Si e paraqiti shtypi dhe historianet pushtimin e Shqiperise nga Italia

Si e paraqiti shtypi dhe historianet, pushtimin e Shqiperise nga Italia
Pushtimi i Shqiperise me 7 prill 1939 eshte bere objekt jo vetem i historiografise shqiptare por edha asaj ballkanike, evropiane e me gjere. Zhvillimet e kesaj periudhe ne “Vendin e Shqiponjave” kane preokupuar edhe intelektuale me permasa nder rajonale, kryesisht te fushes se historise, te cilet i kemi cituar per te sjelle sa me saktesisht konceptimet, sjelljet dhe qendrimet ne truallin shqiptar. Jo vetem ne historiografine shqiptare por edhe ne ate ballkanase e me gjere, 7 prilli 1939 ka zene vend ne mjaft raste me frazeologjizmin: “E Premtja e Zeze”. Ky emertim mjaft i gjetur artistikisht, nuk bashkengjitet vetem sepse ishte nje dite e premte, por sidomos per stresin, qe i shkaktoi popullit shqiptar pushtimi i huaj. Shqiperia, mjaft e rropatur nder shekuj, do te ishte nder viktimat e para te Luftes se Dyte Boterore, qe do te pasohej me pushtimin hap pas hapi te vendeve te ndryshme ne Evrope, Azi, Afrike.

Por, studimi i materialeve historike, literatures bashkekohore sidomos, analizave te ndryshme per zhvillimet ne fjale, na imponojne te pohojme e te pranojme, se mjaft kohe me pare ne kulisat politike dhe shtabet ushtarake te disa vendeve evropiane, pergatitej gllaberimi i territorit shqiptar prej fqinjeve te pertej detit. Ato ishin planezuar, shprehur e realizuar faktikisht qe prej dy-tre vjetesh te shkuar ne Afrike, ne Kinen e larget, por edhe ne rajone te tjera.  Zhvillimet pas 7 prillit 1939, jo vetem ne kufijte juglindore te vendit tone, por edhe ne Evropen Qendrore e Lindore, na servirin dokumente dhe zhvillime konkrete, te cilat na bejne te konkludojme se, vendi yne ishte pjese perberese e planeve pushtuese te shteteve, qe kishin marre persiper, sikurse pohon qartazi personaliteti madhor Xhorxh Kastellan, “te qepnin e te shqepnin territore” ne pjese te ndryshme te globit. Por “E Premtja e Zeze” shqiptare, ka qene e paralajmeruar jo vetem nga disa shqiptare por edhe nga te huaj te mireinformuar per zhvillimet e shtjellimet, jo vetem per ato qe po ndodhnin realisht por edhe per te tjerat, te cilat do te pasonin ne te ardhmen ne Ballkan, ne Evrope e me gjere.

 Nder te paret, mjaft autoritar dhe krejt i besueshem, duhet te jete Fan Noli, nje personalitet madhor i popullit shqiptar. Me 1931, pas nje analize te hollesishme te zhvillimeve ne Shqiperi, ne rajon  e me gjere, ai gjen rastin te shprehet se Italia shpejt a vone “do te marre tapine mbi Shqiperine”, dhe pas kesaj Musolini “do t’i jape shkelmin A. Zogut, ..., do t’i haje koken shpejt a vone si nje e nje qe bejne dy”. Por Noli, si nje Kasander (ne kuptimin e mire te kesaj fjale), e çon problemin me tej, duke parashikuar, ate qe ndodhi realisht, se “Ahmeti me bejlere do te rrembeje valçet dhe do te ikin naten, posa te mos kene perkrahje te jashtme, se e dine qe populli nuk i do”.

Pas F. Nolit, duket se eshte nje tjeter shqiptar qe e paralajmeron tragjedine qe e pret popullin shqiptar. eshte Skender Luarasi, i biri i Petro Nini Luarasit, ne kete kohe nje nder vullnetaret shqiptare ne Brigadat Internacionaliste ne Spanje, me dhimbje, do te pohonte ne Radio Barcelona, per emisionin shqip, edhe sa vijon: “Nuk ka ne Shqiperi nje qytetar me pese pare mend ne koke, qe te mos kuptoje se pas Abisinise dhe Spanjes, do te jete populli shqiptar viktima e trete e lakmise fashiste. Mjere Shqiperia po te fitojne gjeneralet fashiste luften, qe i kane shpallur Republikes se Shqiperise”. Per fat te keq, kjo rezultoi ne te ardhmen e afert pikerisht keshtu. Nje parandjenje e hidhur, por krejtesisht e vertete, e konkretizuar nga zhvillimet e politikes boterore.

“E Premtja e Zeze” e vitit 1939, eshte parandjere dhe paralajmeruar edhe nga disa personalitete te huaj. Midis tyre eshte edhe nje grua, e cila e ka dashur “Vendin e  Shqiponjave”, qe eshte shprehur mjaft qarte per rrezikun e pushtimit ushtarak te Shqiperise. Ka qene e mbetet nje Grua e Madhe, e cila, duke bere qe shume per Shqiperine dhe shqiptaret, ka fituar me merite te veçante e plotesisht te justifikuar, epitetin madheshtor e rrezatues: “Mbreteresha e Maleve“. Jo vetem si misionare e qeverise angleze ne shtetet fqinje ne veri te vendit tone: ne Serbi, Mal te Zi e Bosnje, por edhe si gazetare, duke e njohur mjaft mire vendin tone, ne mos me shume te pakten pas atij udhetimi prej gati kater muajsh ne fillim te vitit 1904, do te ishte edhe nje avokate mjaft kembengulese dhe e argumentuar e “çeshtjes shqiptare” ne tribunat ballkanike, evropiane dhe nderkombetare.

Per problemin ne fjale, Edith Durham, me keqardhje por edhe me dashamiresi, i shkruante Faik Konices, me cilesine e perfaqesuesit te Shtetit Shqiptar ne Lidhjen e Kombeve te Bashkuara, edhe sa vijon: “Jam e shqetesuar per gjendjen e Shqiperise. Nuk me pelqen borxhi i madh kundrejt Italise. Italianeve nuk u duhet besuar, dhe nuk shoh se çfare mund t’i pengoje ata qe te mos rrembejne nje port si pagese per kete, ne rast se e quajne te pershtatshme“. Por mjerisht ashiqare, edhe ky dyshim u be realitet. Nje realitet i hidhur, por fare i njohur, konkret dhe real.Ka edhe mjaft personalitete te tjera me emer te madh e te mire si ne fushen e politikes, te medias por edhe ate shtetare. Midis tyre po veçoj zonjen Margaret Macmillan, e mbesa e kryeministrit te Anglise gjate viteve te Luftes se Pare Boterore.

Ne librin madhor “Paris 1919, gjashte muaj qe ndryshuan boten”, ajo jep me vertetesi dhe argumente bindese dramen se si u luajten fatet e popujve ne skenen e madhe boterore gjate Konferences se Paqes ne Paris ne analize te perfundimit te konfliktit gjakoses te perbotshem. Ne kete liber Shqiperia gjen pasqyrim te gjere dhe krejt real, aq sa edhe historiografia shqiptare nuk na i ka ofruar ndonjehere. Me keqardhje, duke gjykuar antishqiptarizmin e eger te Fuqive te Medha ne qendrimet qe mbanin dhe vendimet qe merrnin ne kurriz te popullit shqiptar, ajo shprehet se Shqiperia, e ardhur pak para luftes se pare boterore e krijuar nga kater rajone te perandorise Otomane, ndodhet e mjere, me shume armiq te fuqishem dhe me shume pak miq.

Ndodhej ne mjerim ekonomik pa industri e tregti te zhvilluar, pa hekurudha dhe vetem me 200 milje rruge te shtruar. Shqiptaret, edhe pse banore autoktone ilire te Ballkanit, ne fakt ishin shtyre ne zonat me te mjerueshme dhe me te pakapercyeshme nga pushtimi ne juge dhe ne perendim prej sllaveve. Por ne perandorine Otomane ata ishin vleresuar per zakonet e te luaftuarit dhe bukurine e tyre trupore. Pas nje analize te gjere dhe konkrete, ajo arrin ne perfundimin aspak te kendshem por krejt real, se Shqiperia ishte e dobet dhe qeveria e saj e pasuksesshme.

Njeheresh ajo na sjell ne vemendje edhe vleresimin dhe qendrimin burreror proshqiptar te presidentit amerikan te kohes Willson, i cili shprehet se shqiptaret ishin te tmerruar nga nje mandat italian, qe kishte marre nje numer te madh peticionesh, prandaj “Mbase duhet te kishin pavaresine e tyre”. Megjithate ne kete konference u moren vendime te rendesishme per boten, vendime qe ashtu sikurse çuan ne ekuilibra te qendrueshme ne nje pjese te botes, po ashtu i prishi ato ne pjese te tjera. Fatkeqesisht per vendin tone keto vendime ishin ne linjen e Konferences se Ambasadoreve ne Londer me 1913, pra qe cenonin teresine territoriale. Realiteti qe evidenton zonja Margaret, se Shqiperia ndodhej midis shume armiqsh te fuqishem dhe pak miqsh te dobet, por edhe me qeverisje te dobet dhe pa efektivitet, krejt natyrshem do te ndodhej e pafuqishme per te perballuar me sukses sulmin ushtarak qe do te pasonte pas pak vitesh.

Nderkohe, qe pergatitej dhe thuajse u be krejt i qarte pushtimi i vendit tone, populli i thjeshte dhe intelektualet patriote shqiptare, e parandjene rrezikun disa dite perpara zbarkimit te trupave ushtarake te huaja. Ne disa qytete te vendit u organizuan dhe moren udhe, demonstrime kundra ketyre sjelljeve dhe qendrimeve antishqiptare, ne te cilat u dalluan veçanerisht masa e te rinjve shqiptare.

Pak dite para pushtimit rinia shkollore e kryeqytetit shqiptar, por bashke me ata edhe atdhetare te tjere, organizuan manifestime te gjera e te fuqishme, deri edhe perpara ndertesave te qeverise. Por duhet pranuar e pohuar se, per shkak te gjendjes se vendit tone, por edhe te burimeve njerezore e materiale te kufizuara, vendi yne u gjend i papergatitur dhe jo plotesisht i gatshem te perballonte me sukses sulmin ushtarak te jashtem prej nje fuqie ushtarake te konsiderueshme, e cila kishte marre persiper te kryente agresion edhe ne disa vende te tjera te rajonit ballkanik dhe evropian.

Ushtria Shqiptare ishte e vogel ne numer, e shkermoqur ne pikepamje organizimi, e paarmatosur me armatim e municion bashkekohor dhe jo ne sasine e domosdoshme, por edhe e komanduar jo me profesionalizmin e duhur, vendi ishte i pafuqishem ne pikepamje ekonomike per te mbeshtetur veprimet luftuese; drejtimi e komandimi i luftetareve shqiptare vuajti edhe nga paaftesia e Shtetit per te marre ne dore gjendjen e krijuar, e mjaft te tjera si keto.

Bernd J. Fisher, studiues amerikan, profesor i historise ne universitetin e Indianes ne SHBA, autor i dhjetera artikujve analitike e shkencore mbi Shqiperine dhe historine e saj, sidomos ne gjysmen e pare te shekullit XX; studiues i mirefillte i problematikes shqiptare midis dy Lufterave te Perbotshme; pas nje analize te shumefishte politiko-ekonomike e ushtarake, per “Te Premten e Zeze”, shprehet edhe sa vijon: ”Konti Çiano, ish minister i jashtem i Italise dhe dhender i Musolinit, pohon: Ose ne bashkepunim me Jugosllavine dhe copetimi i Shqiperise, ose pa ata (jugosllavet SR) dhe pushtimi i Shqiperise “.

Pra, ne çdo situate e rrethane: sulm ushtarak ndaj territorit shqiptar, çka do te thote, as me shume e as me pak, por domosdoshmerish: pushtim i Shqiperise.Nga fundi i marsit 1939, Qeveria Italiane formuloi nje “Ultimatum” per Qeverine e Tiranes, permes te cilit vihej ne ankand pavaresia dhe teresia territoriale e vendit. Konti Çiano paralajmeroi me 31 mars A. Zogun se, nese nuk do te pranonte kerkesat italiane, atehere ne te gjithe Shqiperine do te shperthenin trazirat, te cilat do te pasoheshin nga zbarkimi i trupave te armatosura italiane. Mjetet diplomatike ne rajon e me gjere, si dhe mobilizimi i popullsise ne vend, rezultoi jo me efektivitet per te garantuar teresine territoriale dhe lirine e vendit dhe popullit shqiptar.

“Ne oren 5.30 minuta te mengjesit te 7 prillit, Durresi, Vlora, Shengjini dhe Saranda u sulmuan prej 40 deri 50 mije trupash te mbeshtetura prej 400 aeroplane dhe 12 anije lufte”, shprehet profesori i nderuar dhe krejtesisht i informuar saktesisht.Mbrojtesit e qytetit te Durresit, ndonese te paket ne numer dhe duke patur vetem 5 gjerdane me fisheke, munden te zmbrapsin valen e pare te sulmit italian. Por ne oren 9. 00 qendresa ne qytetet: Durres, Vlore, Sarande, Shengjin, kishte marre fund. Vetem ne Durres u vrane me se 200 italiane, dhe ndoshta me shume shqiptare, do te shprehet jo vetem Fisher por edhe disa te tjere per kete ngjarje. Nje pohim nga kancelarite italiane ve ne dukje edhe sa vijon: Konti Çiano, i shoqeruar nga Filipo Anfuzo, vezhgonte me avion zhvillimin e luftimeve. Por ne kete situate, duke pare zhvillimin e veprimeve luftarake, jashte etikes dhe protokollit italian, Anfuzoi detyrohet te perserite disa here: ”… ne rast se shqiptaret do te dispononin nje brigade zjarri te pajisur mire, ata mund te na kishin hedhur ne Adriatik…”.

 Nje pohim jo i kendshem ky per te dy palet nderluftuese.Per gjendjen e Shqiperise ne kete kohe, per situaten e pergjithshme dhe per gjendjen e forcave te armatosura ne veçanti, hedh drite Bernd J. Fisher, i cituar me respekt me siper. Ai pohon prerazi e qarte, se ne operacionin e 7 prillit, forcat ushtarake shqiptare luajten nje rol relativisht te vogel. Pohon po ashtu se, malesoret ishin te çarmatosur nga pushteti qendror, dhe se “… mungesat e medha me arme zjarri, municione dhe organizim, do ta sakatonin shume shpejt aftesine e qendreses shqiptare “. eshte edhe nje autor tjeter, i cili hedh drite ne zhvillimet e kesaj periudhe.

Xhorxh Kastellani, autori i librit madhor “Histori e Ballkanit“, botim i vitit 1996, per me shume se dhjete vjet pedagog per Historine e Ballkanit ne nje universitet prestigjioz te Parisit, shprehet edhe sa me poshte: “… Musolini i filloi veprimet luftarake te Konfliktit te Dyte Boteror me pushtimin e vendit me te vogel ne Ballkan, Shqiperise, “Te Premten e Shenjte”te vitit 1939, por perballe politikes se italianizimit, shqiptaret manifestuan shpejt pakenaqesine e tyre “. Edhe pse i ndodhur ne rrethana te disfavorshme, populli i thjeshte u ngrit nen “komanden e ndergjegjes kombetare e atdhetare”.

Ne mbare Shqiperine, mijera e mijera shqiptare u drejtuan drejt brigjeve te Adriatikut e Jonit. Shpirti i tij i kahershem liridashes u shfaq dukshem dhe qarte. Menjehere u organizua nje qendrese e fuqishme, edhe pse pati çorganizim shteteror dhe mungese fuqie njerezore e materiale per t’u perballur me sukses me pushtuesit. eshte fakt i njohur historik, qe kreu i Shtetit Shqiptar, Ahmet Zogu, ne kete moment krize te pashprese, ne mengjesin e kesaj dite u largua nga vendi i tij. Kete ndodhi disa nga personalitetet e huaja, te cituara edhe me siper, e analizojne dhe interpretojne gati ne unison ne permbajtje, por ne forma te ndryshme ne aparence. Keshtu Edith Durham, shprehet se mbreti Zog i Shqiperise “… ua mbathi me te shtenen e pare dhe i la atdhetaret shqiptare te luftonin te vetem kunder forcave me epersi derrmuese”. Historishkruesi i Ballkanit, Xh. Kastellan, nenvizon edhe sa vijon: ”…

Zogu ishte larguar permes maleve me debore…”. Por gjithsesi, edhe nga disa te huaj eshte pohuar prerazi dhe qarte se, populli shqiptar i ndodhur perballe rrezikut te shperberjes, zgjodhi alternativen e qendreses se armatosur, duke arritur ne perfundimin logjik se, bashkimi, si nje dhunti e  hyjshme e tij, do te ishte edhe mjeti me i efektshem per t’ju kundervene se keqes. Vatrat e qendreses kunder pushtuesve, ne fillim e deri ne diten e çlirimit ne fundvitin 1944, u shnderruan ne legjende. Nga dita e pare e pushtimit e deri ne çlirimin e plote nga pushtuesit e huaj, kudo ku e deshte interesi i mbrojtjes se Atdheut, u derdh gjaku i shtrenjte i shqiptarit.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama