Pas ditës së katërt ose të pestë mund ta ulni gradualisht indeksin e mbrojtjes. Një tjetër kërkesë e rëndësishme e kremrave diellorë është aftësia për të zvogëluar radikalet e lira, përgjegjës për plakjen e lëkurës dhe transformimin neoplastik. Për këtë arsye, në filtër shtohet (SOD), enzima që i kthen radikalet e lira në ujë, ose vitaminat E, C dhe betakarotenoidet, që kanë aftësi për të luftuar radikalet e lira të krijuara nga rrezet UV.
Katër rregulla të arta
1) Të paktën një muaj para ekspozimit në diell të merrni shtesa me bazë beta karoten, sepse stimulojnë prodhimin e melaninës për një nxirje më të bukur.
2) Hidratojeni lëkurën me kremra pak të yndyrshëm, sepse ata ndalojnë djersitjen, duke e mbajtur nxehtësinë në inde.
3) Mos e lini ujin e detit të thahet mbi lëkurë, sepse në këtë mënyrë parandaloni akumulimin e kristaleve të vogla të kripës që, përveç se thajnë lëkurën, formojnë pasqyra të vogla që janë në gjendje të reflektojnë rrezet UV me më shumë intensitet, duke favorizuar djegien nga dielli.
4) Ndihmojeni lëkurën tuaj të nxihet në mënyrë homogjene me një maskë të përgatitur me tulin e kajsisë (e pasur me beta karoten), duke e aplikuar në fytyrë 20 minuta para ekspozimit.
Ushqimet që ndihmojnë të nxihesh
Për të marrë një ngjyrë të bukur lëkure dhe për ta mbrojtur lëkurën nga dëmet e shkaktuara prej rrezeve UV, është shumë e rëndësishme të ndiqni një dietë të shëndetshme. Në tavolinë nuk mund të mungojnë:
- Peshku, kajsitë, pjepri, luleshtrydhet, kivi, rrushi i zi pa fara, mango dhe papaja që janë të pasura me karotenoide, të cilat nxisin nxirjen e lëkurës.
- Karotat, domatet, specat, selinoja, sallatat e ndryshme të përziera me vaj ulliri. Këto nuk janë vetëm perime të pasura me karotenoide, por edhe me vitamina C dhe E për të luftuar radikalet e lira.
- Mëlçitë, vezët dhe produktet e qumështit favorizojnë prodhimin e melaninës.
- Peshku: është i pasur me acide yndyrore omega-3 dhe omega-6 që mbrojnë membranat qelizore nga dëmtimi oksidues i radikaleve të lira dhe ndihmojë për të ruajtur qëndrueshmërinë e elasticitetin e lëkurës.
Ndihma e parë kundër djegies nga dielli
Ënjtje, skuqje, djegie dhe shfaqjet e flluskave të ujit në lëkurë janë shenjat e para të djegies nga dielli. Çfarë duhet të bëni në rast të djegieve nga dielli?
- Copat e akullit ose uji i ftohtë ndihmojnë në qarkullimin e gjakut; mos përdorni produkte me vaj, sepse përkeqësojnë situatën.
- Rrethojeni zonën e djegur me feta kastraveci ose patate që të freskohet.
- Aplikoni mbi lëkurë kremra të lëngshëm për ta pasuruar me ekstraktet e mëposhtme: lule zambaku, melisë, lule limoni, balsam, livando, embrion gruri, kamomil, kumak, që hidratojnë lëkurën, ulin ënjtjen dhe luftojnë plakjen nga radikalet e lira.
- Përdorni krem me bazë hidrokortizoni vetëm nëse njolla është përhapur në një zonë të caktuar.
- Në qoftë se flluskat me ujë çahen, mbajeni zonën të pastër, duke e pastruar me një spërkatës me bazë ujë dhe sapun neutro, si dhe ta mbroni lëkurën me produkte natyrore.