Si e kalon grupin Shqiperia? Dy shanset e fundit ne Grupet E dhe F

Si e kalon grupin Shqipëria? Dy shanset e fundit në Grupet E dhe F

Shqipëria do të presë edhe rezultatet e ndeshjeve në dy grupet e fundit E dhe F për të parë nëse është njëra nga katër skuadrat e renditura në vendin e tretë që kualifikohen.

13493446_1200438246642173_624596347_o

Por cilat kombinime e kualifikojnë Shqipërinë?

Pas përfundimit të ndeshjeve të grupit B, C dhe D, Shqipëria nuk pati asnjë përfitim. Dje e gjithë vëmendja ishte te nga ndeshja mes Çekisë dhe Turqisë, por skuadra e drejtuar nga Terim fitoi me rezultatin 0-2, duke djegur mundësinë për kuqezinjtë.

GRUPI E
Italia me 6 pikë luan me Irlandën e vendit të fundit dhe një fitore e 'axurrëve' ose një barazim do ti vlente Shqipërisë për shkak se Irlanda ka vetëm një pike. Me interes është edhe ndeshja mes Belgjikës me 3 pikë dhe Suedisë me 1 pikë. Për Shqipërinë do të duhej një fitore e belgeve ose një barazim.

GRUPI F
Hungaria që ka 4 pikë përballet me Portugalinë me 2 pikë dhe për Shqipërinë rezultati më i mirë do të ishte fitorja e hungarezëve. Ndërsa në ndeshjen tjetër fitorja e Islandës ose Austrisë nuk do të ndikonte në ecurinë e Shqipërisë.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama