Mendo pozitivisht - Eliminoni nga fjalori juaj fraza si “nuk do ia dal dot mbanë” apo “është e pamundur”.
Mëso të thuash JO - Nëse kërkoni t’i merrni përsipër të gjitha përgjegjësitë, ankthi juaj vetëm sa do të shtohet. Merrini gjërat me radhë, mundësisht duke filluar nga ajo më e bezdisshmja.
Përcakto objektivat - Përqendrohuni në atë që doni të bëni dhe bëjeni.
Gjeni kohë për veten - Kënaquni duke dalë një mbrëmje me miqtë apo duke u marrë me sportin që ju pëlqen.
Shëtit në ajër të pastër - Gjelbërimi të qetëson dhe të ndihmon të kthjellohesh.