Si perfunduan kokat e shtetit shqiptar

Si perfunduan kokat e shtetit shqiptar
Plot 14 kane qene kreret e shtetit shqiptar, qe nga krijimi i tij me 28 nentor 1912. Ismail Qemali, Turhan Pashe Permeti, Princ Vidi, Esat Toptani, Fan S. Noli, Ahmet Zogu, Shefqet Verlaci, Omer Nishani, Haxhi Lleshi, Ramiz Alia e te tjere kane shkruar faqe te tera ne historine tone kombetare. Ismail Qemali dha doreheqjen, duke i lene postin princ Vidit dhe vdiq ne Itali ne vitin 1919. Turan Pashe Permeti nuk qendroi gjate ne krye te shtetit shqiptar, ndersa princ Vidi u detyrua te largohej nga Shqiperia pas rremujave vetem pas gjashte muaj qeverisjeje. Pas tij do te vinte ne krye te shtetit Esat Pashe Toptani, i gjykuar per kohen si antishqiptar dhe i ekzekutuar ne Paris ne vitin 1920 nga Avni Rustemi.

 Fan Noli nuk ishte i prere per te qene kryetar shteti, ndaj dhe qendroi per pak kohe ne krye te qeverise e me pas per t’i shpetuar ndeshkimit te kundershtarit te tij politik Ahmet Zogu e la pergjithmone Shqiperine duke u vendosur ne SHBA, ku dhe vdiq ne vitin 1965. Ahmet Zogu do te ishte njeriu me jetegjate ne krye te shtetit shqiptar qe nga themelimi i tij. Ne fillim president dhe me pas mbret, zogu do ta linte pushtetin ne vitin 1939, pas pushtimit te Shqiperise nga Italia Fashiste. Zogu vdiq ne Paris dhe eshtrat e tij nuk jane kthyer akoma.

I fundit kryetar shteti ne vitin 1939 do te ishte Shefqet Verlaci. Nga viti 1939 e deri ne vitin 1944, Shqiperia ndodhej e pushtuar dhe shtetin e drejtonin ushtaraket e zgjedhur nga Italia fashiste dhe Gjermania naziste. Ne sistemin e Enver Hoxhes, qe de fakto ishte kryetar i shtetit, kryetaret e Presidiumit te Kuvendit Popullor do te ishin figura dytesore dhe me pak peshe ne jeten politike te vendit. Kuvendin Popullor nga viti 1944 e deri ne vitin 1991 e kane drejtuar Omer Nishani, Haxhi Lleshi, Ramiz Alia. Presidentet e Republikes Parlamentare te pasviteve ‘90 do te zgjidheshin Sali Berisha, Rexhep Meidani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi.

Modelet e Qeverisjes

Shqiperia ka provuar disa modele qeverisjeje, perfshire protektoratin nderkombetar, monarkine, regjimin e partise–shtet, si dhe republiken parlamentare. Me 1912 u krijua qeveria e pare me Ismail Qemalin ne krye, e cila kishte edhe kompetencat e kryetarit te shtetit. Me 6 shkurt 1914, Konferenca e Ambasadoreve emeroi princin Vilhelm Vid si kryetar te shtetit shqiptar. Ne periudhen shtator 1914 – janar 1920, Shqiperia u be shesh lufte duke nderruar disa qeveri, ku detyra e kryetarit te shtetit u mbulua nga qeveri-regjenca te ndryshme. Me 8 janar 1920, Kongresi i Lushnjes zgjodhi Keshillin e Larte prej 4 vetash, i cili do te kryente funksionet e kryetarit te shtetit duke rikthyer parlamentarizmin.

Ne vitin 1924 Fan Noli u zgjodh kryetar i qeverise, duke ushtruar edhe funksionet e kryetarit te shtetit. Pas ndryshimeve te shpeshta ne qeverisje, me 31 janar 1925, Asambleja Kombetare miratoi formen republikane te regjimit dhe votoi Ahmet Zogun si President te Republikes. Tre vjet me pas, me 1 shtator 1928, Shqiperia u shpall Monarki ku Ahmet Zogu do te ishte mbret i shqiptareve. Pas pushtimit te Shqiperise nga Italia ne prill 1939 dhe bashkimit te dy vendeve, Viktor Emanueli III u be mbret i Shqiperise. Vitet 1943-‘44 nen pushtimin gjerman rikthejne qeverisjet–regjenca. Perfundimi i luftes se Dyte Boterore dhe çlirimi i Shqiperise me 1944 u shoqerua me zgjedhjet e para parlamentare te dhjetorit vitit 1945 dhe me kalimin e funksionit te kryetarit te shtetit ne organ kolegjial, si Presidium i Kuvendit Popullor.

