojne ne fushe. Dhe, me pas vazhdoi: Une dua te flas per kete bukuri te madhe qe kam pare. Me ka befasuar Vlora.

Nuk e dija qe ne Mesdhe te kishte nje perle te tille. Ju keni nje gabim te madh qe nuk e beni turizmin. Por, nga ana tjeter keni dhe nje avantazh te madh. Nuk do te gaboni si ne te tjeter, qe me ndertime vend e pa vend kemi shkaterruar shuam bukuri te vendit tone”. Ne fund i shton: “Mund te bisedoj me udheheqjen tuaj per te me dhene per disa vjet ne shfrytezim kete vend dhe do te shikoni se çfare do te bej”. Nuk ka shprese gjithsesi. Shqiperia noton ende ne dogme. Megjithate eshte ende Flamurtari qe e ben Barcelonen te flase me vete. Gazetari i “El Mundo” Tomas Guasen do te shkruaje pas fitores se vlonjateve se: “Djemte e Pavaresise rrezikojne Barcelonen”.

Gjithsesi marredheniet me gazetaret e huaj s’jane te lehta, sepse veç sportit duhet te shpjegosh dhe gjithe background-in shqiptar, i cili lidhet me historine, gjeografine traditat, zakonet, psikologjine dhe keto veç kultures dhe me nje kujdes shume te madh. Me honoraret qe merr, i krijohet mundesia te bleje shume literature te huaj, ku sot ka me qindra tituj te renditur. Historia e tij do ishte e gjate, por si nje nga kulmimet eshte ajo qe i ndodh me Bobi Robson. “Ate e takova per here te pare ne ditet e nentorit 1988, kur ndodhej ne Tirane per ndeshjen kunder Shqiperise te Suedise. I thjeshte, i respektuar dhe shume xhentil, ai me dha nje afrimitet te madh. U interesua shume per futbollin edhe pse humbem ketu 2-1. Ai me beri dhe pyetjet deri me naive.

Ne viziten e dyte erdhi me Angline dhe me dhuroi dy libra per historikun e futbollit anglez. Ai fitoi ne Tirane 2-0 dhe u kualifikua dhen ndarje me tha se ne se do t’i duhesha per ndonje interviste mund t’i telefonoja. Keshtu kur ne gjysmefinale ndesheshin kunder Gjermanise vendosa te provoj “Nderin” e Robsonit. Sigurisht qe kisha emocione pasi s’kisha bere nje prove te tille. Iu prezantova ne telefon punonjesit te hotelit dhe i bera kerkesen time. Nuk kaloi shume dhe Bobi Robson doli. Me pershendeti dhe iu pergjigj me korrektesi pyetjeve te mia...per publikun shqiptar”. Nje dite me vone media sportive shqiptare kishte nje interviste ekskluzive me nje nga me te medhenjte e sportit.

Gezimi do punoje dhe per vite te tera ne sportin shqiptar, por tashme shume i terhequr. I lene pak menjane nga nje gazetari, qe shpesh eshte siperfaqesore, ai ndjek me vemendje pasionin e tij, qe e ktheu ne profesion te nderuar dhe qe me shume akoma, sfidoi duke dhene nje Shqiperi ndryshe. Sa ia vlejti? Mbase eshte me mire dhe e nevojshme qe ai vete ta rrefeje ndonjehere ne ndonje media apo te ndaje opinionet e tij te sotme profesionale...per sportin shqiptar.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama