Si te dish ku ndodhet partneri/ja

Si te dish ku ndodhet partneri/ja
Apple ka menduar edhe për këtë. Quhet "Family Tracker" aplikacioni i ri per iPhone, i cili të jep mundësinë për të lokalizuar vendndodhjen e partnerit, një anëtari të familjes apo kujtdo personi të njohur. Për këtë mjafton të futesh adresën e email-it të personit, i cili nga ana e tij duhet gjithashtu të ketë aplikacionin në fjale në celularin e tij. E vërteta është se nëse të gjitha aplikacionet e tjera të Apple synojnë ta lehtësojnë sadopak jetën e përdoruesve, ky i fundit, më shumë e vështireson atë. Në një farë mënyre, aplikacioni në fjalë shërben si një spiun pa pagesë. Por a do të donit ju që ta kishit këtë mundësi? Sigurisht që Family Tracker e respekton pavarësinë, pasi që ta bësh funksionale këtë aplikacion, duhet që më parë të klikoni në butonin "Locate me".

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama