Si do te duket shperthimi i Diellit tone

Si do te duket shperthimi i Diellit tone
Një fotograf i hapësirës, Bill Snyder, publikoi imazhet e rralla të shpërthimit të një ylli të quajtur Dumbbell Nebula. Sipas profesionistit, i njëjtë është edhe vizioni që do të ofrojë Dielli ynë kur të vdesë, diçka që sipas llogarive të shkencëtarëve do të ndodhë pas 4-5 miliardë vitesh.

”I gjithë gazi në zgjerim dhe pluhuri që duken në fotografi është ndodhur brenda yllit në shpërthim”, shpjegoi Synder. “Një re e madhe  gazi rrethoi yllin, përpara se ai të shpërthente. Dumbbell Nebula është përafërsisht 1 360 vite dritë larg Tokës. Shpërthimi është lehtësisht i dallueshëm edhe nga teleskopët amatorë”.

Për herë të parë, shuarja e yllit u evidentua në vitin 1764, nga astronomi Charles Messier. Sipas vlerësimeve të ekspertëve, procesi i shuarjes dhe shpërthimit të mëpasshëm të yllit ka nisur 3-50 mijë vjet më parë. Reja e pluhurit dhe gazit që ka mbuluar yllin është më e madhe se sa distance midis Diellit tonë dhe yllit më të afërt me Tokën, rreth 4,5 vjet dritë larg.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama