Sepse brenda 100 vjetësh shumica e gjurmëve për jetën tonë moderne do të jetë shkatërruar plotësisht nga moti, gërryerja, lëkundjet e tokës, kafshët që do të kenë ngelur gjallë, insektet dhe bakterit. Por ajo çka është më e çuditshme ka të bëjë me faktin se monumentet dhe hieroglifët e qytetërimeve antike do të ruhen më shumë se sa ndërtesat, miliona librat dhe kujtimet tona elektronike. Alienët që mund të vizitojnë tokën, ndoshta do të mendojnë se qytetërimi i fundit mbi tokë ka qenë ai egjiptian. Pikërisht tema mbi qytetërimin e shekullit XXI ishte në qendër të kërkimeve të një dokumentari televiziv, "Life After People". E gjithë kjo nuk është aspak një supozim. Për rreth 2 orë e gjysmë specialistët e shkencës kanë analizuar me kujdes mbi të ardhmen e tokës, kur në të të mos ketë ngelur asnjë njeri i gjallë. "Brenda një kohe të shkurtër, maksimumi brenda një ose dy ditësh, do të fillonin blackout-ët e parë, pasi askush nuk do të kujdesej më për centralet", shpjegon Gordon Masterton, president i Institutit të Inxhinierisë Civile në Londër.
Burimet e energjisë së rinovueshme, si turbinat me erë, apo panelet diellore, do të mbanin të ndezura automatikisht pak drita, por pa mirëmbajtjen e rrjetit të shpërndarjes, edhe ato do të dilnin jashtë përdorimit brenda pak javëve. Pa elektricitetin do të ndalonin pompat elektrike, impiantet për funksionimin e kanalizimeve për ujërat e zeza dhe të gjitha aparaturat e tjera të shoqërisë moderne. Mungesa e mirëmbajtjes do të çonte drejt shkatërrimit ndërtesa, rrugë, ura dhe struktura të tjera. Konstruksionet moderne janë projektuar për të duruar mesatarisht 70 vjet, urat deri në 120 dhe digat deri në 250, por kjo parashikon edhe mundësinë që dikush t‘i mbajë të pastra dhe të zgjidhë problemet e herëpashershme që mund të shfaqin. Dhe pa njerëzit që mund t‘i kryejnë këto detyra, që në pamje të parë duken të parëndësishme, gjërat do të shkonin shumë shpejt drejt shkatërrimit. "Dritat shumë shpejt do të fiken në të gjithë botën dhe të vetmet që do punojnë edhe për disa kohë do të jenë turbinat me erë, por pas disa javësh planeti do të zhytet në një errësirë të thellë, që nuk që është parë që nga koha kur njerëzit e parë primitivë grumbulloheshin rreth zjarrit", tregon ai. Pas gjashtë muajsh, zonat urbane do të nisin të ripopullohen nga kafshët, përshi këtu edhe ato ish-shtëpiaket.
Brenda 20 vjetësh, ujqërit dhe arinjtë do të jenë "padronët" e vetëm të rrugëve dhe çdo ndërtesë e bërë me dru do të nisë të shkatërrohet, veçanërisht aty ku "lulëzojnë" termitet. Edhe strukturat e forta prej çeliku do të nisin të shkatërrohen. Pas 40 apo 50 vjetësh, gërryerja e çelikut, inkursioni i rrënjëve bimore dhe efektet e motit nënkuptojnë se ndërtesat moderne do të nisin të bien. Brenda një shekulli pothuajse të gjitha makinat do të jenë ndryshkur tërësisht. Ndërtesat prej xhami do të bien, ndërtesat prej guri do të shkatërrohen, i ftohti dhe bora do të kthejnë rrugët në gërmadha, do të dalin në sipërfaqe ujërat nëntokësore, metrotë do të përmbyten, ndërsa pjesë të tëra të qytetit do të mbulohen nga bari. Për shembull, Londra do të përmbytet pas vërshimit të Tamizit, ashtu sikurse Spanja, Franca apo Roma. Minjtë do të jenë ushqimi i preferuar i fajkonjve dhe skifterëve. Në fund, kafshët e mëdha do të rishfaqen sërish brenda 100 vjetësh. Gjysmë milion elefantët e Afrikës do të jenë shtuar në dhjetë milionë ose më shumë. Gjëja e gjallë, si demat apo delet, do të zhduken ngadalë nga grabitqarët agresivë. Ndërkohë, kujtimet më të çmuara të historisë dhe kulturë sonë, që janë ruajtur nëpër arkiva me temperaturë dhe lagështi të kontrolluar, do të jenë zhduken gjithashtu. Pjesa më e madhe e kujtimeve njerëzore, si librat, fotografitë, të dhënat elektronike, do të jenë çngjyrosur duke lënë pak gjurmë që dëshmojnë për ekzistencën tonë.
Marre nga : Gazeta Shqip