Si te humbesh peshe me aktivitet fizik

Si te humbesh peshe me aktivitet fizik
Nuk mjafton vetëm dieta për tu dobësuar, duhet edhe aktiviteti fizik. Ja disa këshilla se si të humbni kilet e tepërta:

45 minuta në ditë - Nëse vërtet i keni vënë vetes qëllim për tu dobësuar duhet të bëni aktivitet fizik 250 minuta në javë. Duke kaluar këtë limit arrihet humbja në peshë. Nëse stërvitesh më pak se 45 minuta në ditë, atëherë vetëm sa nuk shëndoshesh, por mbahet pesha trupore që keni pasur përpara se të fillonit stërvitjen.

Dëgjoni muzikë kur stërviteni - Sipas një studimi të një psikologu sporti në Universitetin e Londrës, muzika rrit rezistencën rreth 15% më shumë.

Ec me shpejtësi 4km/h - Është shpejtësia ideale për të bërë një shëtitje që duhet të zgjasë rreth 1 orë.

Vrapimi mbrapsht - Të vraposh mbrapsht është më e efektshme se thjesht të vraposh. Ky lloj vrapimi rrit konsumin e oksigjenit, djeg më shumë kalori dhe përmirëson punën e aparatit kardiovaskular.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama