Si te grindeni ne menyre me kualitative?
- Botuar: 16 vite më parë
- Shkruar nga:
Grindjet janë pjesë e pashmangshme e jetës dhe me siguri nuk ekziston personi që nuk është grindur kurrë. Edhe pse shumë mendojnë se grindjet janë shenjë se diçka nuk përshtatet, psikologët thonë se një numër i madh i lidhjeve dështojnë pikërisht për shkak të mohimit dhe anashkalimit të mosmarrëveshjeve.
Psikologët thonë se nuk duhet të shqetësohemi, nëse nganjëherë grindemi me personat e afërt (prindërit, të dashurin/dashurën, vëllanë, motrën, miqtë, etj), sepse është e rëndësishme mënyra se si grindemi. Për këtë arsye, është shumë e rëndësishme që të mësohemi të grindemi, ndërsa më e rëndësishmja është të mbajmë kontrollin mbi veten. Dr. Fil, për shikuesit televizivë i njohur nga shou ‘Oprah Show’, thotë se në grindje është e palejueshme të silleni të papjekur dhe në mënyrë agresive. Mbajeni në mend se është detyrë primare që të zgjidhni ndonjë mosmarrëveshje dhe jo vetëm të fitoni në ndonjë grindje verbale.
Përmbaju temës!
Kur grindesh me dikë, përmbaju asaj rreth së cilës është paraqitur mosmarrëveshja.
Mundohu të diskutosh në ambient privat
Kurrë mos u grind para personave të tjerë, sepse zënkën do ta shndërrojmë në përpjekje për ta mundur personin tjetër.
Pranoje kur ke gabuar!
Më mirë është ta pranosh gabimin, të kërkosh falje dhe ta tejkalosh atë moment, sepse personi tjetër zakonisht e vlerëson kërkim-faljen.
Respektoji mendimet e të tjerëve!
Pa marrë parasysh faktin se nuk pajtohesh me të, duhet të mësohesh të pranosh qëndrimet e të tjerëve.
Mos hyr në detaje të panevojshme!
Për shembull, shoqja ka harruar të ta kthejë CD-në dhe rreth kësaj jeni grindur, mirëpo pastaj grindja është përhapur në atë nëse ajo ka harruar të ta kthejë të mërkurën apo të enjten. Pa marrë parasysh se çfarë dite është, në këtë rast, është një fakt i parëndësishëm.
Të përqendroheni në problemin
Kurrë nuk duhet folur për simptomat, por për shkaktarët. Pra, mendoni rreth asaj se çfarë të mundon dhe renditet në mendimet tuaja.
Shmange sulmin direkt verbal!
Frenohu nga dëshira që në mungesë të argumenteve të mira, të sulmosh bashkëbiseduesin me të gjitha mjetet. Pra, mos e ofendo bashkëbiseduesin tuaj, pra mos e shuaj dembel, trashaluq apo marroq.
Mos ndërprit!
Mos e ndërprit bashkëbiseduesin tuaj derisa e jep qëndrimin tij. Lëre të thotë se çfarë e mundon dhe pastaj nisu me argumentet tuaja.