Ndërkohë që dihet rëndësia e formimit të shëndetshëm të kockave në periudhën e fëmijërisë dhe adoleshencës edhe në vitet më pas, duhet të tregoheni të kujdesshëm ndaj shëndetit të tyre.
Pse është i rëndësishëm shëndeti i kockave?
Kockat ndryshojnë vazhdimisht; ndërkohë që të vjetrat thyhen, kocka të reja krijohen. Kur jeni të rinj trupi krijon më shumë kocka të reja nga kockat e thyera dhe kështu rritet masa e tyre. Tek shumë njerëz masa kockore shënon kulmin në moshën 30-vjeçare. Pas kësaj moshe vazhdon modelimi i ri i kockave, por humbasim më shumë se ç’fitojmë. Për këtë arsye sëmundja, e osteoporozës (shkrirje e kockave) lidhet me masën kockore të arritur derë në moshën 30 vjeç dhe sa shpejt humbisni nga kockat.
Cilët janë faktorët që ndikojnë në shëndetin e kockave?
Janë të shumtë faktorët ndikues në shëndetin kockor. Disa prej tyre mund të ndryshohen e disa të tjerë jo. P.sh:
- sasia e kalciumit në ushqyerjen tuaj: nëse merrni kalcium në sasi të pakta, ulet dendësia e kockave dhe shfaqet rreziku i humbjes së hershme të tyre dhe shtimit të kockave të thyera.
- niveli i aktivitetit fizik: personat që nuk bëjnë ushtrime fizike rrezikohen më shumë nga shfaqja e shkrirjes së kockave.
- konsumi i duhanit dhe alkoolit: studimet kanë treguar se duhani dhe alkooli dobëson kockat dhe rrit rrezikun e osteoporozës.
- të jesh femër. Femrat kanë më pak inde kockore se meshkujt.
- plakja: kockat tuaja hollohen dhe dobësohen në varësi të moshës.
- masa trupore dhe lidhjet familjare: nëse jeni shumë të dobët keni një masë më të ulët kockore. Edhe personat që kanë pasur në familje persona me sëmundjen e shkrirjes së kockave, janë më të rrezikuar.
- niveli i hormoneve: hormoni i tepërt tiroid bëhet shkak i humbjes së kockave. Humbjet kockore shihen më shumë tek grate, sidomos pas periudhës së menopauzës, sepse niveli i estrogjenit bie.
- edhe çrregullimet në ushqyerje dhe probleme të tjera ndikojnë në shëndetin kockor: tek personat me anoreksi apo bulimi ekziston rreziku i humbjes kockore. Krahas kësaj, gastrektomia (operacioni për t’u dobësuar) mund të ndikojë në përthithjen e kalciumit në sëmundje si Crohn dhe Cushing’s .
- përdorimi i ilaçeve të caktuara: përdorimi për një kohë të gjatë i ilaçeve kortikosterod, si kortizon, prednizon, prednizolon dhe dekzametazon dëmton kockat. Në grupin e ilaçeve që rrisin rrezikun e shkrirjes së kockave hyjnë edhe enzimat inhibitore të përdora në kurimin e kancerit, antidepresantët, ilaçet e kancerit etj.
Çfarë mund të bëni për të mbrojtur shëndetin e kockave?
- merrni shumë kalcium. Për grupmoshat 19-50 dhe meshkujt e moshës 51-70 vjeç këshillohet të merret 1000mg kalcium. Kjo sasi rritet pak për femrat mbi moshën 51 vjeç dhe meshkujt mbi moshën 71 vjeç, duke shkuar në 1200mg. Duhet të konsumohen edhe produktet e qumështit, brokoli, lakra e zezë, konservat e salmonit, sardelet dhe produktet e sojës.
- për personat e moshës 19-70 vjeç këshillohet marrja e 600 IU vitaminë. Ndërsa personat mbi moshën 71 vjeç duhet të marrin 800 IU vitaminë. Burimet e vitaminës D: peshku ton, sardelja, e verdha e vezës, qumështi dhe shtesa me vitaminë D.
- aktivitete si ecja, vrapimi, tenisi, ngjitja e shkallëve ju ndihmojnë në forcimin e kockave dhe ngadalësojnë procesin e humbjes së tyre.
- mos përdorni duhan dhe alkool.
- mund të përdorni ilaçe për të përforcuar kockat.
- kura e hormoneve e përdorur në periudhën e menopauzës mund të ndikojë në mbrojtjen e dendësisë së kockave.