Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Drejtoria e Pergjithshme e Sherbimeve te Transportit Rrugor jane duke ndjekur me kujdes të veçantë situatën e akseve rrugore pas rreshjeve të dëborës që kanë rënë gjatë ditëve te fundit. Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkon mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve, për të zbatuar rregullat e qarkullimit dhe njoftojne sot per gjendjen e akseve rrugore dhe kalueshmërinë e mjeteve në to. Në disa zona të vendit vazhdon të ketë vështirësi në qarkullim për shkak të motit të keq dhe temperaturave të ulëta.. Behet me dije se deri në orën 09:30 situata e kalushmërisë së akseve rrugore paraqitet si më poshtë:
Qarku Tiranë: Ne akset Trau Dajt – Qafë Mollë – Bizë, Trau Dajt – Antena, Qafë Priskë – Shëngjergj ka ngrica ne rruge dhe behet sperkatja me kripe. Qarkullimi rekomandohet te kryhet me zinxhire.
Qarku Durres: Nuk ka probleme ne akset e ketij qarku. Te behet kujdes ne qarkullim, pasi ka trafik ne akset e ketij qarku.
Qarku Elbasan Aksi Librazhd – Steblevë eshte i hapur. Aksi Elbasan – Gjinar ka prani ngricash ne rruge. Rekomandohen zinxhiret per shkak te ngricave ne aksin Elbasan-Gjinar, dhe te evitohen parakalimet ne vendin ku rruga ngushtohet.
Qarku Berat
Nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve. Te behet kujdes per shkak te fluksit te dendur te makinave
Qarku Vlore
Ne Qafen e Llogorase ka 30cm bore. Po vazhdon pastrimi i rruges dhe hedhja e kripes. Qarkullimi duhet te kryhet me zinxhire.
Qarku Gjirokaster
Ka ngrica vetem ne aksin Erind-Çajup. Ky aks po trajtohet me kripe Rekomandohet kalimi me zinxhire.
Qarku Korçe
Ne aksin Pogradec-QThane. Vazhdon puna per pastrimin e rruges dhe kriposjen e saj.Njoftohemi se Aksi Qafe Thane – Lin eshte i pastruar , ne asfalt. K895.3692.*alimi eshte i detyrueshem me zinxhire ne aksin e Dardhes.
Qarku Kukes
Eshte bere pastrimi i rrugeve dhe jane sperkatur me kripe. Disa akse qarkullohen pa zinxhire. Kalimi ne rrugen e kombitTuneli- Kalimash-Kukes –Morine pa zinxhire.Qarkullimi rekomandohet te behet me zinxhire ne disa segment1.Kukes-krume 2.Kukes-Draj,Rec. 3.Domaj –Bushtrice 4.Kukes-Qafe Shllake. 5.Kukes –Shishtavec(ura e Zapod) teTropojes dhe Kukesit, per shkak te temperaturave shume te uleta
Qarku Diber
Vazhdon hedhja e kripes , shkak te temperaturave shume te uleta gjate nates. Qarkullimi rekomandohet te kryhet me zinxhire ne akset Ura e Cerenecit-Stebleve, Qafe Bualli-Kraste, Muhurr-Qafe Draj dhe ne segmentin Sllove-Kalaja e Dodes.
Qarku Shkoder
Ka temperatura te uleta. Ne akset e Pukes dhe Malesise se Madhe ka ngricë që po trajtohen me kripe.
Aksi Qafe Mali-Flet, bllokohet here pas here si pasoje e eres se forte qe e kthen boren ne rruge. Borepastruesja dhe fadroma jane te instaluara ne vend dhe bejne here pas here hapjen e rruges. Qarkullimi ne akset e Malesise se Madhe dhe ne aksin Qafe Mali Mali-Flet rekomandohet te behet me zinxhire.
Qarku Fier
Nuk ka probleme per qarkullimin. Te behet kujdes ne levizje, per shkak te fluksit te madh te makinave ne superstraden Fier - Lushnje
Qarku Lezhe Pothuaj gjithe akset qarkullohen pa zinxhire. Rruga e Kombit eshte e hapur , Tuneli Kalimash-Kukes – Morine pa zinxhire,Rekomandohet kalimi me zinxhire edhe per aksert Rreshen-Qafe Bene dhe Shpal-Ura e Repsit.