Guri në veshkë është një masë e fortë, që ndodh kur përbërësit e kalciumit ose kimikate të tjera në urinë, formojnë kristale që ngjiten së bashku. Këto kristale, rriten dhe formojnë gurë, të cilët luhaten nga një kokërr gruri në një top golfi. Disa milionë amerikanë, shumica mes moshës 20 dhe 40, trajtohen çdo vit për gurë në veshka. Gurët në veshka janë më të zakonshme tek burrat, dhe më saktësisht, katër në pesë raste, kanë gurë në veshka. Normalisht, urina përmban substanca që parandalojnë formimin e kristaleve. Megjithatë, kjo nuk funksionon për të gjithë. Disa nga faktorët që kontribuojnë në formimin e gurëve tek njerëzit e prekshëm janë: marrja e pakët e lëngjeve, infeksione kronike në rrugët urinare, keqpërdorim i disa mjekimeve, bllokim i rrugëve urinare, aktivitet i kufizuar për disa javë, disa sëmundje të caktuara gjenetike dhe metabolike.
Simptomat
Disa njerëz, mund të mos kenë simptoma, por gjithmonë ato të kuptohen, si: dhimbje të mëdha në veshka apo në barkun poshtë dhe ndihen në ije. Dhimbja mund të zgjasë nga disa minuta në orë të tëra, të ndjekura nga periudha qetësie; të vjella, temperaturë, ethe dhe dobësi, urinë e turbullt apo me erë të keqe, bllokim i daljes së urinës. Prezencën e gurëve në veshka e identifikojnë rrezet X. Teknikat e specializuara të rrezeve X (ndonjëherë edhe me injeksione me ngjyrë) apo me ultratinguj, mund të përdoren për të identifikuar më me saktësi masën dhe vendndodhjen e gurëve dhe për të identifikuar funksionimin e veshkave. Testet e gjakut dhe urinës mund ta ndihmojnë një doktor për të gjetur se çfarë po e shkakton gurin dhe të planifikojë trajtimin më të mirë.
Kurimi
Pjesa më e madhe e gurëve në veshka mund të trajtohet duke rritur sasinë e marrë të lëngjeve, ndryshime në dietë dhe mjekime. Rreth 90% e gurëve, kalojnë vetë brenda 3 deri 6 javëve. Disa tipa gurësh mund të shpërbëhen me anë të mjekimeve; megjithatë, gurët me përbërje kalciumi (tipi më i zakonshëm), nuk mund të shpërbëhet. Gurët gjithmonë duhet të hiqen kur ka infeksione, bllokime dhe dëmtime në veshka. Kur heqja e tyre bëhet e domosdoshme, ekzistojnë disa metoda të ndryshme për ta bërë këtë. Metoda më e mirë varet nga masa, vendndodhja dhe tipi i gurit. Disa gurë hiqen duke kaluar një instrument teleskopik tek fshikëza apo tek veshka, për ta nxjerrë gurin ose për ta copëtuar në fragmente të vogla me rreze lazeri apo valë tronditëse. Instrumenti teleskopik mund të futet drejtpërdrejtë në veshkë përmes një çarje të vogël në anën e pacientit për ta nxjerrë gurin të tërë ose atëherë kur duhet thyer në fragmente të vogla. Metoda më e re për ta hequr quhet “litotripsia e valëve të goditjes jashtë trupit”. Në këtë teknikë, gurët thyhen në fragmente të vogla me anë të tronditjes me energji të lartë nga një mekanizëm jashtë trupit.
Parandalimi
Trajtimet që mund të parandalojnë formimin e gurëve në veshka janë të mundshme në çdo rast. Prova të qëndrueshme sugjerojnë se marrja e lëngjeve në sasi të madhe mund të ulë rrezikun e gurëve. Përveç kësaj, sapo të zbulohet shkaku i formimit të gurit, mund të përdoren mjekime të ndryshme apo ndryshime në dietë për të parandaluar gurët e rinj. Tipi i mjekimit, varet nga gjaku dhe testet e urinës.
Simptomat e shfaqura te të sëmurët me gurë në veshka:
1- Sistemi tretës: Anoreksi, pështjellim, të vjella
2- Gjaku: hemorragji si pasojë e keqfunksionimit të trombociteve
3- Humbja e aftësisë të veshkave për të rregulluar përqendrimin e
urinës
4- Anemia është pasojë e mosprodhimit të eritropoetinës
5- Djersitje e vazhdueshme.
6- Fryrje e trupit
7- Ethe
8- Dobësi
9- Urinë e turbullt me erë të keqe
10- Temperaturë
Tumoret në veshka, si dallohen ato
Rreth 80% e kancereve të veshkës janë karcinoma qelizore renale. Tumoret beninje të veshkave mund të rrinë në trup si të padëmshme. Ndërsa tumoret malinje shpesh janë në stad të avancuar kur ne i zbulojmë e në përgjithësi nuk i përgjigjen mirë trajtimit mjekësor. Prandaj është e nevojshme biopsia e veshkave deh nëse bëhet në kushte sterile, si ndërhyrje ajo është e parrezikshme për jetën e pacientit. Në këtë rast hiqet një pjesë shumë e vogël e indit të organit dhe kjo nuk pengon në funksionimin e rregullt të cilitdo organ që është në “vështirësi”. Vetëm zëvendësimi i veshkës së dëmtuar me një të re mund ta kthente funksionimin e tyre në normal. Sipas shkencëtarëve, dëmtimi i veshkave dhe më pas kryerja e procesit të dializës, shërben vetëm për të zgjatur pak mbijetesën, por jo për më shumë.
Teknikat dhe testet për ekzaminimin e gurëve në veshka
Prania e gurëve në veshka e identifikohet nga rrezet X. Teknikat e specializuara të rrezeve X (ndonjëherë edhe me injeksione me ngjyrë) apo me ultratinguj, mund të përdoren për të identifikuar më me saktësi masën dhe vendndodhjen e gurëve, dhe për të identifikuar funksionimin e veshkave. Testet e gjakut dhe urinës mund ta ndihmojnë një doktor për të gjetur se çfarë po e shkakton gurin dhe të planifikojë trajtimin më të mirë. Pjesa më e madhe e personave që kanë probleme me veshkat dhe kryesisht me gurët në veshka, vijnë nga prindër që kurrë nuk i kanë ndjerë shqetësimet, madje pavarësisht moshës në të cilën ndodhen veshkën e kanë organin më të shëndetshëm. Ajo çfarë specialistët u rekomandojnë të gjithëve në këtë rast është një dietë e ekuilibruar.
Gurët në veshka nuk janë gjithmonë të trashëguar
Specialistët që merren me sëmundjet e veshkave, deklarojnë se shfaqja e shqetësimeve nuk është gjithmonë e trashëguar. Madje ata kanë vënë re se pjesa më e madhe e personave që kanë probleme me veshkat dhe kryesisht me gurët në veshka, vijnë nga prindër që kurrë nuk i kanë ndjerë shqetësimet, madje pavarësisht moshës në të cilën ndodhen, veshkën e kanë organin më të shëndetshëm. Ajo çfarë specialistët u rekomandojnë të gjithë prindërve, në këtë rast është një dietë e ekuilibruar që në ditët e para të lindjes së fëmijës, madje ajo duhet të nisë që në barkun e nënës. Pikërisht në këtë kohë nis edhe dëshira e fëmijës për kripë, lëngje, ëmbëlsira etj. Nisur nga kjo, specialistët e nefrologjisë (mjekë të sëmundjes së veshkave), rekomandojnë që në ushqimin e përditshëm të ketë sa më shumë lëngje, supëra dhe fruta.
Një ilaç i ri kundër kancerit të veshkave
Njerëzit me kancer në veshka tashmë kanë shpresa për shërim. Kështu thuhet në hyrje të një studimi që shpall ilaçin e ri Sutent si shpëtimtar të pacientëve me kancer në veshka. Kanceri i veshkave vazhdon të jetë një nga sëmundjet më vdekjeprurëse, ndërsa vetëm 10 për qind të pacientëve mbijetojnë jo më shumë se 5 vjet. Çdo vit rreth 40 mijë amerikanë preken nga kjo sëmundje dhe rreth 13 mijë prej tyre vdesin prej saj. Ndër format e trajtimit përfshihen, operimi, rrezet dhe kimoterapia, të cilat nuk janë treguar tepër të efektshme, si dhe terapia biologjike përdoret më shpesh. Dy studimet e fundit rreth ilaçit të ri Sutent, arrijnë në përfundimin se ky ilaç në përgjithësi mund t’i ndihmojë pacientët me këtë sëmundje shumë më tepër sesa trajtimi standart me interferon.