U kthyet befas në një lloj “stari” politik, gjë që nuk e keni patur në jetën e biznesit. Kjo është një hyrje, apo një rikthim në politikë?
Është një hyrje rishtazi në politikë, po të kemi parasysh faktin që unë shkoj deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Po edhe në fund të viteve ’80, keni qenë sekretar rinie në rrethin e Fierit, që ishte një angazhim jo i vogël në atë kohë.
Sigurisht, unë kam qenë një person i dalluar në kohën time për ato parametra që kishte në atë kohë, i dalluar si nxënës, si student...
Një ndryshim i madh që të vini, nga Lenka Çuko dhe Pali Miska me të cilët punonit, te Edi Rama, me gjasa deputet i sigurt.
Është historia e Shqipërisë dhe këtu jemi edhe ne.
Jeni penduar për atë periudhë?
Jo, aspak.
Si ishte të punoje me Lenka Çukon?
Është një kohë tjetër që i takon historisë dhe nuk mund të diskutohet se nuk bën as sens, as interes.
A është partia që ju do bëni pjesë, trashëgimi e asaj partie?
Është shumë në diskutim për Partinë Socialiste, është bërë edhe debat parlamentar për këtë çështje dhe nuk mendoj se përbën interes.
Padyshim që nuk përbën interes, por doja opinionin tuaj.
Partia Socialiste ka atë histori që e njohim të gjithë.
Histori që nis me Fatos Nanon?
Po sigurisht.
Në vitin 1991?
Po. Kështu ka nisur.
Me një kryetar që nuk është më pjesë e kësaj partie.
Po sigurisht.
Dhe që kontestonte hyrjen tuaj në parti
Fatosi, jo vetëm që s’është më i kësaj partie, por ka edhe ngjarje më të diskutueshme se kjo. Janë të gjitha ato sjellje politike, të këtyre 5-6 viteve të fundit, që axhenda e tij ka qenë në kundërshtim me axhe ndën e PS-së dhe të së majtës dhe ka pasur një qasje shumë të dukshme interesi me Berishën.
Pse ju z.Kokëdhima duhet ta doni PS-në më shumë se Fatos Nano, që ka qenë themelues dhe drejtues?
Unë nuk e di se sa e do Fatosi dhe nuk marr përsipër të bëj ndonjë krahasim me të. Unë e gjykoj Fatosin nga ato sjellje që janë publike dhe të qarta.
Ka zgjedhur Nano që të distancohet nga PS-ja apo është përzënë?
Ai ka dhënë dorëheqjen dhe ka ikur.
Gjithsesi ai ka bërë një deklaratë kundër jush që unë do të mbështes z.Malaj dhe jo z.Rama dhe z.Kokëdhima.
Unë e kam kritikuar shumë Fatosin. Kam qenë kundër tij në shumë gjëra. Ai kishte sjellje natyrisht të këqija. Ai e konsideronte Shqipërinë kazinonë e veseve të tij dhe bëri sjellje krejtësisht të papërgjegjshme në politikë, në qeverisjen e vendit, ka lënë prapa histori krejtësisht të pakëndshme.
A keni bashkëpunuar ju me Sali Berishën për të rrëzuar qeverinë socialiste të Fatos Nanos?
Në vitin 2005 Fatosi e konsideronte Shqipërinë jo si atdheun dhe tokën ku do rriteshin gjeneratat e ardhshme të shqiptarëve, por si një kazino për veset dhe sjelljet e tij të papërgjegjshme. Nuk mendoj se duhet të kthehemi t’i analizojmë. Politika editoriale e mediave të mia ka qenë kundër tij, në mënyrë të qartë në vitin 2005, kundër atij Fatosi që bëri gjithë ato thagma në qeveri dhe në drejtimin e të majtës shqiptare. E përçau atë të majtë shqiptare, i shkatërroi vlerat dhe krijoi aq shumë probleme në qeverisjen e vendit.
