Si hoqi dore nga endrrat e saj bija e nje doktori per tu martuar me te akuzuarin per bombat ne Boston

Si hoqi dore nga endrrat e saj bija e nje doktori per tu martuar me te akuzuarin per bombat ne Boston
Në SHBA, vëmendja është zhvendosur tek deklarimet që do bëjë i arrestuari për bombat në Boston, 19- vjeçari Dzhokhar Tsarnaev.Ka raportime se ai ka nisur që të intervistohet nga agjentët federale, por përgjigjet i kthen me shkrim, për shkak se ka një plagë në fyt, që dyshohet se nuk do i japë atij mundësinë që të flasë ndonjëherë.

Po ashtu ka raportime se ai mund të ketë tentuar vetëvrasjen, për të mos rënë në duart e policisë.

E ndërkohë, historia e vejushës së vëllait të madh të Dzhokhar po tërheq shumë mediat.

Katherine Russell, vejusha e Tamerlan Tsarnaev, ishte një vajzë tipike amerikane.

Por burri i saj ekstremist i bëri asaj lavazh truri, thotë një mikeshë e saj.

Ajo u transformua totalisht pas lidhjes së saj me djalin nga Çeçenia, raporton Daily Mail.

Kur ishte në shkollë të mesme, motoja e saj ishte: “Bëj diçka ose mos u anko”. Ëndërronte që të shkonte në kolegj dhe që të bashkohej me Trupat e Paqes.

Ajo u kërkonte miqve të saj që të gëzoheshin dhe të shijonin gjërat e vogla në jetë.

Por gjërat ndryshuan kur ajo njohu 26- vjeçarin, që vinte nga Çeçenia.

Kur ishte 21 vjeç, ata ishin martuar dhe ajo kishte lindur vajzën e tyre, Zahara, tani tre vjeç.

U konvertua në myslimane dhe u mbulua.

U transformua aq shumë, sa edhe miqtë e saj nuk e kuptonin.

Dje ajo është fotografuar duke ardhur në shtëpinë e prindërve të saj. Atë e shoqëronte një agjent federal, që e ka marrë në pyetje atë dhe familjen e saj.

Ajo është një dëshmitare kyçe, pasi mund të ketë shumë informacion në lidhje me atë që kishte planifikuar i shoqi dhe vëllai i saj.

Në vitin 2011, ajo me të shoqin udhëtoi për në Dagestan dhe tani agjentët federalë duan të zbulojnë nëse aty janë takuar me Dolgatov, një xhihadist nga Dagestani, që vdiq në vitin 2012 pas një përplasje me armë me forcat e sigurisë në Rusi.

“Askush nga ne nuk e kishte menduar se ajo do martohej kaq e re dhe që do të hiqte dorë nga kolegji për të lindur një fëmijë dhe për t’u konvertuar,” thotë një mikesha e saj.

Ajo është më e madhja e tre vajzave, e rritur në një familje tipike amerikane.

Prindërit e saj janë Warren Russell, mjek, dhe Judith, infermiere. Ajo u rrit mes vlerave familjare dhe e mirëedukuar.

Në një nga polifotot e shkollës, ajo shihet pas periudhës që sulmeve terroriste në SHBA në vitin 2001. Së bashku me shkollën ata deklarojnë se nuk do të përkulen përballë akteve terroriste.

Ajo ishte anëtare e Grupit të Kërcimit dhe Klubit të Artit.

Miqtë e saj thonë se nuk ishte aspak ndryshe.

“Është shokuese. Prindërit e saj janë njerëz të mirë. Motrat janë vajza të shkëlqyera. Por ajo takon këtë djalin dhe gjithçka ndryshon,” thotë një ish- shok i klasës.

Ajo e takoi djaloshin çeçen kur ishte studente. Ai ishte një boksier premtues.

Që prej atëherë marrëdhënia mes tyre u forcua. Madje as arrestimi i tij për shkak se e kishte dhunuar atë nuk ia ndryshoi mendjen. Kur u pyet nga policia atëherë, ajo tha se Tamerlan ishte një djalë i mirë.

Ajo që habit më shumë është se në librin e maturës, kur iu kërkua të linte një citat, ajo shkroi diçka që ndoshta shkon me pikëpamjet e të shoqit terrorist.

“Mos e merrni asgjë për të dhuruar. Mos besoni tek vetja dhe mos gaboni me besimin. Dija vjen nga çlirimi i vdekjes”./ep

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama