Është momenti për të dalë dhe argëtuar në maksimum. Por kur dita e gjashtë, është dita e takimit tuja të parë me ndonjë në veçanti, atëherë duhet të bëni kujdes. Një paraqitje e ‘denjë’ do të thotë shumë dhe mund të jetë faktori vendimtar, për ato çfarë vijnë pastaj. Gjëja e parë që duhet të kuptoni është se dukja tregon, nivelin tënd të respektit ndaj saj dhe ekspertët kanë përzgjedhur disa këshilla që ndoshta do të ju ndihmojnë sadopak, të bëni hapat e duhur.
Fjala e ekspertit
Femrat janë të fiksuara pas këpucëve. Jo vetëm në këpucët e saj apo të femrave të tjera, por dhe në këpucët tuaja. Pra vishni këpucë të mira, ‘gjykimi’ i saj është i pashmangshëm. Përzgjidh një palë të përshtatshme, ashtu si duhet të jenë në një mbrëmje si kjo. Këpucët e punës, atletet e ndryshme apo sandalet e tipit, “flip-flop”, do të ndikojnë që ju të humbni pikët ende pa i shtrënguar dorën njëri-tjetrit.
Të dalësh me të, veçanërisht kur ky është takimi i parë, është vërtetë një ngjarje që duhet dhënë rëndësinë e duhur. Vishu vetëm për këtë rast. Nuk është e thënë të vendosni kollaren, por një xhaketë e përshtatshme do të ishte ideja më e mirë.
Kollarja vlen vetëm kur vendi në të cilin shkoni, kërkon një gjë të tillë. Gjithsesi është mirë të zgjidhni ju vendin ku do të takoheni, nëse nuk doni të djersini, pasi jeni kollarisur aq shumë. Vish atë që zakonisht e përdorni edhe kur dilni me miq. Kjo ndihmon në shumë raste, por jo gjithmonë, Përfundimi i gjithë kësaj ‘ceremonie’, është të shihni njëri-tjetrin të zhveshur. Kujdesuni që edhe në këtë nivel, të jeni në atë të duhurin. Thonjtë, pastrimi i flokëve janë detaje, që ajo i vë re menjëherë. Ato vdesin të kontrollojnë detajet. Ato vështrojnë duart tuaja më shumë se ju. Bëjë kujdes me hedhjen e kolonjës.
Ato deuna që ti të mbash aromë të këndshme, porti nuk ke për qëllim që ta ngufasësh me ‘aromë’. Një tjetër element që nuk duhet harruar, në përmbledhjen e këshillave të ekspertit, është dhe rasti kur ju vendosni të vishni një bluzë të thjeshtë. Kujdes...mos vishni asgjë nme mbishkrime të çuditshme për shembull, “Unë jam shefi”, apo “Bota është e çmendur”, nuk do të ishte me vend nëse ajo kupton mendimet tua ende pa u takuar. Si përfundim sigurohu që telefonin ta vendosësh në “silent”.