Shifrat tregojne se çdo dite qe kalon shqiptaret ndergjegjesohen dhe me teper per te provuar te drejten edhe nepermjet nje gjykate te huaj. Ndersa nga ana tjeter kambanat bien per shtetin shqiptar ku gjate ketyre viteve ne jo pak raste i eshte dashur te zgjidhe qesen. Referuar sipas te dhenave qe pasqyrohen ne faqen e internetit te kesaj gjykate deri me tane shqiptaret kane depozituar me shume se 200 padi. Midis tyre gjen padi civile po ashtu edhe penale. Jo pak vrasje te bujshme te ndodhura nder vite tashme e kane nisur kete procedure. Megjithate gjate viteve te fundit numrin me te madh te ketyre çeshtjeve e zene çeshtjet civile qe kane te bejne me pronen. Por ndersa shifra e padive eshte per t’u marre ne konsiderate shteti shqiptar eshte njohur zyrtarisht vetem me nje pjese prej tyre. Çeshtje per te cilat kane nisur te punohet nga perfaqesuesit e shtetit ne menyre qe te mbrojne deri ne fund vendimet e dhena nga tri shkallet e gjyqesorit. Ankesat qe do te depozitohen ne kete gjykate duhet te jene vetem per ato te drejta qe njeh konventa, dhe jo per çfaredo te drejte, si p.sh. per pushimin nga puna te zyrtareve te larte, ose per masen e denimit penal etj. Duhet ankuar brenda 6 muajve nga dita e vendimit te fundit te gjykates shqiptare. Per disa çeshtje vendimi i fundit eshte ai i Gjykates se Larte, per disa te tjera, ai i Gjykates Kushtetuese (kur ka te beje me procesin e rregullt ligjor. Po keshtu te gjithe ata qe jane te interesuar per çeshtjen e prones duhet te kene parasysh rregullin qe percakton se pranohet vetem ato padi mbi te cilat prona eshte njohur ne nje menyre ose tjeter nga gjykatat shqiptare. Kjo "ne nje menyre ose tjeter" sipas specialisteve ka te beje jo thjesht me faktin se gjykata shqiptare e ka zgjidhur çeshtjen ne favor te individit pronar (ndryshe ky individ nuk kishte pse te vinte ne Strasburg), por me faktin se qytetari qe mendon se ka te drejte te jete pronar duhet te kete te pakten nje "shprese legjitime" per t'u bere pronar. E thene ndryshe kur gjykata shqiptare e kushtezon kete drejte me disa kerkesa procedurale dhe ne qofte se gjyqi eshte humbur thjesht per shkaqe procedure, personi ne thelb ka nje shprese legjitime per t'u bere pronar. Por duhet te jete e qarte se konventa nuk garanton te drejten e personit per t'iu rikthyer prona sa kohe vete shteti nuk ka nxjerre ligjet per kete dhe nuk ka vendosur ta beje nje gje te tille. Po sipas juristeve Strasburgu, mund t'i kontrolloje zgjidhjet shqiptare vetem kur mund te konstatoje se vete ky sistem u njeh direkt ose indirekt qytetareve ne mos nje te drejte te shprehur, te pakten nje shprese legjitime. Nje shprese legjitime do te thote qe rikthimi parashikohet me ligj, pavaresisht nga keqzbatimet e administrates, fakti qe ky ligj shkelet nga gjykatat ne ate sfere qe krijon probleme per te drejtat e parashikuara nga konventa.
Detaj
Ledi Bianku perfaqeson shtetin shqiptar ne Gjykaten e Strasburgut
Pronat e shqiptareve per gjykim ne Strasburg
Çeshtja e pronave vazhdon qe nga viti 1991 e deri me sot te mbetet pa nje ligj. Shume qytetare prej kohesh renden neper gjykata per te rimarre pronen qe e kane trasheguar nga paraardhesit e tyre. Madje, shume prej tyre i jane drejtuar Gjykates se Strasburgut per t'iu dhene nje zgjidhje. Çeshtjet qe lidhen me pronat po behen dita-dites çeshtje qendrore ne Strasburg. Gjykata e te Drejtave te Njeriut ka komunikuar disa prej tyre, qe do te thote se i ka kerkuar shtetit shqiptar informacione te hollesishme rreth tyre dhe legjislacionit perkates shqiptar. Ne thelb, kjo do te thote se ato çeshtje qe jane komunikuar jane ne rendin e dites te gjykates e nuk jane rrezuar si apriori te pabazuara. Çeshtjet qe lidhen me pronat po behen dita-dites çeshtje qendrore ne Strasburg. Gjykata e te Drejtave te Njeriut ka komunikuar disa prej tyre, dhe i ka kerkuar shtetit shqiptar informacione te hollesishme rreth tyre e legjislacionit perkates shqiptar..
Gjykata e Strasburgut
Gjykata Evropiane e te Drejtave te Njeriut eshte themeluar ne Strasburg te Frances me 1959-en, me qellim marrjen ne shqyrtim te pretendimeve per shkeljen e Konventave Evropiane per te drejtat e njeriut te vitit 1950. Prej 1 nentorit 1998, ajo funksionon si gjykate e perhershme, e perbere nga nje numer gjyqtaresh te barabarte me numrin e shteteve pale te konventes. Gjykata shqyrton pranueshmerine dhe themelin e ankesave te paraqitura para saj. Ajo eshte organizuar ne dhoma prej 7 gjyqtaresh ose, ne raste te jashtezakonshme, ne nje dhome te madhe te perbere nga 17 gjyqtare. Komiteti i Ministrave i Keshillit te Evropes eshte organi qe kontrollon zbatimin e vendimeve perfundimtare te gjykates.
Krijimi i Gjykates
Per te siguruar respektimin e zotimeve qe rrjedhin per Palet e Larta Kontraktuese nga kjo Konvente dhe Protokollet e saj, krijohet Gjykata Evropiane e te Drejtave te Njeriut, me tej e quajtur “Gjykata”. Ajo funksionon ne menyre te perhershme.
Numri i gjyqtareve
Gjykata perbehet nga nje numer gjyqtaresh i barabarte me numrin e Paleve te Larta Kontraktuese.
Kushtet e ushtrimit te funksioneve
1. Gjyqtaret duhet te gezojne konsideraten me te larte morale dhe te plotesojne kushtet e kerkuara per ushtrimin e funksioneve me te larta gjyqesore, ose te jene juriste me kompetence te shquar.
2. Gjyqtaret kane vendin e vet ne Gjykate si individe
3. Gjate mandatit te tyre, gjyqtaret nuk mund te
ushtrojne asnje veprimtari qe nuk pajtohet me kerkesat e pavaresise, paanesise ose te disponibilitetit per nje veprimtari me kohe te plote; çdo çeshtje qe lidhet me zbatimin e ketij paragrafi zgjidhet nga Gjykata.
Zgjedhja e gjyqtareve
1. Gjyqtaret zgjidhen nga Asambleja Parlamentare per çdo Pale te Larte Kontraktuese, me shumicen e votave te shprehura, mbi bazen e nje liste prej tre kandidatesh te paraqitur nga Pala e Larte Kontraktuese. 2. E njejta procedure ndiqet per plotesimin e Gjykates ne rast aderimi te Paleve te Larta Kontraktuese te reja dhe per plotesimin e vendeve te mbetura vakante.
Kohezgjatja e mandatit
1. Gjyqtaret zgjidhen per nje kohe prej gjashte vjetesh. Ata mund te rizgjidhen. Megjithate, mandatet e gjysmes se gjyqtareve te zgjedhur ne zgjedhjen e pare mbarojne ne fund te tre vjeteve.
2. Gjyqtaret, te cileve u mbaron mandati ne fund te periudhes fillestare prej tre vjetesh, caktohen me short nga Sekretari i Pergjithshem i Keshillit te Evropes, menjehere pas zgjedhjes se tyre.
3. Per te siguruar, sa te jete e mundur, perteritjen e mandateve te gjysmes se gjyqtareve çdo tre vjet, Asambleja Parlamentare, para se te procedoje ne çdo zgjedhje te mepasme, mund te vendose qe nje ose me shume mandate te gjyqtareve qe do te zgjidhen, te kene nje kohezgjatje te ndryshme nga ajo e gjashte vjeteve, por jo me shume se nente vjet dhe jo me pak se tre vjet.
4. Ne rastet kur ka me shume se nje mandat dhe kur Asambleja Parlamentare zbaton paragrafin e mesiperm, ndarja e mandateve behet me short nga Sekretari i Pergjithshem i Keshillit te Evropes menjehere pas zgjedhjes.
5. Gjyqtari i zgjedhur per te vendosur nje anetar, te cilit
nuk i ka mbaruar mandati, merr mandatin e paraardhesit.
6. Mandati i gjyqtareve mbaron kur ata mbushin moshen 70 vjeç.
7. Gjyqtaret qendrojne ne detyre deri sa zevendesohen. Ata vazhdojne te trajtojne çeshtjet qe kane pasur ne ngarkim.
Çeshtjet ndershteterore
Çdo Pale e Larte Kontraktuese mund t’i drejtohet Gjykates per çdo shkelje te dispozitave te Konventes e te Protokolleve te saj, per te cilat mendon se ka faj nje Pale e Larte Kontraktuese.
Kerkesat individuale
Gjykata mund te pranoje kerkesa nga çdo person fizik, çdo organizate joqeveritare ose nga çdo grup individesh qe pretendon se eshte viktime e nje shkeljeje, nga nje Pale e Larte Kontraktuese, e te drejtave te njohura nga Konventa ose Protokollet e saj. Palet e Larta Kontraktuese zotohen te mos pengojne ne asnje menyre ushtrimin efektiv te kesaj te drejte.
Laureta Rryçi : Gazeta Albania