Po ashtu, të bërit e një femre për vete nuk lidhet aspak me anën materiale, gjë për të cilën na rastis shpesh të dëgjojmë nga ata meshkuj që nuk arritën të prekin zemrën e femrës që deshën. Djem të dashur, nuk janë dhuratat e shtrenjta dhe jeta jashtëzakonisht luksoze që mund të prek ndjenjat e saj. Nuk janë gjithmonë gjërat e mëdha që na ndihmojnë të realizojnë qëllimin. Shpesh sekreti qëndron tek vogëlsitë që ndoshta ne i anashkalojmë.
Vajzave u lë përshtypje shumë një djalë i sigurt, i cili me shumë vendosmëri bën gjërat, kur themi vendosmëri nuk mendojmë në sjelljet që shoqërohen me shumë tension, të mos keqkuptohet. Ndërsa urrejnë të kundërtit.
Mos kërkoni gjithmonë miratimin e saj për gjera që ndoshta s’do të jetë e nevojshme.
Mësoni të visheni zgjuar. Ajo do ta vlerësoj shumë dhe do ta bëni të ndihet mirë që është pranë jush. Veshje e zgjuar do të thotë një kombinim i bukur që shkon me stilin tuaj, që duhet të merren në konsideratë shumë ngjyrat dhe modeli po ashtu, i cili përpos që do të duhej të duket bukur, duhet të mos përmbajë as detalin më të vogël femëror. Femrat e urrejnë këtë. P.sh. Ato veshje që ndoshta janë më të ngushta se sa duhet, apo vënia e ndonjë aksesori që nuk është i nevojshëm. Ka disa ekspert të modës qe mendojnë që pos orës, mashkullit nuk i duhet asnjë aksesor tjetër.
Po ashtu, femrat adhurojnë meshkujt e pastër, që mbajnë më shumë përkushtim higjienën, ato vërtet do t’ju shohin si i veçantë, sepse ka shumë pak meshkuj që janë të tillë. Femrat dashurojnë ata që di t’i dëgjoj mirë. Një mashkull duke dëgjuar me përzemërsi dhe duke kuptuar të gjitha ato që thotë ajo, mund ta bëjë atë të duket qendra e botës, duke e hapur edhe me shumë zemrën e saj për të ndarë, ndoshta edhe sekretet. E kur të ndodh kjo, ju jeni i rëndësishëm për të tashmë.
Mos u kurseni në komplimente, femrat i duan ato shumë, ndërsa sa herë ju nuk vëreni ndryshimet në veshjen e saj, apo çka do qoftë, dijeni se e keni dëshpëruar shumë. Të gjitha femrat e duan djaloshin që i bën të ndihen të bukura dhe shume tërheqëse gjatë gjithë kohës. Ju nuk duhet të ndjeheni të lodhur për ta bërë, përkundrazi duhet të përgatiteni ta bëni gjithmonë dhe mos u shqetësoni sepse asaj asnjëherë nuk do t’i duket e tepërt, përkundrazi.