Si ta besh per vete me disa taktika te thjeshta

Si ta besh per vete me disa taktika te thjeshta
Paralizojeni me shikim Është me rëndësi se çfarë qëndrimi mban dhe sa është seksi. Pra, si ta bësh mashkullin që sa çel e mbyll sytë të mbetet gojëhapur dhe me shikimin të drejtuar nga ti, edhe pse nuk ke bel të hollë dhe minifund. Patjetër duhet ta pushtoni me qëndrimin tuaj pa asnjë fjalë të vetme. Mënyra se si ecni, më së shumti zbulon se kush jeni dhe çfarë përshtypjeje dëshironi të lini te mashkulli.

Bëni çdo gjë që bën edhe ai

Natyrisht, ka qenë joshje çasti kur keni bërë flirt, madje edhe kur keni dalë me të mbrëmjen e parë. Mirëpo, çfarë duhet bërë pastaj? Dita tjetër po afrohet, ndërsa ju mendoni se dëshira e ndërsjellë për të qenë bashkë edhe më është e papërmbajtshme. Bëni lëvizje sikur të jeni para pasqyrës. Kur ai përkulet nga ju, përkuluni edhe ju. Në qoftë se i kopjoni me besnikëri lëvizjet e tij, shumë shpejt do të filloni të merrni frymë me të njëjtin ritëm dhe me siguri do të gjendeni në të njëjtin shtrat.

Bëhuni e durueshme dhe herë-herë lavdërojeni

Disa takime në fillim kanë qenë të paharrueshme. Tani është koha që të hapni një faqe të re dhe shumë delikate të lidhjes suaj. Në qoftë se në fillim të lidhjes suaj nuk e keqtrajtoni atë dhe nuk e ngutni me kërkesa të llojllojshme, është shumë e sigurt që ai do t’ju thërrasë i pari.

Lidheni për vete edhe pas seksit

Më në fund kontakti seksual ka ndodhur. Për fat të keq, shpesh herë seksi është një moment kthese, pas të cilit shumë çifte të reja përgjithmonë ndahen. Mirëpo, ekzistojnë disa veprime që duhet bërë pas aktit seksual, të cilat partnerit tuaj do t’i tregojnë se ka bërë gjënë më të mirë me personin e vërtetë. Menjëherë pas seksit mos kërkoni që t’ju thotë se ju dashuron. Ia bën me dije se seksin nuk e shikon si një garanci për lidhje të qëndrueshme, pa marrë parasysh se a mendon ashtu apo jo. Është koha që ai të fillojë të ndjehet i sigurt dhe mirë me ju.

Qëndrojini afër në çdo moment

Kështu rëndom ndodh midis muajit të tretë dhe të gjashtë të lidhjes. Marrëdhëniet të cilat janë zhvilluar deri një përsosmëri të plotë kanë arritur në një pikë kthese. Meshkujt nuk dinë se si të ballafaqohen me lidhjen, e cila bëhet gjithnjë e më “serioze” dhe me mundësinë që, duke pasur parasysh se i keni zbuluar disa dobësi të tij, bëhet i lëndueshëm.

Përkushtimi dhe dashuria

Jo gjithmonë dhe në çdo kohë lidhja dhe raporti në çift ecën me të njëjtat hapa. Prandaj marrëdhënia në çift ka nevojë për përkushtim dhe dashuri. Kënaqeni egon e tij duke i thënë se me të jeni e kënaqur në shtrat. Mënyra tjetër që të thyeni akullin pas seksit është të hani së bashku. Apo, në qoftë se nuk ju pëlqen kjo, shmanguni ushqimit dhe me shpejtësi marshoni drejt dushit. Derisa të shkoni në banjë, me delikatesë i pëshpëritni në vesh se si dëshironi edhe pak të kënaqeni me trupin e tij. Bëjeni një dush së bashku dhe i thojini se të pëlqen ju e pëlqeni atë. Ku ekziston kurthi? Disa femra menjëherë pas seksit mendojnë se kontakti i parë seksual është edhe vendosja e lidhjes. Vetëm pse keni fjetur bashkë, nuk do të thotë se gjëja e parë e vërtetë të cilën mund ta pritni nga ai, do të jetë që të vrapojë deri në dyqan për “zig-zakun” tuaj.

Fitoni shikimin e tij

Kopjojeni, në tërësi kopjojeni. Kur hyni në lokal, mendoni për veten si për partnerin i cili vërsulet pas gjahut. Sa herë që hyni në ndonjë kafene, apo në ndonjë disko, mendoni për atë se si je mirë dhe e pakundërshtueshme. Në qoftë se dëgjoni muzikë, ecni në ritmin e saj dhe do të vëreni se meshkujt me admirim kthejnë shikimin nga ju. Kur të gjeni një vend të përshtatshëm ku do të mund të qëndronit, drejtojeni shikimin përreth në një mënyrë të painteresuar. “Kapeni” shikimin e tij, buzëqeshini pa imponim. Pastaj kthejeni shikimin në anën tjetër, pas ca çastesh sërish, pas rreth një minute, kthejeni shikimin nga ai me një buzëqeshje enigmatike. Tashmë “ai ka rënë në rrjetë” dhe keni filluar të bisedoni. Provoni që t’i afroheni edhe më shumë, duke filluar befasisht të kërkoni diçka nëpër çantën tuaj.

Përkujdesuni për lidhjen

Çelësi se si ta mbani lidhjen të shëndoshë: Mos pritni shumë dhe mos kërkoni shumë nga partneri juaj. I tregoni se e keni jetën tuaj, punën, miqtë tuaj se në asnjë mënyrë nuk varen nga ai. Hidhuni në punë. Thirrni shoqet të cilat nuk i keni para me muaj të tërë. Në tërësi përkushtojuni vetes, ndërkaq gjëja tjetër e cila mund t’ju ndodhë është ajo që pikërisht t’iu thërrasë dhe t’iu kërkojë që të kaloni më shumë kohë bashkërisht. Në qoftë se ju frustron dyshimi i tij, propozoni që një kohë të mos takoheni. Lejoni që edhe ai të shihet me shokët e tij, lejoni që të takohet me vajza të tjera. Pas një kohe, në qoftë se lidhja juaj vërtet ka qenë e vlefshme, do ta ndjejë mungesën tuaj më shumë se çdo gjë tjetër në botë. Kurrë mos e nënçmoni egon e mashkullit. Kohë pas kohe ia jepni ndonjë kompliment. Pastaj, mos u frikësoni që t’i tregoni se çfarë jeni në të vërte

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama