Dietë inteligjente
Hapi i parë është të ushqejmë mirë lëndën gri. Duhet të konsumojmë ushqime të ndryshme: kush kërkon të ketë një mendje brilante, nuk duhet të ketë kile të tepërta. Mes ushqimeve më të rekomanduara mbeten frutat dhe zarzavatet, të cilat janë të pasura me antioksidues dhe vitamina C e D, gjithashtu nuk duhet të jeni vegjetarianë, sepse në të kundërt, sipas një studimi të fundit të Universitetit të Oksfordit, do të vihej në rrezik struktura që kontrollon kujtesën dhe të mësuarin.
Qarqet nervore janë "të uritura" për vitaminën B12, e cila gjendet kryesisht te veza, djathi, kosi, mishi dhe peshku. Ky i fundit përmban edhe omega 3, acidet yndyrore më të rëndësishme për metabolizmin cerebral, të cilat përmirësojnë humorin dhe favorizojnë aftësinë e përqendrimit.
Të tjera ushqime të shëndetshme për trurin janë: frutat e pyllit (të pasura me antioksidues), çokollatat (akoma më mirë nëse janë të zeza) dhe arrat (edhe këto janë të pasura me omega 3 dhe acid linoleik, i cili përmirëson komunikimin mes qelizave). Mos ndoshta është rastësi që një thelb arre i ngjan jashtëzakonisht shumë një truri në miniaturë?
Mendje e shëndoshë, në trup të shëndoshë
Për të pasur një mendje të mprehtë duhet të kultivojmë të njëjtat cilësi të trupit. Sipas disa studiuesve anglezë, aktiviteti fizik u jep oksigjen dredhave të trurit dhe lejon rritjen e neuroneve të reja. Një tjetër studim i bërë në Universitetin Kolumbia dhe i publikuar më pas në revistën "PNAS", tregon se duke u krahasuar me personat sedentarë, ata që merren me sport janë më të zotë në provat mnemonike (që kanë të bëjnë me kujtesën), një e dhënë kjo që është konfirmuar edhe nga analizat e muzikës instrumentale, të cilat dëshmojnë lindjen e qelizave të reja në hipokampit. Mes aktiviteteve të shumta fizike, noti është sporti më i kompletuar. Efikas është edhe vrapi disa minuta në ditë. Sporti duhet shoqëruar nga një gjumë i rregullt dhe i shëndetshëm.
Sfida të përditshme
Ato që sigurojnë një përmirësim të aftësive mendore janë dy disiplina të jashtëzakonshme, të lindura për të larguar mosnjohjen te personat e moshuar (kjo fazë nis që pas të 30-ve), por efikase për të përmirësuar plasticitetin cerebral në çdo lloj moshe.
Disiplina e parë është neurobika, term i krijuar nga një neuropsikolog amerikan, i cili i fton të gjithë njerëzit të luftojnë rutinën e ditës, si për shembull: ta bëni në këmbë rrugën për në punë, t‘i lani dhëmbët me dorën e majtë dhe të fusni herë pas here elementë të rinj në jetën tuaj. Sipas tij, këto janë rregullat e arta.
Metoda e dytë është gjimnastika mentale, e ashtuquajtura "brain traing", e cila të stërvit me lojëra dhe ushtrime që përmirësojnë vëmendjen, kujtesën vizive dhe verbale, shpejtësinë e reagimit, arsyetimin logjik dhe llogaritjen.
Në të dyja rastet, supozimi është se një mendje e mprehtë, ose nëse dëshiron që të bëhet e tillë, nuk ndalet para asgjëje: çdo sfidë është e kapërcyeshme.
"Shpesh themi me vete: ‘Ajo punë nuk bën për mua‘, ose ‘Kjo përgjegjësi është më e madhe nga ç‘mund të përballoj unë‘... Kjo është një sjelle komprometuese, e cila bëhet një lloj profecie që më pas mbizotëron te ne", shpjegon një sociolog. "Por nëse një person përballet me një detyrë të vështirë dhe zbulon se mund ta zgjidhë, perspektiva ndryshon: nga ai çast e në vazhdim, në vend që të tërhiqet, do të kërkojë mundësi të reja për ta vënë veten në provë". Një sfidë që mund t‘i nënshtroheni psikologjikisht? Mësoni një gjuhë të re. sipas një studimi të Universitetit të Totontos në Kanada, personat që mësojnë më shumë se dy gjuhë janë më inteligjentë dhe më të mbrojtur nga dobësimi cerebral. Nuk kemi humbur gjë nëse nuk dimë dy gjuhë: mund t‘i forcojmë aftësitë tona njohëse duke mësuar një gjuhë të huaj edhe kur jemi në moshë madhore. Është më mirë akoma nëse zgjedhim një gjuhë të vështirë, siç është ajo kineze ose japoneze, e cila na lidh me eksperienca të reja kulturore. Ndër të tjera, shkrimi i bazuar te idiogramat dhe karakteri tonal (që afron "të folurën" me "kontaktin"), duket sikur i rinon qarqet nervore: japonezët, koreanët dhe kinezët kanë një herës zgjuarsie mesatarisht më të lartë se ne dhe kjo falë një gjuhe që nxit të gjithë trurin.
Një strategji tjetër për të krijuar sinapse të reja është mësimi i një vegle muzikore. Muzika është një "ushqim" shumë efikas për trurin, sidomos nëse është e variueshme, për shembull nga klasikja te roku, xhazi dhe soul-i. Aftësitë mentale zgjerohen kur luan në piano, kitarë apo flaut.
Gazeta: Shqip