Ne periudhen 11 janar 1946 – 12 dhjetor 1990, gjate te ciles Shqiperia perjetoi diktaturen komuniste, funksionet e kryetarit te shtetit u kryen nga Omer Nishani (10 janar 1946 - 1 gusht 1953), Haxhi Lleshi (1 gusht 1953 - 22 nentor 1982) dhe Ramiz Alia (22 nentor 1982 – 22 shkurt 1991). Me 22 shkurt 1991 u krijua Keshilli Presidencial i drejtuar nga Ramiz Alia, i cili i ushtroi funksionet deri me 30 prill 1991.

Me 30 prill 1991 me zgjedhjen e presidentit te pare te Republikes Parlamentare nga ana e nje Parlamenti shumepartiak, krijohet Institucioni Kushtetues i Presidentit te Republikes. Ne çaste te veshtira per popullin shqiptar, kur kreret e Levizjes Kombetare benin çmos per mbrojtjen e vendit nga copetimi, vendimtare ishte nisja e Ismail Qemalit nga Stambolli per ne Bukuresht. Ne historine e diplomacise shqiptare shkruhet se Ismail Qemali arriti te perfitonte nga kundertheniet ekzistuese te Fuqive te Medha. Ismail Qemali, ne takimet e fundit qe pati me perfaqesuesit diplomatik evropian, arriti te siguroje simpatine e idese se popullit shqiptar per shpalljen e pavaresise. Ismail Qemali kerkonte me urgjence mbledhjen e delegateve te Shqiperise ne Durres apo Vlore.

 Qemali me 14 patriote shqiptare me 19 nentor u nis nga Trieste, per ne Durres, ku arriti me 21 nentor 1912. Ne rrethanat e rrezikshme politike qe ekzistonin ne vend nga rryma te ndryshme dhe zenkat e feudaleve shqiptare, pamundesonin veprimin e lire ne ngritjen e flamurit kombetar. Ne çaste kritike qe ekzistonin ne Shqiperine e Mesme, Ismail Qemali me shoke vendosi qe te vazhdoje rrugen per nga Vlora.

Ne kete kohe, ushtrite ballkanike kishin hyre thelle ne token e Shqiperise. Ata, tashme, kishin pushtuar Strugen, Elbasanin, Tiranen dhe ishin nise per ne Durres, kurse Vlora mbahej e rrethuar prej grekeve. Qarkullimi neper Shqiperi nuk ishte aspak i lehte, pasi bandat dhe ushtria e shteteve ballkanike kishin zaptuar pjesen me te madhe te vendit. I shoqeruar nga delegatet e disa qyteteve u nis per ne Vlore ku arriten ne 25 nentor. Ky qytet qysh me pare ishte percaktuar si qender ku do te mbahej Kuvendi gjithekombetar per shpalljen e pavaresise se Shqiperise. Ne referatin e vet foli shkurt per te kaluaren e Shqiperise, gjendjen dhe rrethanat momentale politike. Ismail Qemali propozoi qe Shqiperia te shpallet “Shtet me vete, e lire, e pavarur.

 Te gjithe delegatet kete propozim e aprovuan duke u ngritur ne kembe dhe duke e percjelle me duartrokitje aktin e shpalljes se pavaresise. Ismail Qemali e ngriti lart ne Vloren heroike flamurin e Skenderbeut. Me aktin e shpalljes se pavaresise se Shqiperise, kryetari i qeverise se perkohshme, Ismail Qemali, me 29 nentor 1912, i njofton per aktin historik gjashte Fuqite e Medha: Angline, Italine, Austro-Hungarine, Francen, Gjermanine dhe Rusine. Po ashtu, per kete vendim, Ismail Qemali njofton edhe shtetet ballkanike: Rumanine, Malin e Zi, Serbine, Bullgarine, Greqine dhe Turqine, duke kerkuar nga ata qe te njihnin aktin e pavaresise si ndryshim i vullnetit politik te kombit shqiptar.

Kryetari i qeverise se perkohshme
Kujtimet e djalit te Ismail Qemalit

Djali i Ismail Qemalit, Qazim Bej Vlora, ka jetuar ne Struge nga viti 1936 deri ne dimrin e vitit 1953, kur nderroi jete. Sipas deshmive historike, ai ishte djali i parafundit i Ismail Qemalit dhe siç ka deklaruar ne kujtimet e tij, ne te gjitha ecejaket diplomatike qe ka pasur eshte shoqeruar nga djali i tij, Qazimi. Ismail Qemali per djalin e tij ka thene se, “ai ka qene kujtesa e tij ne tere aktivitetet”. Qazim Bej Vlora ka lindur ne vitin 1870. Ne vitin 1919 ai eshte helmuar se bashku me te atin, duke ngrene darke ne Itali. Ismail Qemali gjeti vdekjen, ndersa Qazimi mundi ta perballoje dhe te jetoje.

Ne vitin 1936, Qazimi shkon ne Struge me nje dokumentacion te pasur te qeverise se Ismail Qemalit. Ne moshen 66-vjeçare martohet me Behije Sherif Masllafin, e veja e Inajet Bej Ohrit, motra e te cilit ishte martuar me nje tjeter djale te Ismail Qemalit. Ne vitin 1949, kur u prishen marredheniet midis qeverise shqiptare dhe asaj te Jugosllavise, Qazimi ngeli i izoluar ne Struge. Sekretari personal i Ismail Qemalit, nga viti 1900 deri ne vitin 1919, ai ka qene prane te atit ne çdo udhetim, ne çdo mbledhje dhe gati ne te gjitha perpjekjet diplomatike per trojet shqiptare. Qazim Bej Vlora ka qene njohes shume i mire i disa gjuheve te huaja, aktivist i shquar ne qeverine e Vlores dhe sekretar personal i Ismail Qemalit. Vdes ne Struge ne nje anonimitet te plote ne dimrin e vitit 1953, duke lene pas nje dokumentacion te pasur dhe nje biblioteke shume te madhe dhe perveç dokumenteve te qeverise se Vlores qe ka konfiskuar policia e fshehte maqedonase, fati i dokumenteve te tjera nuk dihet.

Nje pasha ne krye te shtetit (Turan Pashe Permeti)

Ne dhjetor te 1918-es, Kongresi i Durresit qe bashkoi 50 delegate nga pothuajse e gjithe Shqiperia politike (me perjashtim te Korçes dhe te Vlores), konkludoi me formimin e qeverise se Durresit, fillimisht miqesore me Italine, dhe qe shpresonte te siguronte bashkimin e shqiptareve dhe te trojeve te tyre ne Ballkan gjate muajve vendimtare te Konferences se Paqes ne Paris. Kjo qeveri u kryesua nga Turhan Pashe Permeti dhe reflektonte ne perberjen e saj tere spektrin fetar te shoqerise shqiptare.

Qe ne fillim te krijimit, detyra me e ngutshme me te cilen u perball kjo qeveri, ishte caktimi i delegacionit qe do ta perfaqesonte zyrtarisht ate ne Konferencen e Paqes, ku de facto ndodhej “Qeveria e Botes”, si dhe pergatitja e memorandumeve dhe dokumenteve te tjera zyrtare drejtuar Fuqive te Medha. Nje rol te rendesishem ne pervijimin e qendrimit te delegacionit zyrtar shqiptar ne Paris luajten dy figura te rendesishme nga radhet e klerit katolik shqiptar, imzot Luigj Bumçi dhe at Gjergj Fishta. Rritja e revoltave anti-italiane ne Shqiperi, kritikat e ashpra ne shtypin shqiptar te kohes per Turhan Pashen dhe etiketimi i tij si filo-italian, bene qe, me vendim te qeverise se Durresit, ne qershor te vitit 1919, ai te zevendesohet si kryetar i delegacionit zyrtar shqiptar, me imzot Luigj Bumçin.

Princ Vidi

Me 17 mars Vidi, duke u mbeshtetur kryesisht te feudalet, formoi qeverine e re shqiptare, ne krye me Turhan Pashe Permetin, nje diplomat i vjeter qe kishte qene ambasador i Perandorise Osmane per 25 vjet rresht ne Peterburg te Rusise. Me t’u vendosur ne fronin e Shqiperise, princ Vidi u perpoq te zgjidhte problemin me urgjent dhe me te nderlikuar te vendit, ate te largimit te trupave greke nga Shqiperia e Jugut dhe te vendosjes se administrates shqiptare ne keto vise. Por qysh ne fillim, ai tregoi se nuk ishte i vendosur te mbronte deri ne fund, pa kompromis interesat e shtetit shqiptar. Per te zgjidhur kete çeshtje, ai hyri ne bisedime me qeverine “vorio-epirote” te shpallur ne Gjirokaster.

Dhe per kete qellim, Vidi caktoi si komisar te jashtezakonshem per Shqiperine e Jugut oficerin holandez, Tomson, i cili kishte ardhur ne Shqiperi per te ristrukturuar xhandarmerine shqiptare. Ky shkoi ne Korfuz dhe me 10 mars zhvilloi bisedime me perfaqesuesin e “vorio-epiroteve”, Karapanon. Tomsoni, duke ditur se Fuqite e Medha, KNK dhe vete princ Vidi nuk donin te kishin shume kokeçarje, u premtoi grekeve disa te “drejta te veçanta” per popullsine e “Epirit te Veriut”.

Largimi i princit Vilhelm Vidi nga Shqiperia

Duke e ndier rrezikun nga sukseset e kryengritesve, princ Vidi beri thirrje per ndihma nga te gjitha anet, por vetem nga Veriu munden te vinin disa forca te pakta, ndersa Shqiperia e Jugut duke qene perballe ndjekjeve, mizorive e shpernguljeve nga forcat greke, nuk mundi te jepte ndihme. Per rrjedhoje, ne fund te korrikut 1914 dhe ne pragun e shperthimit te Luftes se Pare Boterore, Shqiperia ishte ne gjendje te rende politike. Pushteti i qeverise shqiptare, tashme ishte kufizuar vetem ne Durres e ne Vlore-(deri me 1 shtator kur ajo ra ne duart e kryengritesve);ne Shqiperine e Mesme shtrihej pushteti i kryengritesve; viset e Jugut ndodheshin nen shtypjen e forcave greke, krahinat e Verilindjes nen presionin e vazhdueshem te serbeve, ndersa Shkodra ndodhej nen administrimin e forcave nderkombetare.

Princ V. Vidi beri perpjekjen e fundit per te shpetuar qeverisjen e tij. Ai iu drejtua edhe Fuqive te Medha me kerkesen per te zbatuar zotimin qe kishin marre ne Konferencen e Londres per te garantuar bashkerisht pavaresine dhe sovranitetin e Shqiperise dhe per kete qellim kerkoi formimin prej tyre te nje force nderkombetare prej 3 mije vetash, per te shtypur kryengritjen. Por Fuqite e Medha, duke qene ne konflikt me njera-tjetren, premtuan se do te ndihmonin per te shpetuar vetem jeten e princit dhe te familjes se tij, por jo edhe intervenimin ushtarak atje.

Ne keto rrethana, kur edhe kishte filluar Lufta e Pare Boterore, princ Vidi u detyrua te largohej nga Shqiperia, me 3 shtator 1914, pas plot 181 ditesh sundimi te pasuksesshem. Vilhelm Vidi dhe suita e tij e leshojne Durresin ne oren 8 te mengjesit, dhe me anijen italiane te luftes “Mizurati” kalon ne Itali. Se bashku me te u larguan edhe ministrat e qeverise, anetare te tjere te oborrit mbreteror, si dhe udheheqes te levizjes patriotike shqiptare, te cilet u vendosen pjeserisht ne Shkoder, ndersa nje pjese kaloi ne vende te ndryshme te Evropes. Menjehere pas largimit te V. Vidit, me 5 shtator ne Durres hyne kryengritesit dhe aty u vendos selia e Keshillit te Pergjithshem. Aktet nderkombetare te viteve 1913-14 edhe pse kishin definuar poziten neutrale te Shqiperise dhe garancine e Fuqive te Medha per kete statut te saj, megjithate Shqiperia u perfshi ne planet ushtarako-strategjike te fuqive nderluftuese, veçanerisht te Austro-Hungarise e Italise dhe te shteteve fqinje: Serbise, Malit te Zi, Bullgarise dhe Greqise, te cilat qe nga tetori 1912 nuk reshtnin per ta coptuar ate.

Toptani, si e mori ne dore qeverine pas Vidit

Ne fund te vitit 1913 dhe ne fillim te vitit 1914, Shqiperia ne pikepamje politike ishte ne nje pozite te mjeruar, sepse nuk kishte nje qeverisje unike ne gjithe vendin. Ne te vertete, asokohe ne Shqiperi sundonin shume qeveri lokale si: qeveria e Vlores e kryesuar nga Ismail Qemali; ne Durres nga 12 tetori 1913 vepronte “pleqesia e Durresit” e Esat Pashe Toptanit etj. Komisioni Nderkombetar i Kontroll it (KNK) i kerkoi edhe Esat Pashe Toptanit, qe ta shperndante “Pleqesine e Durresit” dhe ai kete e beri me 12 shkurt 1914, pasi mori premtimin nga KNK-ja se me 21 shkurt do ta kryesonte delegacionin shqiptar ne Gjermani, per t’i dhene kuroren princ Vidit ne emer te shqiptareve.

Esat Pasha, me qellim qe te siguronte nje pozite me rendesi ne kabinetin qeverises te princ Vidit, zyrtarisht deklaroi se e mirepret caktimin e tij per princ te Shqiperise, por fshehurazi vazhdoi tere kohen, te nxiste levizjen per nje princ mysliman ne vend. Esat Pashe Toptani lindi me 13 qershor 1863 ne Tirane. Ai ishte mbeshtetes i xhonturqve, si dhe deputet i Parlamentit turk nga pala shqiptare. Gjate lufterave ballkanike ishte komandant i forcave otomane ne hapesiren Shkoder - Mali i Zi. Minister i Brendshem per pak kohe gjate qeverisjes se princ Vidit. Arrestohet nga regjimi i Vidit per trazira. Me 5 tetor 1914, pas largimit te Vidit dhe vendosjes se influences se tij ne Tirane, ai deklarohet kryeminister i Shqiperise. Toptani u ekzekutua me 13 qershor 1920 nga Avni Rustemi ne Paris. Kriza e pare e rende e qeverise se princit, ndodhi me 19 maj.

E nisur si nje incident i vogel, si nje revolte fshataresh, fale nje sere keqkuptimesh, mosmarreveshjeve e dyshimeve, brenda pak oresh do te shnderrohej ne nje konflikt kompetencash ndermjet xhandarmerise nderkombetare dhe qeverise shqiptare, per te degjeneruar shume shpejt ne akuza te ndersjella tradhtie, qe shpune ne arrestimin dhe syrgjynosjen e Esat Pashes. Me 17 maj, ne Shijak, nje fshat midis Durresit dhe Tiranes, banda shqiptaresh te armatosur ishin ndeshur me nje kompani te veçuar te xhandarmerise. Mesa dukej, ata kerkonin perjashtimin nga sherbimi ushtarak per nje dhjetevjeçar, ndoshta edhe largimin e Esatit dhe pas te gjithe gjasave, synonin te hynin ne Durres per te paraqitur kerkesat e veta.

 Esat Pasha i dha urdher majorit Sluys te vendoste dy mitraloza ne rruge per te mbrojtur kryeqytetin. Sluys refuzoi ta zbatonte dhe iu pergjigj se merrte urdhra vetem nga princi ose eproret e tij holandeze. Kjo ishte nje fyerje, qe nje minister i Luftes, i porsaemeruar gjeneral nga vete princi dhe, per me teper, kreu i nje fisi me influence dhe pasha osman, nuk mund ta duronte. Per pasoje, Esati i kerkoi princit ta shkarkonte oficerin. Kur Vidi refuzoi ta pushonte, duke argumentuar se kishte nevoje per majorin holandez, madje i keshilluar edhe nga ministri i Italise, Aliotti vendosi t’i jape leje per nje kohe te papercaktuar dhe me pas per ta transferuar ne Shkoder, Esati dha doreheqjen nga qeveria. Princi e ktheu prapa doreheqjen e ministrit te tij, por ne kete pike u vu re nje permbysje pozicionesh krejt e befte dhe e papritur. Pasi u prit nga princi, Sluys arriti ta binde qe pashai ishte tradhtar dhe e shtyu qe te merrte ndaj tij masen e arrestit. Me 19 maj, Sluys i ngarkuar te kryente arrestimin, rrethoi shtepine e Esatit. Pas disa shkembimesh zjarri, pashai u dorezua.

Fan Noli, nje poliglot ne krye te Shqiperise

Dashurine per popullin e atdheun ia ushqyen rrethi familjar e mjedisi shqiptar i Qytezes. Ende i ri, Fan Noli u hodh ne luften per çlirimin e atdheut nga zgjedha osmane. Kultura e gjere qe mori i dha atdhetarizmit te tij permbajtje te perparuar. Luften per çlirimin kombetar e konceptonte si lufte me arme e pende. Fan Noli perdori kishen si tribune per forcimin e shqiptarizmit. Perkrahes i perdorimit te dhunes per t’u çliruar nga zgjedha e huaj, mbeshteti veprimet e çetave dhe kryengritjet e medha me arme kunder sundimit osman (1910-1912). Pas Shpalljes se Pavaresise, u vu ne sherbim te qeverise kombetare te Vlores. Me veshtrim te mprehte politik e bindje demokratike, ai e kuptoi se ruajtja e pavaresise e perparimi shoqeror nuk mund te arriheshin, veçse me lufte te vendosur kunder armiqve te brendshem çifligare e konservatore dhe kunder armiqve te jashtem, te lidhur midis tyre ne dem te lirise, teresise territoriale e zhvillimit demokratik te vendit. Pikepamjet mbi organizimin e shtetit, politiken e brendshme e te jashtme, i shtjelloi ne shkrime e fjalime ne vitet 1921-1924. Luftoi qe shteti te vinte ne jete parimet e demokracise se perparuar borgjeze.

Ne krye te qeverise, Fan Noli i shpalli keto parime demokratike, por ai dhe bashkepunetoret e tij nuk treguan vendosmerine e duhur per t’i zbatuar deri ne fund. Idete e Nolit u zhvilluan, u poqen dhe arriten kulme te mendimit shqiptar. I merguar, vazhdoi te ishte per disa vjet tribun i demokracise shqiptare. Keshtu, Noli do te behej nje figure udheheqese per vendosjen e rendit demokratik. Noli ne qershor te 1924-es do te zgjidhet kryeminister i Shqiperise dhe per 6 muaj do te perballonte problemet ekonomike dhe politike. Programi i tij do te rezultonte i parakohshem per bujqit dhe feudalet qe nuk njihnin demokracine e Kuvendin Popullor. Noli i rritur jashte Shqiperise, nuk e njihte dhe nuk mund ta njihte realitetin e vendit te tij. Ne shtator te 1924, kryeministri Fan Noli dhe me Luigj Gurakuqin do te perfaqesonin Shqiperine ne Asamblene e peste te Lidhjes te Kombeve. Fjalimi i mbajtur nga kryeminister Noli, pati jehone te madhe jo vetem ne vendet anetare te Lidhjes, por edhe ne vendet e tjera. Fan S. Noli si askush tjeter ngriti zerin per afrimin e Shqiperise me boten, ngriti zerin per padrejtesite historike qe i jane bere kombit shqiptar. Ai ngriti zerin dhe luftoi per lirite demokratike dhe mendimin e lire. Ishte per nje demokraci te tipit perendimor, me pluralizem politik dhe zgjedhje te lira. Per kete u jepte perparesi marredhenieve me SHBA-te dhe menyres amerikane te jeteses. Veprimtaria diplomatike perben nje faqe nga me te ndritura ne jeten e Nolit.

Ahmet Zogu

Roli i Zogut ne qender te luftes politike ne Shqiperi ne vitet 1922-1939 ishte percaktues. Ahmet Zogu gjate ketyre viteve te pjesemarrjes aktive ne jeten politike shqiptare, kishte mesuar shume. Ai kishte arritur ne perfundimin se gezonte nje pjese te mire te cilesive te domosdoshme per politiken shqiptare: dualiteti politik i kishte sherbyer se tepermi. Aftesia e tij ne strategjine ushtarake, por sidomos, per te terhequr njerezit pas vetes ishte e paarritshme. Zogu qendroi ne postin e kryeministrit pak me teper se nje vit. A Zogu lindi me 8 nentor 1895, ne Burgajet te Matit dhe vdiq me 9 prill 1961 ne Sourenses France, pasi vuante nga kanceri. Ne momentet e fundit te jetes se tij, Ahmet Zogu i kerkoi Geraldines pistoleten qe te vriste veten. Bashkeshortja ia dha pa fisheke, por gjendja e Ahmet Zogut ishte tejet e rende, aq sa nuk mundte te ngrinte as armen per vetevrasje. Ahmet Zogu ka nje karriere politike brilante. Ai do te ishte President i Shqiperise nga 1925 deri me 1928 dhe mbret me 1928 deri me 1939. Zogu u be kryetar i nje partie popullore reformiste. Ai ngriti postet ne ministri nga viti 1920 dhe i forcoi pushtetin me ane te forces ne qershor 1924, por ai u kthye me asistentet jugosllave ne dhjetor dhe u zgjodh president me 1 shkurt te 1925-es. Por kjo nuk i mjaftoi dhe u be mbret me ne 1 shtator 1928, Zogu ishte ne nje periudhe ku qeverisja e vendit ishte e trazuar dhe Shqiperia njohu qetesine ne kete regjim. Ai pati nje marreveshje me Italine me 1925-en dhe ishte i kujdesshem ne marredheniet me kete shtet.

Ngritja e Zogut

Ne periudhen midis viteve 1920-1922 u ndryshuan shtate kryetare qeverish. Ne kete periudhe, Shqiperia ishte jo vetem teper e perçare, por ketij shteti te vogel i mungonte edhe shumica e kushteve paraprake te domosdoshme qe karakterizojne unitetin shteteror te nje vendi, si shkolla e larte e centralizimit, mesimi fetar dhe gjuhesor, udheheqja e nje klase te ndergjegjshme, nxitja intelektuale e jashtme, si dhe refuzimi sistematik i sundimit te huaj.

Ne periudhen e viteve 1920-1922, grupet e ndryshme politike e fisnore perlesheshin per pushtet. Largimi i pjesshem i pluhurit politik ne grupet politike si rezultat i perpjekjeve te Zogut beri qe te kishin perplasje me Fan Nolin. Zogu dhe bashkepunetoret e tij besonin ne nje qeverisje te forte me nje prijes qe te vendoste se pari qetesine dhe se dyti, per te vazhduar perparimin e vendit. Ndersa Noli dhe ndjekesit e tij keshillonin te benin ndryshime te shpejta radikale, me drejtime nga jashte. Gjate kohes qe kishte qene kryetar i qeverise, Ahmet Zogu kishte vepruar ne nje menyre pak a shume arbitrare, dhe kishte humbur besimin e kolegeve te tij ne kabinet, te cilet ishin anetare te klikes. Nderkohe, dhe ne vend, pakenaqesia po rritej. Ne Shqiperine e Jugut njerezit prisnin reformen agrare, dhe kjo popullsi ishte e detyruar te paguante nje pjese te madhe te taksave.

Me gjithe keto pakenaqesi, Zogu ishte i bindur se ishin pjekur kushtet per te stabilizuar poziten e vet nepermjet thirrjes se nje asambleje kushtetuese, e cila do te caktonte kryeqytetin e vendit, do te vendoste natyren e qeverisjes dhe do te rishikonte statutin e Lushnjes. Nepermjet kontrollit te ketyre procedurave, kryeministri do te arrinte te krijonte shtetin ideal per veten e tij. Per te, Zogu mendonte te mbeshtetej te popullsite e malesise, si dhe te popullsise se Shqiperise se Mesme dhe te Jugut. Zogu kishte mundur te siguronte mbeshtetjen e njezetepese deputeteve, te gatshem ta ndiqnin ne çdo rrethane.

Zogu po perpiqej t’i jepte fund sistemit te perçarjeve partiake dhe te krijonte nje qeveri krejtesisht nen kontrollin e tij. Anetaret e Klikes u bashkuan per te prishur planet e kryeministrit, fillimisht me propagande dhe pastaj me grusht shteti. Si fillim e nisi Shefqet Korça, komandant i xhandarmerise, qe mori iniciativen dhe deklaroi se nuk do t’i nenshtrohej qeverise. Perpara se kryeministri Ahmet Zogu te vepronte kunder Korçes, nje tjeter komplot ishte pergatitur nga koloneli Haki, se bashku me oficere te tjere nje grusht shteti, qe do te kryhej me 28 Nentor, diten e festes kombetare. Plani perfshinte vrasjen e kryeministrit dhe shpalljen e nje qeverie te ushtarakeve. Por kryeministri u pengua te vepronte kunder komplotisteve, pasi ministrat e Puneve Boterore, Arsimit, Luftes, dhe Drejtesise bashke me regjentin Sotir Peçi deklaruan doreheqjen. Ne kete kohe, vendi ishte i futur ne nje qorrsokak politik dhe juridik. Zogu ndodhej para tri alternativave: te jepte doreheqjen dhe t’ia linte vendin “Klikes”, te hynte ne kompromis me te per te ruajtjen e statukuose dhe te fitonte kohe; te perdorte forcat e qeveritare, per te shtypur dhe per te çuar ne litare konspiratoret.

Kompromisi

Per kete, Zogu i keshilluar edhe nga ministri i Britanise se Madhe zgjodhi alternativen e dyte per kompromis. Qendrimi i perfaqesuesve te huaj e shpetoi situaten. Te gjithe ishin te bindur se kompromisi ishte i nevojshem ne kete gjendje ekzistuese. Kompromisi i arritur ishte tipik shqiptar. Zogu ruante postin e kryeministrit, por funksioni i ministrit te Brendshem do te kryhej ne baze te nje sistemi rotacioni te perjavshem prej te gjithe anetareve te kabinetit qeverises. Ky ishte kompromisi i vetem i pranuar prej paleve, te cilat mendonin se pas zgjedhjeve do te arrinin te shtypnin lehtesisht çfaredo lloj opozite qe do te krijohej. Keshtu, ne mbarim te vitit 1923 u çel fushata per zgjedhjet e Kuvendit kushtetues.

 Ishin te parat dhe te vetmet zgjedhje parlamentare qe jane kryer ne Shqiperi. U krijuan fletore, u themeluan parti ne Korçe dhe Tirane, per te paraprire kandidatet e tjere ne zgjedhje. Duke shfrytezuar lidhjet me Shefqet Verlacin, Zogu arriti te terhiqte pas vetes shumicen e bejlereve, por pa siguruar nje shumice absolute per te krijuar qeverine. Per kete Zogu ishte ne gjendje te deshperuar, ai e kuptonte se nuk mund te qendronte ne postin e kryeministrit, por prape nuk donte te shperndante koalicionin qeverises.

Ne mes te ketij kaosi politik, me 24 shkurt Zogu shpetoi nga atentati i Beqir Valterit, tek po ngjiste shkallet e nderteses se Parlamentit. Megjithese i plagosur ne dore, kofshe dhe bark, Ahmet Zogu tregoi gjakftohtesi te jashtezakonshme dhe hyri ne sallen e Parlamentit ku zuri karrigen e tij qeveritare, pa dhene asnje shenje alarmi, duke evituar kesisoj nje gjakderdhje fatale. Zogu u shoqerua per ne shtepi me nje eskorte te forte. Atentati ndaj Zogut çoi ne kristalizim te 2 grupeve ne Parlament. Partia e opozites me Fan Nolin dhe partia me perkrahesit e Zogut qe kundershtonin Avni Rustemin. Atentati e detyroi Zogun te largohej nga jeta politike, pasi ne baze te zakonit shqiptar, ai nuk mund te dilte nga shtepia deri sa krimi te shpaguhej. Plaget e pengonin te merrte pjese aktivisht ne jeten politike. Por kryesorja ishte se atentati e bindi Zogun se qeveria e tij nuk mund te mbahej me ne kembe.

Me 1923-in, pas nje viti e dy muaj ne postin e kryeministrit, Zogu dha doreheqjen. Lufta politike, pas kesaj ngjarjeje u perqendrua per formimin e nje qeverie. Per kete, regjentet ne mars vendosen qeverine e pergatitur nga Zogu dhe emeruan Shefqet Bej Verlacin si kryeminister. Roli i Zogut gjate kesaj periudhe dhe perpjekjet e tij per rikthimin e pushtetit ishin te aktit te fundit qe e shnderroi pakenaqesine ekonomike dhe politike ne revolte te armatosur. Plani i tij ishte qe te krijonte nje situate me te cilen qeveria do te detyrohej te shpallte gjendjen e jashtezakonshme. Ahmet Zogu do te ishte aktor i padiskutueshem ne politiken shqiptare te asaj kohe. Ai u ngjit ne postin ministror ne vitin 1920 dhe e forcoi pushtetin me ane te forces ne qershor 1924, kur u kthye me ndihmen e jugosllaveve ne dhjetor dhe u zgjodh president me 1 shkurt te 1925-es. Ai do te ishte President i Shqiperise deri me 1928. Ahmet Zogu do te shpallej mbret i shqiptareve ne vitin 1928, post te cilin e mbajti deri ne vitin 1939. Zogu ishte ne krye te shtetit shqiptar ne nje periudhe ku qeverisja e vendit ishte e trazuar, dhe Shqiperia njohu qetesine ne ate regjim. Me 6 prill, Ahmet Zogu u largua nga Shqiperia dhe u end ne mergim deri sa vdiq ne vitin 1961.

KRERET E SHTETIT

1- Ismail Qemali Kryetar i shtetit, 4 dhjetor 1912 - janar 1914
2- Turhan Permeti 7 shkurt 1914-20-maj 1914
3- Princ Vidi Maj 1914- nentor 1914
4- Esat Toptani Nentor 1914 -janar 1916
5- Fan S. Noli 16 qershor 1924-23 dhjetor 1924
6- Ahmet Zogu 24 dhjetor 1924 - 6 prill7- Shefqet Verlaci 12 prill 1939
8- Omer Nishani 10 janar 1946-1 gusht 1953
9- Haxhi Lleshi 1 gusht 1953-22 nentor 1982
10- Ramiz Alia 22 nentor 1982-30 prill 1991
11- Sali Berisha 9 prill 1992-27 mars 1997
12- Rexhep Mejdani 24 korrik 1997-24 korrik 2002
13- Alfred Moisiu 24 korrik 2002
14- Bamir Topi    24 korrik 2007

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama