Ishte nje grishje inspiruese shqiptare, e cila do te ishte dhe nje zbulim i vertete, jo vetem i imi, por dhe i Alibalit, i cili eshte ne kerkim te humbjes misterioze te bibliotekes personale te Faik Konices. Ja c’me tha ne vijim Alibali: “Deshmia e fundit qe kam gjetur une eshte nje njoftim tek “Dielli” ne vitin 1956 - nga Qerim Panariti - ku thuhej se Biblioteka u vendos ne Kishen e Shen Gjergjit ne Boston dhe u kyc atje, ne arka metalike. Kur erdhi At Liolini ne vitin 1966 nuk gjeti gjesend. Ndofta ne Ditarin e Panaritit ka njoftime se ku vajten 2000 blenj me libra, qe ishin lene amanet per Biblioteken Kombetare ne Tirane.”
Shënime të një jete kombëtariste
Deshira dhe kersheria per te vizituar Biblioteken e Universitetit te Cikagos u jetesua. E shtrydha serish kohen, per t’i dhene zgjerim deshires atdhetare per takim me Qerim Panaritin. Pa Belbi Pashaj, nje intelektual i ri shqiptaro-amerikan, i cili me shoqeroi, duke ma lehtesuar kerkimin, nuk do te mundesha dot. Dhe prej Arkivit zbriten, njera pas tjetres, kuti e dosje te cilat ishin njoftuese dhe befasuese njekohesisht: nder vitet 1914- 1986, pergjate gjithe jetes se tij Qerim Panariti, ne te gjashtembedhjetat rritej ne dheun e tij, ne Trebicke.
Ne vitin 1909 shkeli ne SHBA. Aq i vogel dhe filloi veprimtarine me shoqerine “Besa-Bese” te Bostonit. Ne 1911 kthehet ne atdhe dhe me Mehmet dhe Faik Konicen luftoi per clirimin e Shqiperise nga Perandoria Osmane. Ne 1912- ten, prape ne Amerike. Ne kete vit, u krijua Federata Gjithe-Shqiptare e Amerikes, Vatra, qe mori rrenje, u rrit e u gjallua, si nje nga odat patriotike dhe zerat me me ndikim ne levizjen per Mevetesine Shqiptare. “Dielli” u be organi kryesor per nxitjen e nacionalizmit shqiptar. Kur Shqiperine po e copetonin ai u nis serish per te luftuar, ne Toskeri: kunder pushtuesve greke dhe ne Shqiperine e Mesme ndaj Esadisteve. Luftonte dhe shkruante, me pseudonimin “Opinga”. Ai iu perkushtua, udhes se Mevetesise se Shqiperise tere jeten e tij. Perfundoi shkollimin e tij, duke ndjekur studimet ne: Hitchcock Free Academy, Brimfield, Massachusetts. U diplomua ne Universitetin Clark, ne Eorcester, Massachusetts, ne vitin 1926, duke marre Medaljen: Franklin Eashington per studime te shkelqyera ne lamijen e historise.
Ai ishte redaktor i gazetes se pare shqiptaro-amerikane ne Shtetet e Bashkuara, “Dielli”, te cilen e drejtoi qe nga viti 1940. Gjate Luftes se Dyte Boterore, Panariti transmetonte nepermjet radios “Zeri i Amerikes” ne Shqiperi, duke frymezuar rezistencen shqiptare me fuqite e Boshtit. Ai, ishte gjithashtu i perkushtuar ne perpjekjet e pasluftes per te derguar ushqim, veshje dhe barna mjekesore ne vend. Panariti botoi artikuj te shumte dhe libra mbi Shqiperine. Ne vitin 1925, ai botoi ne anglisht nje shkrim per historine e atij viti, te titulluar, “Revolucioni i fundit i Shqiperise”; shkroi nje sere artikujsh qe me te drejte i titulloi: “Shqiperia, nje komb ne krize te vazhdueshme”. Si te ishte nje sage, - ne te ai rrefeu perpjekjet e pareshtura dhe fisnike te popullit shqiptar drejt mevetesise, provat e medha qe kaloi dhe mjerimet e shumta qe hoqi. Ne 1957, botoi dhe redaktoi permbledhjen: “Albania: The Rock Garden of Southeastern Europe and Other Essays.” ( Shqiperia: Kopshti Shkembor i Europes Juglindore dhe Esse te tjera). Nje veper tjeter eshte ajo, mbi Kryepeshkopin Fan Noli me te cilin ai ishte bashkeveprimtar. Kontributi i tij shtrihet edhe ne botime te tjera, ne organe shtypi si: “Globe” dhe “Christian Science Monitor”.
Pasuri arkivale që pret
Jane 13 kuti te formatuara sipas standardit te Univesitetit te Cikagos. Brenda tyre jane 165 bashkesore (files): Ne serine I gjendet korrespondenca e tij e gjere; ne serine II, shkrime, ditare, doreshkrime; ne serine III: “Shqiperia ne shekullin e XX” (shkrime e fjalime); ne serine IV: “Jeta e Shqiptareve te Amerikes”; ne serine V: materiale pamore, kostume, portrete, riprodhime, aktualitete shqiptare, flete muzikore kompozime te Prof. Thoma Nasit; ne serine VI: materiale pas vdekjes; ne serine VII: ‘Permbledhje materialesh nga periudha 1940-1970 - gazeta revista, harta etj. Ne pamundesi te kohes, qe s’mjafton kurre, ne hodhem nje shikim vetem syprinor, prej hershmerise se vepres se tij, te letrat e para te dashurise per Saren (Sarah), blloqe kalendarike te vitit 1936 e kendej, fotografuam faqe te vecanta ditari, mbresa nga funerali i Faik Konices ne varrimin e tij ne Boston, disa shenime analize per enver Hoxhen etj.
Po keshtu fotografuam materiale pamore mbreselenese te kostumeve tradicionale shqiptare, te portreteve te Selam Musajit, Fan Nolit, Prenk Bibe Dod Pashes, etj. Kesilloj, ne sa i dhame doren dhe i thame “Tung” nje patrioti, veprimtari, studiuesi dhe botuesi te shquar kombetarist , Qerim Panaritit qe rri prej kaq kohesh e pret te hulumtohet atje larg, ne brigjet e Liqenit te Miciganit, Cikago, me ate deshperim te madh qe nuk iu nda gjithe jetes, gjersa edhe nje bashkesi shkrimesh, i pat permbledhur nen titullin: “Shqiperia: nje komb ne krize te vazhdueshme”.