Si do te jene benzinatet e se ardhmes?

Si do te jene benzinatet e se ardhmes?
Bashkimi Europian ka një program që do të çojë në eliminimin e të gjitha makinave me benzinë apo naftë, deri në vitin 2050. Një projekt i tillë mund t’i japë edhe më shumë shtysë programeve për ndërtimin e makinave elektrike apo me burime të tjera të energjisë. Për momentin, makinat elektrike nuk janë akoma rentabël për një sërë arsyesh. Bateritë e tyre kanë nevojë për 6-8 orë për t’u karikuar, ndërsa autonomia është e ulët dhe përdoren vetëm në rrugë të shkurtëra brenda qytetit.

Për momentin, zhvillimi i tyre pengohet edhe nga mungesa e pikave të furnizimit në bënzinate. Megjithatë, në të ardhmen, stacionet e benzinës do të jenë të privuar nga pompat aktuale të naftës dhe në vendin e tyre do të ketë vetëm disa kabllo, në gjendje që të rikarikojnë makinat në rrugën e tyre. Ajo që duhet të ndryshojë deri atëherë, është koha e rikarikimit dhe autonomisë së baterisë. Synohet të arrihet në performancë të ngjashme me atë të naftës së sotme. Bateria do të jetë në gjendje të karikohet brenda pak sekondash, ndërsa makinat mund të përshkruajnë disa qindra kilometra pa u furnizuar përsëri.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama