Mos i ofendoni koleget
Kurre mos u perzieni ne punet e kolegeve dhe mos i ofendoni ata me qellim me komentet, shakate, nderhyrjet apo ofendimet tuaja. Kur marredheniet ndernjerezore te prishen nje here, veshtire eshte qe perseri te krijohet ajo afersi qe ka mbreteruar me pare. Nese tanime ju ka ndodhur qe t’i ofendoni koleget, atehere bejeni hapin e pare kah pajtimi.
Humori
Gjithçka merreni me nje doze humori. Nga qeshjet dhe disponimi i mire askush nuk ka pare te keqe. Po ashtu, mundohuni qe gjithhere te jini te natyrshem, spontane, por me kulture. Thjeshte, mos insistoni ne formalitete, meqe kjo ndikon negativisht ne marredheniet ne zyre.
Mendoni pozitivisht
Dihet mire se mendimet pozitive ndikojne mire ne disponim. Nese ju jeni ne humor (disponim) te mire, kjo do te ndikoje pozitivisht edhe te njerezit qe ju rrethojne. Ky quhet reaksion zinxhiror.
Bashkendjeni me te tjeret
Gjithmone shprehni mirekuptim ndaj personave me te cilet flisni. Mesohuni qe ta degjoni bashkebiseduesin, lejoni edhe te tjereve qe t’i shprehin mendimet e tyre.
Pershtatshmeria
eshte me rendesi qe te jini te pershtatshem dhe te mund te ndryshoni qendrimin, kur kete e kerkojne rrethanat. Nuk eshte mire qe gjithmone te jini ‘kull’, sikur qe nuk eshte mire qe gjithmone te jini agresive, apo formale. eshte mire qe te dini te pershtateni me momentin dhe me personin me te cilin flisni dhe qe, ne forme te duhur, ta shprehni disponimin tuaj.