Ja disa propozime të rëndësishme e të dobishme.
Vaji i ullirit
Nga të gjitha anët na bombardojnë me informata se vaji i ullirit është i shëndetshëm për organizëm, gjë që është edhe e vërtetë, por e vërtetë është edhe se ky lloj vaji di të kushtojë shumë shtrenjtë. Për këtë shkak, mund të blini vaj të ullirit të prodhuesve më pak të njohur, i cili është njësoj i mirë, përpos që kushton më pak.
Uthulla
Me këtë gjësend ushqimor mund të kurseni gjithmonë. Nuk ka rëndësi se kush është prodhuesi i uthullës, meqë dallimi në kualitet është i vogël. Kujdes duhet të keni vetëm kur të blini uthull balsamike, e cila duhet që me të vërtetë të jetë kualitative.
Pasta – makaronat
Të gjitha llojet e pastës, pra makaronat, shpagesat... që janë në shitje, kryesisht janë në përputhje me standardet e zierjes dhe ato nutritive. Dallimi në çmim ka të bëjë kryesisht me prodhuesin, me llojin apo formën e pastës. Mos harxhoni tepër para duke blerë pastë të prodhuesve të njohur.
Mishi i kuq
Mishi dhe proteinat e tij duhet të jenë të kualitetit të lartë, por blerësi i mençur do të dijë që të zgjedhë mish më pak të përpunuar, i cili është dukshëm më i shtrenjtë. Krijoni një ‘aleancë’ me shitësin tuaj të mishit, për të pasur mundësi që të keni mish ushqyes, por jo me çmim astronomik.
Orizi
Orizi i lirë është zgjidhje e mirë. Nuk ka nevojë që të blini oriz të shtrenjtë, të markave të njohura. Është më mirë që të kurseni në këtë produkt, për të blerë psh peshq kualitativë, të cilët do t’i përdorni si ushqim kryesor.