Këshilltarja për çështje seksuale e revistës më të lexuar britanike, “The Sun”, Sarah Hedley, duke dashur që t’i zhveshë dhe komentojë vetëm mendimet e meshkujve, për t’ia bërë më të lehtë femrës që ta kuptoj botën e tij, thotë: “Meshkujt janë sikurse një sapun i lagur, sa më tepër që përpiqeni ta shtrëngoni, aq më shumë rrëshqet nga dora. Në ato çaste ai ndjen se i zihet fryma dhe e humb lirinë e tij, hapësirën dhe automatikisht fillon të ikë”. Këtë, sipas Sarah Hedley, më së miri mund ta kuptoni nëse i analizoni thëniet e meshkujve gjatë bisedave me ta.
RËNDËSIA E KOMUNIKIMIT
Në të shumtën e rasteve, meshkujt në komunikimet e tyre me femrat, një gjë thonë e një gjë tjetër në realitet e mendojnë. Për të qenë e suksesshme në pushtimin dhe mbajtjen e mashkullit që doni, analizoni me kujdes fjalët që i thotë duke mos i lejuar në anën tjetër imagjinatës tuaj që të krijojë fotografi joreale në kokë. Kur mashkulli thotë se nuk ka kohë të mjaftueshme dhe se vërtet është i zënë me punë, atëherë në raste të shpeshta ai mendon: “Nëse paraqitem se jam i zënë me punë, do të fitoj pak hapësirë dhe ajo do të përpiqet që diku tjetër të kërkojë argëtim”. Prandaj, këshilla e saj për femrat është: relaksohuni dhe pritni me gjakftohtësi derisa ai kërkon takimin e ardhshëm. Atëherë, nëse vërtetdëshironi ta pushtoni mashkullin, mos e teproni me paraqitjet tuaja. Në çastin kur duhet të takojnë një vajzë, meshkujt hasin në shumë pengesa psikike. Këtë nuk duhet ta merrni seriozisht, sepse aftësia e përqendrimit te meshkujt është e kufizuar për këto gjëra. Nëse gjithsesi dëshironi t’ju lajmërohet, duhet të përpiqeni t’i leni diçka në kujtesë të tij, që vazhdimisht do ta përkujtoj në ju.
LIRIA NË ÇIFT
Nëse dëgjoni që një mashkull ju thotë: “Më duhet pak hapësirë”, atëherë me seriozitet duhet ta kuptoni këtë theksim të tij. Sarah thotë se meshkujve në të vërtetë nuk ju duhet hapësira, sepse kur ata e fitojnë atë hapësirë të kërkuar, nuk dinë dhe nuk kanë me çka ta mbushin. Për këtë, është mirë që kur të dëgjoni diçka të tillë, të zhdukeni pak me një krenari, dhe t’i leni hapësirë që ai të kuptojë se ka gabuar rëndë. Në shumë raste, sapo të kuptojë këtë, ai do të vrapojë t’ju gjejë. Nëse dëgjoni t’ju thotë se ju po luani me të dhe se ai nuk i do femrat që luajnë lojëra, në të vërtet mendon ndryshe. Çdo mashkull që është i dashuruar në një femër, as që kupton se a luan apo jo e dashura e tij. Nuk është në gjendje ta identifikojë këtë. Shumë femra besojnë se vetëm nëse janë të bukura dhe simpatike mund të marrin guxim që me anë të flirtit ta tërheqin vëmendjen e meshkujve. “Marrëzi! Flirti përherë është i dobishëm”, - përfundon psikologja Monika Mur. Edhe atëherë kur femra jo aq simpatike flirton, ka gjasa të mira të tërheqë vëmendjen e huaj. Meshkujt nuk bëjnë flirt, por vetëm atëherë kur pranë tyre ulet ndonjë femër tejet e bukur. Pra, shqetësimi është njëfarë “përgjigjeje” e organizmit tonë ndaj kërkesave të ndryshme.
Fund mijevjecari.