Si ndryshon lumturia

Si ndryshon lumturia
Ekonomistet e perdorin ne vend te Prodhimit Kombetar Bruto, per te matur mireqenien e nje vendi; filozofet ngrene mijera pyetje dhe japin pak pergjigje per te qene te lumtur ne nje epoke ku utopite e medha nuk ekzistojne me; politologet e konsiderojne detyren kryesore qe duhet te kete demokracia bashkekohore. Te jesh i lumtur sot, nuk eshte me vetem nje aspirate personale, por nje detyre kolektive.

Çfare eshte sot lumturia? Po ta gjykosh nga numri i librave te botuar ne te gjithe boten gjate ketyre viteve te fundit dhe nga debatet e organizuara ne lidhje me kete teme, nje gje eshte e qarte: qe njerezit vazhdojne pafundesisht te pyesin ne lidhje me lumturine dhe menyren per te qene te lumtur. Madje mund te thuhet pa frike qe eshte nje nga argumentet qe trajtohet gjithnje me shume pasion. Ndoshta sepse askush nuk e di me saktesi se çfare eshte lumturia, ose nga ana tjeter askush nuk ka ndermend qe te heqe dore prej saj. Te gjithe deshirojne, enderrojne, aspirojne qe te jene te lumtur.

Sakaq, objekti i deshires vazhdon qe te mbetet “i erret”. Nuk jemi me ne epoken e Platonit, kur lumturia nuk fshihte mistere: ishte pasoja e nevojshme e nje jete te mire, nje jete te kaluar ne kerkim te mençurise dhe virtytit. Por si mund te jemi te lumtur kur vete domethenia e fjales “virtyt” sot eshte pak e paqarte?

 Kur edhe zgjidhja epikuriane, “nje njeri eshte i lumtur kur ka arritur te kenaqe nevojat e tij natyrore”, duket se nuk arrin dot qe te binde ndokend? Nga njera ane secili ka nje perceptim te tijin per ate qe eshte e mire, qe nuk perputhet thuajse kurre me ate te fqinjit. Nga ana tjeter, perparimet ne mjekesi dhe ne teknike kane shfytyruar nocionin klasik te natyres: bota bashkekohore eshte mbreteria e natyres “artificiale”. Dhe nuk mbaron ketu. Boshlleku qe kane krijuar utopite e deshtuara politike te shekullit te kaluar eshte mbushur ne menyre progresive nga nje imperativ kategorik: ji i lumtur dhe perfito nga kenaqesite qe te fal jeta!

Por çfare do te thote te jesh i lumtur? Kur lumturia nuk eshte me vetem nje aspirate personale, por nje detyre kolektive?

Ne France, ne mars u mblodhen disa dhjetera filozofe dhe ekonomiste, psikologe dhe politikane, per te diskutuar pikerisht per lumturine individuale dhe ate kolektive. Duke marre nxitje nga thenia e famshme e Saint-Just, qe ne mesin e Revolucionit Francez deklaronte se “lumturia eshte nje ide e re ne Europe”, forumi ka mbajtur ndezur shpresat e atyre qe e ndoqen ne lidhje me gjetjen me te fundit te “formules” magjike te lumturise.

Ne forum u diskutua ne lidhje me faktin qe lumturia nuk eshte vetem nje e drejte, por edhe nje detyre perballe tragjikes se jetes dhe se njerezit duhet te jene te afte qe te gezojne dhe te jetojne plotesisht çdo moment te ekzistences, veçanerisht kur ajo eshte pozitive. Po a mund te mendohet ne te vertete lumturia sipas skemes: çdo njeri duhet te luftoje per te qene i lumtur, pra edhe une, duke qene njeri, duhet qe te bej nje lufte te tille? Kur niset nje diskutim i tille, te gjithe vijne me ide pozitive, por ato jo gjithmone mjaftojne. Vitet e fundit ka pasur nje dyndje te vertete publikimesh me “receta” se si mund te arrihet lumturia, perse shpesh nuk eshte e lehte qe te jemi te lumtur, cilet jane hapat qe duhen ndjekur per ta pasur e keshtu me radhe.

Rreziku i nje shoqerie qe ushqehet me fjalime teper vullnetare dhe qe feston çdo dite triumfin e terapive te shkurtra qe synojne te edukojne besimin ne vetvete, te menduarit pozitiv dhe qe mundohen t’i bindin njerezit qe jane ata fajtore per moslumturine e tyre, eshte i madh. Me kete nuk nenkuptohet se njerezit duhet te rrine duarkryq dhe te presin t’u zbrese lumturia nga qielli. Ne te gjithe jemi pergjegjes te zgjedhjeve tona, edhe pse lumturia nuk varet plotesisht prej nesh. Na takon te gjitheve qe te zgjedhim se si te perballemi me gezimet dhe dhimbjet me te cilat na perball jeta. Lumturia tashme nuk eshte me nje çeshtje vetem personale. Tashme behet fjale per nje çeshtje sociale. Atehere nuk ka asgje per t’u çuditur kur shohim se me kete çeshtje tanime nuk merren ekskluzivisht vetem filozofet, por edhe ekonomistet. Kesisoj, perse te mos krijohet, te gjendet nje menyre qe “te mase” cilesine dhe sasine e lumturise?

Po rritet gjithnje e me teper numri i atyre qe mendojne se dilema e lumturise mund te zgjidhet duke perdorur kategorine e mireqenies. Nje mireqenie jo vetem psikofizike, por edhe ekonomike dhe sociale. Sigurisht qe kur vuajme nga nje semundje fizike apo psikike, ose kur nuk kemi mjetet materiale per te mbeshtetur plotesimin e kerkesave minimale te jeteses, eshte shume e veshtire qe te jesh i lumtur. Por qeniet njerezore jane ende, e mbi te gjitha, te karakterizuara edhe nga deshira, dhe deshira, pavaresisht te gjithave, perbehet edhe nga pakenaqesia. Fale deshirave dhe tentativave per t’i kenaqur keto deshira, gjen shprehje energjia dhe fuqia personale. Dhe kesisoj ne kalojme momente ne mos te lumtura, te pakten te gezuara.

Pavaresisht te gjitha sforcimeve te ekonomisteve, kete lloj gezimi eshte shume e veshtire qe ta matesh. Disa prej tyre kane propozuar madje qe ne kete rast te perdoret nje perllogaritje e ngjashme me ate qe perdoret per te llogaritur prodhimin kombetar bruto te nje vendi. Ne rastin e lumturise, do te behej fjale per matjen e mire    te qenies se shoqerise. Ne nje raport te famshem, hartimi i te cilit u kerkua nga vete Presidenti i Frances, Sarkozi, qe u publikua ne shtator te vitit 2009, nenvizohet me te drejte se si mireqenia kolektive nuk eshte e lidhur vetem me gjerat materiale. Sipas 3 ekonomisteve qe e kishin hartuar, perveç konsumit, duhen marre ne konsiderate koha e lire, marredheniet shoqerore, ndjenja e sigurise qe kane njerezit per jeten e tyre personale dhe ate te shoqerise ku jetojne ne pergjithesi.

Por a perbehet lumturia vetem nga mireqenia?

Eseja e Derek Bok, “Politika e lumturise”, e sapopublikuar ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, e pretendon nje gje te tille. Madje Bok mbeshtet teorine se detyra kryesore dhe me e rendesishme e demokracive bashkekohore eshte pikerisht ajo e shtimit te lumturise kolektive, permes promovimit te barazise, duke u krijuar mundesi çifteve dhe familjeve qe te stabilizohen, duke permiresuar shendetin publik. Por ne disa pika nuk kundershtohet. Çdo demokraci e denje per te mbajtur nje emer te tille duhet jo vetem qe te promovoje barazine, por edhe te krijoje kushtet e duhura per individet, ne menyre qe ata te kene mundesi te çojne perpara projektet e tyre per te qene te lumtur.

Lumturia eshte individuale dhe asnje qeveri, sado e persosur qofte, nuk mund ta zgjidhe e vetme kete problem per banoret e saj, nese ata nuk e marrin vete nje vendim te tille. Ne keto kushte, ai qe mbetet problemi thelbesor e qendror eshte: te kuptuarit ne menyre te pavarur se çfare deshirojme dhe duam ne te vertete si individe. Lumturia nuk eshte absolute dhe nuk ekziston nje rruge dhe vetem nje e vetme qe mund te te çoje drejt saj. Lumturia, siç thoshte Lao Tseu, ka te beje me shume me kerkimin e rruges individuale, duke ia lene fatit ne dore, ndonjehere edhe rastesise. A nuk eshte valle ky motivi qe te pakten ne France jane te shumte ata njerez qe i jane dhene budizmit dhe konfucizmit per te gjetur pikerisht shenjat e duhura e per te ndjekur rrugen qe do t’i çoje drejt lumturise?
Fjala

Ekstaze, mrekulli apo Nirvane...

Kur kerkohet lumturia, kerkimi nuk ka te beje me gjetjen e vendndodhjes se diçkaje, por me zbulimin e domethenies se saj. E nese behet fjale per nje fjale te vetme, lumturia nenkupton nje teresi ndjenjash, emocionesh, perjetimesh. Lumturia perbehet nga: ekzaltimi, mrekullimi, gezimi, alegria, kenaqesia, ekstaza, e shume ndjesi te tjera qe bashkejetojne te gjitha ne nje komunitet unik, si vete ndjenja qe perfaqesojne. Lumturia eshte nje e vetme, por menyrat se si e perjetojme dhe kur e perjetojme jane te ndryshme. Per t’u orientuar mjafton ta pozicionojme lumturine ndaj nje ngjarjeje te dhene: keshtu, kemi lumturine pararendese, ate qe perjetohet ndersa jemi ne pritje te diçkaje qe e duam me gjithe zemer; lumturine pasrendese, qe perjetohet pasi kemi arritur me shume mundim realizimin e nje objektivi te veshtire; lumturine e atyre qe jane terhequr nga realiteti mondan per te perjetuar ekstazen e filozofise, mistikes.

Por lumturi mund te quhet edhe nje gjendje mireqenieje shpirterore e materiale qe zgjat ne kohe, apo qofte edhe nje moment kalimtar, qofte edhe perkedhelja e nje rrezeje dielli. Ne kete rast kemi te bejme me lumturine me intensitet maksimal, por me kohezgjatje te vogel, me lumturine e sekondave qe mund te te mbajne gjalle dhe me drite nje jete te tere, siç mund te jete lumturia e perjetuar kur takojme dike kaq te veçante e kaq prane zemres sone, qofte edhe per disa çaste te vetme ne kete jete. Nderkaq, Primo Levi shkruante: “Te duash punen, perben edhe perafrimin me te madh me lumturine ne kushtet e tokes”.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama