Informimi dhe pjesëmarrja e publikut në vendim-marrjen për çështje me ndikim në mjedis është detyrim ligjor, i cili buron nga Konventa Aarhus, palë e së cilës është Shqipëria dhe e cila ka preçedencë edhe mbi Kushtetutën e Shqipërisë; si dhe nga një trupë ligjesh, aktesh nënligjore dhe rregulloresh të hartuara e miratuara në zbatim të Konventës.
Informimi dhe dëgjesa e publikut duhet të bëhet duke ndjekur hapat dhe proçedurat që caktohen në këto ligje, përfshi vënien në dispozicion të publikut të dokumenteve të projektit; caktimin e datës dhe njoftimin e publikut për dëgjesën e hapur publike; regjistrimin e vërejtjeve, komenteve, propozimeve të publikut gjatë dëgjesës; reflektimin e vërejtjeve në projekt ose argumentimi i mos përfshirjes së tyre.
Çdo lloj takimi apo bisede me publikun e cila nuk bëhet sipas këtyre hapave e proçedurave nuk mund të konsiderohet dëgjesë publike, sipas përcaktimeve të Konventës Aarhus dhe legjislacionit vendas.
Projekti i parkut argëtues për fëmijë e të rritur në Parkun e Liqenit është i paligjshëm për aq kohë sa për të nuk është ndjekur proçedura formale e përcaktuar në ligj.
***
Dokumentet që duhet të vihen në dispozicion të publikut
Materialet e mësipërme duhet të hartohen në gjuhën shqipe dhe me terminologji të thjeshtë.
Çfarë duhet të përmbajë njoftimi?
Njoftimi i qeverisjes vendore përcakton:
Si bëhet njoftimi për dëgjesën publike?
Njoftimi hartohet me shkrim dhe publikohet gjatë 20 ditëve, pa ndërprerje:
Detyrimet gjatë dëgjesës së publikut
Në diskutimin me publikun marrin pjesë: specialistët e Bashkisë, ekspertët e çertifikuar që kanë përgatitur raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis; specialistë të Ministrisë së Mjedisit dhe specialistë të ministrive që kanë lidhje me këtë veprimtari.
Specialistët e Ministrisë së Mjedisit mbajnë proçesverbalin e takimit, ku shënohen të gjitha sugjerimet, vërejtjet dhe propozimet e publikut.
Gjatë takimit duhet qarkulluar lista e pjesëmarrësve, ku duhet të shënohet nga vetë pjesmarrësit, emri i tyre i plotë, institucioni apo bashkia nga vijnë, si dhe një numër kontakti apo adresë e-maili, me të cilat do mbahen kontaktet për çdo zhvillim të mëtejshëm të proçesit vendimmarrës.
Reflektimi i mendimeve të publikut
Pas dëgjesës, vërejtjet e publikut duhet të reflektohen në lejen mjedisore. Për propozimet që nuk reflektohen, duhet të jepen argumentet përkatëse.