Si pushojne disa nga kryeministrat e Europes

Si pushojne disa nga kryeministrat e Europes
Shkon atje me helikopterin e qeverise, vjen me te kur ben nje mbledhje ne Tirane, ku flet per rekordin e notit me vetveten dhe serish perdor helikopterin e shtrenjte kur shkon serish me pushime, qe do te zgjasin deri ne fund te muajit. Lokalet duhet te ulin zerin kur fle ky njeri,
dhe roje, police e badigarde te paguar me parate e taksapaguesve shqiptare shperndahen e mobilizohen gjithandej. Ky eshte shefi i qeverise se vendit me te varfer te Ballkanit, ku kriza eshte kembekryq dhe populli eshte gjithnje dhe me i varfer. Ndryshe nga shume prej liderve te tjere te Europes. P.sh. kancelarja gjermane qe pushon ne nje hotel te thjeshte italian, edhe pse eshte shefja e vendit me te pasur te Europes. Apo kryeministri Kameron, qe fluturon me kompanine ajrore me çmim te ulet ‘Ryanair”, apo tek kryeministri spanjoll qe ka vendosur te “pushoje” ne shtepi, sepse Spanja eshte ne krize ekonomike. Krahasimi i Berishes me keta lidere europiane tregon se çfare qeveritaresh te pergjegjshem kane keto vende qe jane ne majat e perparimit ekonomik dhe demokratik dhe çfare udheheqesi autokrat ka vendi me i varfer i Europes.

Pushimet modeste te Sarkozise

Me nje roman te Simeon ne njeren dore dhe me tjetren vendosur mbi barkun e fryre te se shoqes, Presidenti francez, Sarkozi eshte duke kaluar disa dite pushimesh dhe duke pritur te “rinjte” e familjes se tij. Ai eshte me pushime ne jug te Frances, edhe pse thote se zyrtarisht nuk do te shkeputet nga te qenet ne krye te puneve permes telefonit dhe mjeteve te tjera te komunikimit.
Edhe ministrave te qeverise se tij u ka thene qe thjesht te pushojne dhe jo te shkojne me pushime gjate 3 javeve te ardhshme, ne te cilat zakonisht te gjithe lene Parisin per te shkuar ne breg te detit ose pertej detit. Presidenti francez duket se kerkon qe te jape idene e nje qeverie qe vazhdon te jete ne komande te situates edhe gjate diteve te pushimeve.

 

Kryeministri britanik, fluturim me ‘Ryanair”

Nje tjeter lider europian, David Cameron, Kryeministri i Britanise se Madhe se bashku me bashkeshorten gjithashtu ka vendosur qe te mos largohet shume nga ishulli i tij, ne te cilin se fundi eshte perballur me probleme shume te medha. Keshtu, me nje fluturim me ‘Ryanair’, (qe eshte nje linje ajrore me kosto shume te ulet), eshte drejtuar drejt Italise dhe Toskanes dhe pushimet i paguan nga xhepi i vet. Nderkohe, media britanike shkruan se nuk ishte nevoja qe ai ta deklaronte se do t’i paguante parate nga xhepi i vet, sepse siç thote nje fjale e urte: ‘Beje nje te mire dhe mbuloje me heshtje’. Por politikanet nuk humbasin asnje rast per te bere publicitet dhe reklame te asaj qe ne fakt nuk jane.

Kryeministri spanjoll, Zapatero, duke qene se vendi i tij eshte ne prag te zgjedhjeve te parakohshme per shkak te situate se rende financiare, do te qendroje ne shtepi duke anuluar te gjitha planet qe kishte bere per nje pushim jashte vendit. Çeshtja e zgjedhjeve te parakohshme ka qene e papritur, ndaj atij dhe familjes i eshte dashur qe te ndryshojne planet. Pastaj ai e di mire se per te ka shume te ngjare qe pas zgjedhjeve te pergjithshme pushimet te jene shume te gjata, duke qene se nuk ka gjasa qe ai dhe partia e tij te votohen nga spanjollet e frustruar, te varferuar dhe te inatosur.


Kancelarja gjermane, ne hotelin e thjeshte italian

Modeli me virtuoz i pushimeve vjen nga Gjermania dhe vete Kancelarja Merkel, e cila per te pushuar ka zgjedhur nje hotel te thjeshte me 4 yje ne Itali, ne zonen e Alto Adixhes. Kancelarja, qe megjithate eshte ne krye te vendit te vetem europian qe nuk ndodhet ne krize ekonomike, ka prenotuar per disa dite nje dhome me dy shtreter per 90 euro ne dite, pi uje rubineti dhe thone se kenaqet me nje panine me wusrster me vlere 1 euro. eshte me e perkora nga te gjithe, dhe ndoshta duke e tepruar paksa.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama