Ushqimi dhe tretja
Nervat endacakë lëshojën sinjale në stomak, i cili fillon të sekretojë acide të cilat ndihmojnë në tretjen e ushqimit. Pankreasi fillon të hedhë jashtë insulinën. Mëlçia vihet në “lëvizje” për të aktivizuar gjithë kimikatet e trupit në mënyrë që të rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak, apo ta rikthejë atë në nivelin e mëparshëm. Qenia njerëzore gjithmonë ka qenë në kushtet e një marrëdhënieje mjaft të ndërlikuar me ushqimet. Për t’u mbajtur gjallë organizmi ka nevojë për të gjithë përbërësit organikë e inorganikë të cilët merren me anë të ushqimit, apo marrin prej tij energji për të kryer funksione të ndryshme. Por disa njerëz e ndjejnë të nevojshme të hanë pak e disa më shumë. Sot gjithnjë e më tepër njerëzit janë të interesuar të konsumojnë ushqime sa më të domosdoshme dhe që sjellin sa më pak probleme me shëndetin.
Faktorët nxitës të oreksit
Në rutinën e përditshme ne e mësojmë trupin tonë, në mënyrë të tillë që të ushqehemi gjatë tre vakteve: mëngjes, drekë dhe darkë pothuajse në të njëjtin orar. Arsyeja është se ju ndiheni të uritur sepse edhe gjatë 100 ditëve të kaluara ju keni ngrënë gati-gati në të njëjtin orar. Është vënë re se sistemi i trurit të njeriut duke parë fotot e ushqimeve të ndryshme arrin të bëjë dallimin mes ushqimeve që ai pëlqen dhe atyre që nuk pëlqen. Trupi parashikon këtë veprim të sistemit në momentin kur informacioni për pëlqimin e një ushqimi kalon në tru. Kjo është arsyeja pse në gojë fillon prodhimi i sekrecioneve të ndryshme, në varësi të shihej së ushqimit që përfytyrojmë apo shohim. Faktorë të tjerë ndikues janë shumëllojshmëria e ushqimeve të provuara dhe të dëshiruara gjatë ngrënies. Nuk mund të lihet pa përmendur ndikimin nxitës të aromave tipike të ushqimeve dhe nuhatjes. Nuhatja është një nga çelësat kryesorë i cili i sugjeron trupit tonë për ushqimet që kemi pranë. Kur këto shenja shkojnë deri në tru, trupi ynë fillon të sekretojë insulinën, e cila na bën të mendojmë se jemi të uritur. Sharon Dalton thotë se: Aromat dhe nuhatja bashkë aktivizojnë ujëvarën e oreksit.
Prania e mikrobeve në aparatin tretës
Mikrobet i krijojnë trupit mundësinë për të sintetizuar vitaminat e nevojshme për stomakun, rregullojnë sistemin imunitar, si dhe nivelin e serotoninës. Ato ndikojnë në mënyrën e tretjes së ushqimeve, po ashtu edhe në ndryshimin e peshës trupore. Pjesa më e madhe e mikrobeve që jetojnë në trupin e njeriut qëndrojnë në aparatin tretës. Ato hyjnë nëpërmjet gojës me ushqimet që në muajt e parë të jetës, madje edhe që para lindjes me lëndët që përthithen nga trupi i nënës. Në kohët e para kur shkenca mjekësore nuk ishte formuar ende ato ishin të vetmit mbrojtës të organizmit. Ashtu si gjallojnë mikrogjallesat që shkaktojnë sëmundje të ndryshme, po ashtu gjallojnë edhe mbrojtësit e organizmit. Këto mikrogjallesa kryejnë disa funksione gjatë tretjes së ushqimeve.
Mbipesha, problemet dhe çrregullimet e ushqimit
Obeziteti dhe mbipesha janë probleme që prekin një numër gjithnjë e më të madh të njerëzve në ditët e sotme. Janë një sërë faktorësh që shkaktojnë këtë problem, çrregullimet e ushqimit, jeta sedentare, probleme të metabolizmit etj. Por mbipesha nuk përbën më vetëm një problem estetik, por shkakton shumë probleme në lidhje me shëndetin. Obeziteti dhe depozitimi i masës dhjamore në pjesën e barkut përbëjnë faktorë rreziku për shumë sëmundje si: veshkat, diabeti, sëmundje kardiovaskulare etj. Korrigjimi i këtyre problemeve për të shmangur pasojat e tyre në lidhje me shëndetin bëhet vetëm nëpërmjet një dietë të ekuilibruar, që do të thotë një dietë që duhet të përmbajë të gjithë ushqimet, por në sasi të caktuara sipas nevojave fiziologjike të gjithsecilit.
Nevojat e vazhdueshme të trupit për ujë
Jo vetëm që trupi ka nevojë për ujë, por uji gjithashtu pengon shëndoshjen. Një njeri që pi ujë në mënyrë të vazhdueshme gjatë ditës, nuk ndien shumë uri. Ngrënia e frutave dhe e zarzavateve të freskëta, mundësisht të pagatuara, përdorimi i kufizuar i karbohidrateve si: buka, sheqernat kthehen shpejt në dhjamë, zgjedhja me kujdes e ushqimeve sidomos atyre të gatuara, mënjanimi i ushqimeve "të shpejta" e të skuqura, aktiviteti, etj. të cilat ndihmojnë shumë në rënien e peshës. Për këtë është e nevojshme të dihet se cilat ushqime janë të dobishme, neutrale, dhe cilat janë të dëmshme për një njeri në bazë të grupit të gjakut që ai njeri ka. Por uji mbetet një nga komponentët më të rëndësishëm, që pengon shëndoshjen.
Efektet e vitaminave dhe kripërave minerale
Vitaminat dhe kripërat minerale e ndihmojnë trupin që të ruajë një formë sa më të mirë. Një dietë e mirë duhet të sigurojë të gjitha vitaminat dhe kripërat minerale që janë shumë të nevojshme për organizmin. Edhe pse duhen në sasi të vogla ato janë të pazëvendësueshme. Ato veprojnë së bashku. Kripërat minerale ndihmojnë në strukturat kockore, krijimin e një ekuilibri të sistemit ujor të organizmit, nervat dhe reagimet muskulore. Materiale të rëndësishme janë: kalciumi, fosfori, magnezi, hekuri, sulfuri, sodiumi, potasi dhe zinku. Disa vitamina si A,E, D, K mund të magazinohen, ndërsa vitaminat C dhe B kompleks duhen marrë rregullisht. Nëse frutat dhe perimet gatuhen, vitaminat dhe kripërat minerale humbasin shumë nga cilësitë e tyre. Mjaft vitamina përmbajnë dhe lëkurat e frutave.
Këshillat e duhura për një dietë të përshtatshme:
1- Edhe pse frutat e thata nuk përmbajnë yndyrë dhe kalori, është mirë t'i konsumosh
2- Buka bën pjesë tek karbohidratet te cilat janë një burim shumë i rëndësishëm energjie për organizmin
3- Gjatë ditës duhet të konsumohen tre vaktet kryesore: mëngjesi, dreka dhe darka dhe dy deri në tre vakte të ndërmjetme: paradite, zemër
4- Dietat e shpejta nuk janë zgjidhja e duhur për t'u dobësuar
5- Është e shëndetshme të përzihen karbohidratet me proteinat