Ndërkohë gjatë qeverisjes 8-vjeçare të PS-së ju keni qenë kundër Fatos Nanos, kundër Ilir Metës, ashpër flas dhe kundër qeverisë së dytë të Fatos Nanos. Nëse nuk harroj Majkon, me të cilin nuk është marrë askush seriozisht. Ka qenë këto pozicione kundër të majtës në përgjithësi?
Të gjitha qëndrimet që ne kemi mbajtur, kanë qenë nga pozitat e të majtës. Mediat e mia dhe unë, asnjëherë nuk kanë patur në diskutim këto çështje. Nuk kam qëndruar kurrë në opozicion me të majtën, nga pozicioni i të djathtës, por nga e majta, nga mospërputhja e mendimeve tona se si qeverisej vendi.
Z.Kokëdhima, ndërkohë që keni qenë kontestues me z.Nano dhe Meta, nuk qenë kontenstues me z.Rama, si ministër i kulturës apo kryetar i bashkisë së Tiranës. Përse kjo marrëdhënie më e veçantë me z.Rama?
Mënyra si e shikoni ju nuk është shumë korrekte në prezantim. Ne flasim këtu për qeverisje, nuk flasim për persona.
Qeverisja e Tiranës është një epokë 11-vjeçare
Qeverisja e Tiranës është shumë më e padiskutueshme në planin krahasues me qeverisjen e Shqipërisë. Nuk mund të krahasojmë qeverisjen e Shqipërisë me qeverisjen e Tiranës për nga problematika, politikat etj. Rama ka qeverisur mirë. Ka qeverisur mirë?
Po sigurisht. Ka qeverisur shumë mirë, ka bërë vepra shumë të mira.
Për arsyen se ju keni marrë pjesën më të madhe të tenderëve te bashkia, ju ka falur taksat, se keni qenë i favorizuar nga reklamat e qytetit?
Të gjitha këto që thua ti janë deklaratat e Doktorit, të kryeministrit të Shqipërisë në kuadrin e luftës sistematike që ai ka bërë me ne për shkak të qëndrimeve kritike dhe politikave tona editoriale.
Pse nuk hytë në politikë që në vitin 1990, kur ishte një vijë logjike e vijueshmërisë së angazhimit tuaj?
Kështu preferova unë. Ishte preferencë apo ashtu ndodhi? E ardhmja asnjëherë nuk predikohet.
Dhe përse sot vendosët që të hynit në politikë? Jua kërkuan, e kërkuat, apo ishte e dyanshme?
Një ditë ndoshta do të kthehesha në politikë. Asnjëherë nuk e kam përjashtuar në mendjen time, që një ditë mund të kthehem në politikë.
Dhe përse tani?
Rrethanat e sollën që unë tani të përfshihem në këtë gjë.
Cilat rrethana?
E kam thënë dhe po e përsëris që unë nuk u bëra socialist, sepse jam miku i Edi Ramës. Përkundrazi, unë e kam bërë mik Edi Ramën sepse jam socialist, jam në mënyrë konstante i majtë, kam mbajtur qëndrime të afishuara si i tillë.
Po vetëm socialist me Ramën, se me Nanon...
Me Majkon kam patur marrëdhënie shumë të mira. Dhe me Metën kemi patur momente të mira dhe momente kritike.
Keni qenë protagonist në rrëzimin e kryeministrit Meta...
Nga qeveria e dytë. Po në gjithë periudhën tjetër nuk kemi patur probleme të tjera me Metën. Është komplet gjë tjetër çështja e Fatosit dhe të tjera ndaj Metës dhe Majkos.
Për rrëzimin e Metës së dytë keni bashkëpunuar me Nanon apo jo?
Bashkëpunoj, sigurisht që bashkëpunoj. Si bashkëpunoj?
Po ashtu siç është historia.
Pra erdhi Nano te ju dhe jo ju te Nano për të rrëzuar Metën?
Tashti këto janë çështje të cilat ne i kemi diskutuar dhe i kemi bërë publike shumë herë.
Thatë që të detyruan rrethanat të vije në politike?
Nuk më detyruan.
Të sollën rrethanat?
Po.
Cilat rrethana?
Unë pata një ftesë për këtë çështje disa javë më parë. Pata një ftesë nga kreu i PS-së që të marr pjesë .E pranova këtë gjë dhe vendosa që ta bëj këtë hap. Përse? Unë mendoj se përgjigjen për këtë pyetje do ta japi veprimtaria ime politike në parlamentin e Shqipërisë. Ju keni një ide? Çfarëdo që të them unë sot nuk do të jetë e plotë dhe nuk do të ketë kuptimin e duhur përtej asaj që do të tregojë e vërteta ime. Unë tani jam në politikë dhe bëj detyrën time në mënyrë shumë të mire.
Si bëhet shumë e mirë detyra në politikë?
Do t’ua tregoj me veprimtarinë time.
Si?
Do ta shikoni me sytë tuaj.
Do të doja t’ju kujtoja momentin e hyrjes në politikë. Është një deklaratë e një socialisti shumë të njohur. 20 e ca vite militant i PS-së, një nga themeluesit e PS-së meqë ju e quani themelimin në vitin 1991 dhe pjesën e mëparme nuk e llogarisni. Do të doja të dëgjoje një intervistë të Kastriot Islamit.
Kastriot Islami: Unë gjatë gjithë kësaj fushate ndoshta do të merrem. E di se pse do të merrem, ndoshta për një arsye se Koço Kokëdhima me gazetën e tij është marrë shumë me mua gjatë këtyre ditëve me një koncept Stalinist. E di pse? Arsyeja është shumë e thjeshtë. Kur unë jam nisur për në Francë, Koço Kokëdhimën e kam pasur student matematike dhe ka qenë një student hileqar dhe i kam vënë 4. Me sa duket për shkak të kompleksit të inferioritetit, ka inatin e vjetër.
Përse zgjodhët Vlorën për të kandiduar pasi pranuat ftesën e z.Rama?
Unë jam nga Qeparoi , nga Himara dhe zgjodha të jem deputet i Himarës…
E zgjodhët ju apo e propozoi Rama?
Të them të drejtën e ka propozuar kryetari i partisë. U zgjodh pikërisht që unë të kem si zonë qytetin e Sarandës dhe bregdetin e Himarës.
Zonat që kanë trojet më të lakmuara?
Unë e kam pranuar këtë gjë për dy arsye. Arsyeja e parë është që e kam pranuar sepse jam informuar dhe besoj plotësisht në një vullnet të shkëlqyer të kryetarit të PS-së për të zbatuar në bregdetin e Himarës dhe në Sarandë projekte shumë të mira, projekte shumë ambicioze.
Duhet të fitojë zgjedhjet se ka zgjedhjet ?
Do t’i fitojë zgjedhjet e majta Blendi, mos ki asnjë dyshim.
Po , por duhet t’i fitojë, dyshime ka gjithmonë?
Sigurisht, por mos ki dyshime. Pra, arsyeja e pare lidhet me projektin dhe programin e qeverisë së Edi Ramës për bregdetin e Himarës dhe për Sarandën që është një projekt shumë ambicioz.
Që parashikon ndërtime pallatesh në breg të detit, si ato që janë në Himarë dhe për të cilat ju akuzoi kryeministri dje?
Tani, ti ke një kapitull me akuzat e doktorit, kështu që lere ta mbaroj këtë tezë që të nisa të shpjegoj dhe pastaj vijojmë me çështjen e akuzave. Edhe e dyta ka lidhje me faktin që unë jam nga Himara edhe dëshiroj që të luaj një rol.Nëse do të shkoja në një zonë, më mirë do të preferoja që të shkoja atje ku janë rrënjët e mia, ku kam lindur dhe ku jam rritur edhe të luaj një rol që shpresoj që të konsiderohet i mirë edhe në shërbim të qytetarëve dhe i vlerësuar pozitivisht.
Si e futa Kastriot Islamin në politikë në 1991
Rifillon në studio
Nuk po ju pyes pse keni marrë katër, por student hileqar tha Islami, pedagog i njohur po ashtu?
Kastrioti. Jam i zhgënjyer me Kastriotin.
Edhe Kastrioti me ju?
Por, e para Kastrioti nuk ka qenë asnjëherë pedagog matematike, por ka harruar edhe çka qenë. Edhe thotë atje që më ka vënë mua 4 në matematikë. Unë kam qenë një student i matematikës dhe jo i historisë. Dhe Kastriotin…
E keni pasur pedagog?
Më lejo të shpjegohem. Me Kastriotin kam bërë vetëm lëndën e Fizikës dhe nuk më ka dhënë asnjë lëndë dhe s’më ka vënë asnjë notë. Por, Kastrioti është një politikan gënjeshtar dhe më shumë se gënjeshtar. Kur thashë që jam i zhgënjyer me atë, kam parasysh edhe një ngjarje jete. Do t’ju bëj me dije se si e kam promovuar në politikë Kastriotin.
Si e keni promovuar Kastriotin, është themelues i PS-së?
Në vitin 1991 është bërë deputet, edhe është bërë deputet në këtë mënyrë. Atëherë ishte, u sajua kjo skema e pluralizmit me organizatat e masave dhe u bë një kuvend me përfaqësues , me deputetë që vinin edhe nga organizatat e masave. Në atë planifikim që kishim ne në atë takim që u bë në kuvendin e parë të këtij lloji , kishim dy poste për të zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë dhe mua më shkoi mendja te Kastrioti. Me siguri edhe kjo është një provë që nuk më ka vënë katër sepse po të më kishte vënë katër Kastrioti, ndofta edhe do ta kisha mbajtur mend, meqë thotë s’më ka dalë inati akoma. E mora Kastriotin në telefon edhe i thashë nëse dëshiron ta vë në Fier. Ai më tha se do të më kthente përgjigje dhe më ktheu përgjigje që po. E vendosëm ne Kastriotin. Kastrioti vajti për herë të parë si deputet i Bashkimit të Rinisë së Fierit. Në këto vite të karrierës së tij, ai bëri sjellje shumë zhgënjyese.
Çdo të thotë?
Sepse është shembulli më i keq i negativizmit dhe në të majtën shqiptare.
Po bëni ju sikur keni qenë profesori i tij…
Për të kuptuar tradhtinë, nuk duhet shumë shkollë.
Tradhti ndaj kujt?
Tradhti ndaj kauzës së majtë, ndaj popullit të majtë, ndaj opozitës shqiptare, ndaj kësaj opozite, ndaj kësaj force politike dhe ndaj kësaj familjeje politike që e zhvilloi dhe e investoi karrierën politike të Kastriot Islamit gjatë gjithë këtyre viteve dhe i dha atij aq shumë privilegje. Ai ka qenë gjer zv.kryeministër i qeverisë së majtë. Ky zotëria bëri një akt të pashembull që shkoi dhe votoi për t’i hequr të majtës përfaqësuesin në KQZ. Nuk po them që votoi qeverinë e Berishës, sepse qeveria e Berishës mund të mos e kishte të nevojshme votën e z.Kastriot, por mori pjesë në një akt të dënueshëm.
Pse nuk thoni që një themelues i PS-së rrezikonte të mbetej jashtë listave të partisë, vetëm për disa qëndrime kritike në fillim të 2009-s? Me sa shoh ju e paskeni futur në politikë në 1991-n dhe ju e paskeni lënë jashtë politikës në 2013-n?
Ky është një spekulim që të thuash ju e keni lënë jashtë politikës.
Meqë z.Islami tha që Kokëdhima do të më linte jashtë politikës?
Unë nuk kam pasur asnjë mundësi që të le ndonjë person brenda ose jashtë PS-së në vitin 2013.Nuk bëj pjesë në njerëzit që merren me kulisa dhe me histori të tjera ose që fryhen se kanë kompetenca që nuk i kanë në të vërtetë.
Në fakt është komentuar që në ato kulisat pak të dukshme ju keni luajtur mjaft rol, sidomos në pajtimin e LSI-së me PS-në? Kjo çështja e karrierave të këtyre individëve është komplet pa lidhje. Një individ zv.kryeministër disa herë…
Veprimet e papërgjegjshme politike dhe këto lloj tradhtish që shtiren sikur kanë justifikime, këto nuk kanë justifikime.
Tradhti ndaj…
E shpjegova që një politikan karriere i së majtës shqiptare shkon dhe përfundon deputet i Berishës. Kjo besoj që është shumë më e qartë se çfarë përfaqëson.
Kur e majta nuk zbatoi rregullat e lojës që mund ta mbanin sërish deputet?
Kështu thotë Kastrioti.
Pse Rama zgjodhi Vlorën
Ju e morët z.Rama në listën e Vlorës. Domethënë ju mori ju Rama në Vlorë, apo e morët ju pasi ju caktoi?
Unë e kam dëgjuar shpjegimin e kryetarit të PS-së, i coli është një shpjegim publik dhe ai e ka shpjeguar se e zgjodhi Vlorën për shkak të një simbolike të caktuar, për shkak se Vlora është kryeqyteti i aspiratave kombëtare për liri, pavarësi edhe bashkim kombëtar. Ai e ka zgjedhur Vlorën në një mënyrë simbolike se këtu do të fillojë 100 vjeçi i dytë i shtetit shqiptar me nje qeverisje socialiste.
Ka filluar?
Po sigurisht.Doktori do të iki shpejt dhe do të fillojë ky 100 vjeçi i ri i Shqipërisë.
100 vjeç ndoshta s’do e mbajë, por ka premtuar se edhe këtë katër vjeçar do të jetë?
Dakord, do të merremi me këtë çështjen e fitores së zgjehdjeve dhe do e diskutojmë në kapitulin tjetër. Këto janë arsyet e bëra publike. Këto janë pjesa publike, por pjesa jopublike, a është shkuarja e Ramës bashkë me ju për të lënë jashtë listave Arben Malaj? Në PS-në e Vlorës deputet që nga viti 1997, disa herë minister i qeverive socialiste. Mos të bëjmë spekulime. Edi Rama dhe Arben Malaj kanë bërë diskutime sy më sy në Kryesinë e PS-së dhe këto janë bërë publike dhe ju keni bërë gjithashtu dje, po në kë tryezë me Malaj.Ne kemi shumë shembuj Blendi të njerëzve të cilët janë jashtë listës së PS-së. Ka shumë ish-deputetë që nuk janë, profesor Et’hem Ruka, Gazmir Bizhga që janë të angazhuar plotësisht për fitoren e opozitës së bashkuar, e frontit të bashkuar opozitar në 23 qershor dhe ka edhe deputetë të tjerë si Arben Malaj që kanë vendosur të sfidojnë të majtën në këto zgjedhje dhe kjo nuk është që i bën mirë as karrierës së Arbenit, as opozitës. E shpjegova edhe në një intervistë tjetër që këta duhet të jenë besnikë të së majtës dhe të idealeve mbi të cilat kanë ndërtuar karrierat e tyre gjatë 20 viteve në politikë dhe kanë marrë privilegje të pashembullta.
Çfarë privilegjesh?
Privilegje që ju jep vetë politika. Kanë qenë ministra. I kanë shërbyer vendit si ministra?
Kanë bërë sakrifica të mëdha duke punuar si ministra dhe për këtë shkak i jemi mirënjohës përjetë. Ju e keni shumë të qartë këtë gjë. Por, këtu jemi në një diskutim konkret. Që mund të ndodhi për çdo, me të drejtë apo pa të drejtë, me apo pa të drejtë, mund të ndodhi që një mosmarrëveshje, apo një pritshmëri në karrierë të mos funksionojë, por kjo nuk do të thotë që një person, kur nuk i funksionin diçka në karrierën e tij duhet t’i kthehet armik i asaj force politike ku ka bërë karrierë 20 vjet në politikë.
Një force që tha z.Nano të uzurpuar nga Edi Rama dhe kapitalisti Koco Kokëdhima?
Tani ta drejtoni linjën e bisedës se për Fatosin folëm . Raportet me Berishën, Nanon Metën dhe Ramën Këta dy liderë bënë një lëvizje historike. Këta dy liderë morën një vendim i cili praktikisht do t’i japë pushtetin të majtës dhe do t’i kthejë vendit një qeverisje që do përdoret për qëllime të mira
A duhet të ishte Arben Malaj në listat e PS-së së Vlorës?
Përderisa nuk është, nuk duhet të ishte.
A është z.Malaj një problem për të majtën në Vlorë si kandidat i pavarur?
Çdo person i një familjeje politike që del kundër kësaj familjeje, është problem. Sigurisht që ai nuk do t’i kompromentojë objektivat politike të së majtës sepse populli nuk është budalla. E ka aftësinë që të kuptojë se kujt i shërben kjo votë. Çdë votë që del jashtë koalicionit, dhe ju e keni të qartë dhe e bëtë të qartë edhe mbrëmë në debatin me Malaj, nuk është votë për të majtën por është votë për z. Berisha. Çdo votë që ikën nga e majta, pavarësisht se …
Z. Kokëdhima a ka përfshirja juaj në politikë lidhje me kërkesën për imunitet, nga frika e ndonjë ndjekjeje nga Prokuroria, përveç akuzave të PD-së?
Juve vet e thatë këtu që unë kam qenë gjithmonë opozitë në këtë vend. Gati me të gjitha qeveritë, socialiste dhe me Berishën, ju e dini shumë mirë. Tetë vjet të qeverisë së Berishës, ai de facto bëri gjithë çfarë kishte në dorë, administrata e tij e verbër, kundër interesave tona.
Mundet kjo, por z. Nano ka thënë se; opozita me Kokëdhimën nis kur ti nuk pranon t’i japësh tenderë të paligjshëm dhe kjo opozitë me Ramën nuk ka ndodhur
Doktor Berisha. Zotin Nano lereni në fatin e tij. Lëreni, zotëria ka tetë vjet që merret me punët e veta. Mos u merrni, se ato janë beteja publike, të bëra publike dhe të qarta në tërë dynjanë, dhe nuk do t’i shkruajmë sot.
Ç`raporte keni pasur me Edi Ramën dhe si kanë ndryshuar këto raporte tani që jeni pjesë e listave të Partisë Socialiste? Që prej kur e njihni ju?
Tani që unë jam pjesë e listave të PS-së sigurisht që raporti im me të ka ndryshuar. Ashtu siç ka ndryshuar edhe raporti im me Kryeministrin Berisha i cili ka tetë vjet që merret me mua në Parlamentin e Shqipërisë, merret me mua në Këshillin e Ministrave, merret me mua në atë Kryesinë e partisë së tij, në ato sallat e mbyllura me ata servilët e tij politikë kur nuk jam unë prezent. Dhe sot ky raport ka ndryshuar.
Ç’domethënë ka ndryshuar?
Ka ndryshuar sepse unë tani jam këtu në politikë dhe jam përballë tyre, do më kenë prezent. Do të kenë mundësi secili prej tyre të m’i thonë gjërat në sy çështjet që unë kam për të diskutuar me ta.
Në çfarë kohe e keni njohur Edi Ramën dhe çfarë raportesh keni pasur me të?
Edi Ramën e kam njohur në qeverinë e Shqipërisë si Ministër Kulture. Raporte normale si me gjithë njerëzit e që njihen këtu.
Si shpjegohet kjo lidhje kaq e fort mes juve të dyve?
Është një miqësi që nuk ka nevojë të shpjegohet.
Çfarë lloj miqësie është? Është një miqësi normale që ne konsultohemi, takohemi, bisedojmë, shkëmbejmë mendime siç shkëmbejmë dhe bashkë. Apo jo? Kemi ndonjë ndalim që të flasim për çështjet politike?
Ju bisedoni me një njeri që merr vendime…
Ai merr vendime, jo unë!
Po, pra, a ndikoni ju në vendimet e tij?
Në çështjet që ne mund të diskutojmë që të jem fare i hapur me këtë. Diskutimet tona janë për çështje shumë të mëdha. Për shembull, në një palë zgjedhje që bëhen diskutojmë se kush është koalicioni! Edi Rama në përgjithësi nuk më ka dëgjuar mua, që të jemi të qartë.
Si nuk ju ka dëgjuar? Pse ekziston miti që ju ndikoni shumë tek zoti Rama?
Të thashë që është strategjia e doktorit!
Kjo ka qarkulluar para se të merrej doktori me ju zoti Kokëdhima....
Gjithmonë ai është marrë me mua. Nuk është e 98-2005-ës, është me vonë.
Kemi akuza të Nikollë Lesit për këtë çështje..
Nikolla ka të tjera akuza.
Realisht, ju ka konsultuar Rama për çështje për politikat ekonomike apo mënyrën e drejtimit të Tiranës në kohën kur ka qenë atje?
Asnjëherë në mënyrë speciale, nuk kam në kujtesën time një gjë të tillë.
A keni luajtur ju z, Kokëdhima një rol në bashkimin e Partisë Socialiste me LSI-në?
Unë bëj pjesë në ata njerëz, sepse nuk jam i vetëm, janë shumë njerëz të tillë, ose disa të cilët kanë besuar dhe besojnë se e majta i ka dorëzuar pushtetin për shkak të përçarjes së PS-së me LSInë. Dhe kjo për bindjet e mia është e vërtet 100 për qind. Ky problem e ka gërryer të majtën dhe ka lejuar gjithë këto pasoja të rënda të një qeverisjeje të papërgjegjshme të Partisë Demokratike. Unë kam luajtur gjithmonë këtë rol, me aq mundësi sa kam pasur gjithmonë qysh në vitin 2008-2009-t, në mënyrë të vazhdueshme.
Keni tentuar për një afrim PS-LSI që në vitin 2009-t?
Po sigurisht.
Dimë që ju keni dalë kundër këshilltarëve amerikanë të Edi Ramës për bashkimin me LSI-në...
Nuk është një detaj që unë mund ta mbajë mend këtë gjë. Dhe, nuk kam sesi të besoj që paskan vendosur ca këshilltarë amerikanë, por di të them këtë gjë që ne kemi pasur gjithmonë këtë ide. Që, Partia Socialiste dhe LSI-ja janë dy pjesë të së majtës shqiptare, që duhet të bashkohen.
Por pse si bashkuat në 2009-n?
Nuk jam unë personi që marr vendime. Unë lehtësoj, ndihmoj që liderët e këtyre dy partive të marrin vendime me maturinë e tyre dhe me pjekurinë e tyre. Nuk funksionoi në 2009-ën, por funksionoi në 2013-ën.
Kush pati faj që s`funksionoi, Rama apo Meta?
Këta dy liderë bënë një lëvizje historike. Këta dy liderë morën një vendim i cili praktikisht do t’i japë pushtetin të majtës dhe do t’i kthejë vendit një qeverisje që do përdoret për qëllime të mira.
Kush e ka fajin për thyerjen mes PSsë dhe LSI-së, Rama apo Meta?
Thyerja PS-LSI është bërë në 2005-n.
Po në 2013-n përse Meta vendosi të kthehet tek Rama? Ju keni qenë negociatori, i dini më mirë gjërat.
Nuk kam qenë unë negociatori. Kanë negociuar ata të dy me njëri tjetrin. ashtu siç ka pasur disa kolegë dhe ne njohim shumë kolegë që kanë ndihmuar, kanë ndikuar në këtë proces.
Në pajtimin e tyre....
Sigurisht që ka pasur shumë njerëz në Partinë Socialiste, në LSI, ka pasur shumë persona në media, ka pasur shumë persona jashtë tyre etj, që kanë ushtruar ndikimin e tyre dhe që kanë mundësuar këtë proces negocimi të pjekur midis dy liderëve, me moshë të re, të maturuar që bënë një vepër kaq të rëndësishme dhe i kthyen të majtës mundësinë që të fitojnë zgjedhjet e 23 qershorit. Të bëjnë një qeverisje tjetër në Shqipëri e t’i japin popullit një qeverisje të denjë.
Ne nuk i fitonim dot zgjedhjet të përçarë
Marrëveshja u bë në shtëpinë tuaj z. Kokëdhima?
Jo, është bërë në Shkodër. Nuk është bërë në shtëpinë time kjo marrëveshje, është bërë në selinë e Partisë Socialiste dhe në selinë e Lëvizjes socialiste për Integrim.
Kishte një marrëveshje paraprake para se të zyrtarizohej dhe ju e dini këtë...
Unë nuk e di. S’është se unë jam pjesë e vendimmarrjes dhe nuk kam qenë as në diskutimet e tyre, për mënyrën se si e përpiluan kartën e parimeve ose marrëveshjen e shkruar. Unë e kam marrë informacionin e plotë nga media.
A e keni dëgjuar z. Kokëdhima se çfarë ka thënë Rama për Metën dhe Meta për Ramën?
As nuk kam nevojë t’i dëgjojë ato çështje. Rama dhe Meta janë dy liderë të cilët siç janë mit, janë njerëz. Dhe njerëzit, siç kanë vlerat dhe cilësitë e larta, ashtu kanë dhe momente që nuk marrin vendimet e duhura, kanë vlerësime të gabuara etj. Por, ata janë të përgjegjshëm për fatet e popullit tonë. Ata tejkaluan vetveten dhe i surprizuan njerëzit që janë mësuar të shohin vendime, kanë atë pjekuri dhe atë maturi në vendimet e politikanëve. I shastisën, pra gjithë mjediset e politikës në Shqipëri me këtë akt të madh.
Po i harruat akuzat që i bënë njëri tjetrit z. Kokëdhima?
Ju shpjegova, interesat e popullit shqiptar janë mbi çdo interes personal. Interesat e popullit shqiptar bazohen nga interesat e koalicionit opozitar dhe bashkimi i të majtës do t’i kthejë popullit shqiptarë një qeverisje të denjë dhe do të ndalojë këtë shkatërrim që po ndodh çdo ditë.
Sepse opozita e bashkuar e zotit Rama deri sa u bashkua me zotin Meta ishte e paaftë dhe e pamundur ta mundte Berishën?.
Kjo është ajo që unë them. Thjesht flas mbi konsiderata. Unë kështu mendoj.
Çfarë ka parashikuar marrëveshja mes PS-së dhe LSI-së?
Keni kartën e parimeve të publikuar.
Jo ato të tavolinës, ato i dimë, ato nën tavolinë?
Pse duhet të kërkojmë ne që të kenë ndonjë gjë nën tavolinë? Pse?
Sepse në të gjitha rastet ka një gjë nën tavolinë...
S`është e thënë kjo!
Dhe ka rrezik që të jetë bërë nën tavolinën e shtëpisë tuaj kjo?
Është shumë skenar i bukur ky për tu shitur në media. Por, e vërteta është kështu. Unë di këto që ju thashë. Kam bindje se ky koalicion është koalicioni fitues dhe do t’i fitojë në mënyrë të sigurt zgjedhjet. Absolutisht, asnjëherë nuk e ka mundur të majtën e bashkuar Sali Berisha.
Sali Berisha ka qenë 5 vjet President dhe 8 vjet Kryeministër sepse mund të majtën....
Ishte dhe në zgjedhjet e 1996-s, por i bëri vet ai. Asnjëherë ai nuk ka fituar zgjedhjet kundër të majtës së bashkuar përveç vitit 1992.
Dhe në 2005-n i fitoi!!
I Fitoi me të majtën e përçarë dhe në 2005-ën.
Ku ju i dhatë një dorë apo jo??
Unë isha kundër Fatos Nanos dhe isha.