Këshilli Bashkiak i Tiranës ndryshoi, të premten, një sërë taksash dhe tarifash vendore, vetëm dy muaj pasi i kishte miratuar ato fillimisht.
Një pjesë e ndryshimeve u imponuan pas protestave të vazhdueshme të sipërmarrësve të vegjël të qytetit të Tiranës, të cilët kundërshtuan rritjen e taksave deh tarifave të dhjetorit të shkuar.
Më poshtë përshkruhen ndryshimet e bëra.
1. Hoq taksa mujore e tavolinës prej 2 500 lekë për tavolinë.
2. Në lidhje me taksën e zënies së hapësirës, e cila është e përshkallëzuar sipas zonave përshkallëzua sipas zonave, u zvogëlua Zona A, që ka taksën më të lartë, duke u ngushtuar vetëm në zonën e Bllokut dhe të Bulevardit Dëshmorët e Kombit.
Tabela më poshtë jep informacionin për këtë taksë pas ndryshimeve të fundit:
3. Taksa mbi kalimin e të drejtës për pronësinë e paluajtshme--taksa e shitjes apo dhurimit të pronave--u ul për zonën e Dajtit, Farkës dhe Kasharit nga niveli i barabartë me qytetin e Tiranës në nivelin e zonave të tjera jashtë qytetit të Tiranës.
Tabela më poshtë jep informacionin e kësaj takse pas ndryshimeve të fundit: