Si e kalon grupin Shqiperia? Sot presim barazimin e Turqise

Si e kalon grupin Shqipëria? Sot presim barazimin e Turqisë

Shqipëria do të presë edhe rezultatet e ndeshjeve në dy ditët e ardhshme për të parë nëse është njëra nga katër skuadrat e renditura në vendin e tretë që kualifikohen.

13493446_1200438246642173_624596347_o

Por cilat kombinime e kualifikojnë Shqipërinë?

Pas përfundimit të ndeshjeve të grupit B dhe C, Shqipëria nuk pati asnjë përfitim. Sot në mbrëmje (ora 21:00) e gjithë vëmendja do të jetë nga ndeshja mes Çekisë dhe Turqisë.

GRUPI D
Spanja luan ndeshjen e fundit me Kroacinë dhe dy skuadrat kanë njëra 6 dhe tjetra 4 pikë. Sido që të dalë ky takim, nuk ka ndikim për Shqipërinë. Me interes është ndeshja tjetër mes Çekisë që ka 1 pikë dhe Turqisë 0. Për Shqipërinë do të duhej një barazim i tyre në rastin më të mirë dhe në rastin më të keq një fitore e Turqisë 1-0.

GRUPI E
Italia me 6 pikë luan me Irlandën e vendit të fundit dhe një fitore e 'axurrëve' ose një barazim do ti vlente Shqipërisë për shkak se Irlanda ka vetëm një pike. Me interes është edhe ndeshja mes Belgjikës me 3 pikë dhe Suedisë me 1 pikë. Për Shqipërinë do të duhej një fitore e belgeve ose një barazim.

GRUPI F
Hungaria që ka 4 pikë përballet me Portugalinë me 2 pikë dhe për Shqipërinë rezultati më i mirë do të ishte fitorja e hungarezëve. Ndërsa në ndeshjen tjetër fitorja e Islandës ose Austrisë nuk do të ndikonte në ecurinë e Shqipërisë.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama