Si te kuptojme dhe si te sillemi kur mashkulli genjen

Si te kuptojme dhe si te sillemi kur mashkulli genjen
Djemte genjejne per diçka mesatarisht gjashte here ne dite. Nje specialist i njohur lidhjeve John Amodeo shpjegon 10 genjeshtrat me shpesht5a qe burrat ua thone te dashurave te tyre ose bashkeshorteve, dhe pse ata detyron te genjejne. Shpesh femrat ankohen se meshkujt genjejne shume dhe durojne shume pak. Edhe pse eshte e vertete shprehja se partnerit nuk i duhet treguar gjithçka, studiuesit kane arritur te evidentojne dhjete genjeshtrat me te perdorshme nga meshkujt, ato qe do te vinin ne alarm çdo grua, perveç atyre qe kur dashurohen humbin arsyen dhe arrijne te "hane" gjithçka. Le t‘i zbulojme se bashku dhe te mos harrojme se ndonjehere jane ato qe na nxjerrin nga situata, por jo gjithmone.

Genjeshtra numer 10: Kam ngecur ne trafik

“Ai mendon se eshte me e lehte te thuash kete genjeshter, sesa te perpiqet te shpjegoje arsyen e vertete pse eshte vone”, thote John Amodeo, autori i librit “Zemra autentike”. “Mos harroni-thote ai, meshkujt nuk jane aq te mire sa femrat per te komunikuar”. Dhe me e bukura eshte se burri do ta thote kete genjeshter, edhe nese ai do te kishte nje arsyetim me se legjitim per vonese. Edhe pse eshte nje genjeshter e vogel, mos pranoni tua hedhe, se ne fund te fundit mbetet serish nje genjeshter.

Genjeshtra numer 9: “Ajo nuk ishte e shtrenjte”

“Burrat jane si lodrat, dhe ata nuk deshirojne mosaprovimin tuaj per diçka, edhe nese ju nuk ndani nje llogari bankare me te”, thote Amadeo. Ai mund te genjeje, per te provuar se ai eshte i pergjegjshem me parate, thote Barton Goldsmith, autor i librit “Emotional Fitness for Intimacy”. “Ai nuk deshiron te mendoje qe ju i mbani nje pjese te fondeve poshte vijes se lejueshme, dhe ai mund t’i prishe te tere leket per te blere gjerat te tipit si nje TV plazma”.

Genjeshtra numer 8: “Une jam ne rrugen time”

Djemve zakonisht nuk para u pelqen kur ju parashikoni qe ai t’ju takoje ne ndonje ngjarje dhe ata nuk deshirojne qe ju ta ndiqni. Gjithashtu ata nuk pelqejne takimin me familjen tende. Duhet te mos harroni se ai nuk mund te refuzoje pa marre parasysh zemerimin tuaj. Ndaj duhet t’i ushtroni atij presion te lehte qe mos t’iu genjeje per te refuzuar takimet.

Genjeshtra numer 7: “Une nuk kam pire shume”

Kjo genjeshter mund te kthehet ne nje problem serioz, dhe jemi duke folur per lidhjen tuaj. Nese ai thote shpesh se e ka problem çeshtjen e alkoolit, ju duhet te flisni me te se sa e perqendruar jeni ju ne kete çeshtje, dhe t’i flisni atij butesisht. Dhe bisedat duhet t’i beni kur ai te jete i qete.

Genjeshtra numer 6: “Me fal, nuk e pashe telefonaten tende”
Genjeshtra numer 5: “Nuk kisha bateri” dhe
Genjeshtra numer 4: “Nuk kisha sinjal”
Keto tre genjeshtra do te thone te njejten gje: ata e kane pare telefonate tende. Po pse genjejne? “djemte shpesh kane frike tua thone ne sy te verteten, sepse ata kane nevoje te kalojne disa kohe edhe vetem”, thote Amodeo”. Ju duhet ta lini te vetem duke mbajtur mbi te nje kontroll te lehte dhe lereni ate qe ta marre malli per ty.

Genjeshtra numer 3: “Jo, fundshpina juaj nuk duket dhe aq e madhe”

Shikoni, ne qofte se ju e mbysni ate me pyetje qe vendin e pare, ai do te detyrohet te te genjeje. “Çdo mashkull ka nje shok, thote ai, une njehere iu pergjigja gabimisht pyetjes se saj, dhe e dashura ime nuk deshiroi te beje seks per nje vit”, thote Goldsmith. Nuk ka pergjigje te sigurta, dhe ai per te mos rrezikuar do t’iu genjeje per permasat tuaja. Doni nje keshille te ndershme: Me mire pyesni nje nga shoqet e tuaja.

Genjeshtra numer 2. “Kjo eshte birra ime e fundit”

Ekspertet tane thone se kur ju e merrni ne telefon dhe ai iu pergjigjet keshtu, ai iu genjen, sepse ai nuk do te çohet nga tavolina, pasi deshiron te harxhoje me shume kohe me miqte e tij. Dhe e bukura eshte, se edhe ai nese ai jua thote tre here brenda nje nate, çdo here ai e beson ate qe thote.

Genjeshtra numer 1. “Asgje s’po shkon keq, une jam mire”

52 per qind e meshkujve ua kane thene te dashurave te tyre kete genjeshter. Duke iu referuar eksperteve, ata e thone kete per te evituar dramat dhe per te mbrojtur krenarine mashkullore. Meshkujt e dine se ata nuk jane te mire ne artikulimin e asaj se çfare ndjejne dhe ata e kane me te lehte t’ju thone juve kete fraze. Pra, eshte me e lehte per ata t’ju mbajne juve ne kete situate, prandaj jepini atyre dy dite kohe, dhe me pas pyeti serish nese ai eshte ende i zhgenjyer. Pastaj ai mund t’ju thote te verteten.

Ja dhe disa nga genjeshtrat kur eshte ende fillimi

-Do te te telefonoj une

Kjo eshte nje nga genjeshtrat me te zakonshme te meshkujve. Qe nuk do ta beje eshte e sigurt, por per arsyet mund te diskutohet gjere e gjate: Ndoshta nuk eshte plotesisht i bindur dhe deshiron t‘i jape vetes nje mundesi, ndoshta nuk do te ta thote ne sy se nuk i je dukur interesante dhe se nuk do te kete nje here te dyte. Mos prisni me shprese dhe mbi te gjitha mos nisni te mendoni me vete: Ndoshta nuk ka bateri, ndoshta e ka telefonin fikur, ndoshta eshte shume i zene me pune, nuk ka kohe, apo eshte i semure.

-Nuk dua te bej seks, ajo qe me intereson eshte te rri me ty.

Domethene nuk do te isha ketu nese nuk do te doja te beja dashuri me ty. Objektivi eshte te qetesoje vajzen e gjore dhe te mos e beje te ndihet nje objekt seksual. Por domethenia e vertete e kesaj fraze eshte: Do te genjeja nese do te thosha se nese nuk do te kisha mundesi te shkoja me vone me ty, nuk do te isha ketu duke humbur kohe.

-Nuk do t‘ia tregoj filmimin tone askujt

Domethenia: Sigurisht qe nuk dua t‘ua tregoj filmimin te gjitheve, vetem miqve te mi me te mire. Mes te tjerash, te xhirosh nje film hard me nje djale dhe ta lesh qe te jete ai qe ta ruaje, eshte garancia me e mire se do te kthehet ne menyre shantazhi. Mund te jete nje menyre e mire per t‘ua treguar jo vetem ju, por pas ndarjes, familjes apo te dashurit tuaj te ri.

-Me ty kam provuar kenaqesi te jashtezakonshme ne krevat

D.m.th: nuk je keq. Me kusht qe te mos kete qene hera e tij e pare dhe te kete probleme serioze me kujtesen, nje mashkull nuk mund te kujtoje detajet e te gjitha hereve qe ka bere seks. Ndoshta po jua thote me shpresen qe edhe ju te thoni te njejten gje duke vene ne dukje zotesine e tij, ose ndoshta ka qene teresisht bujar ne gjykimin e tij.

-Te dua

Domethene me pelqen shume dhe te kam xhan. Zakonisht, kjo thuhet pas asaj qe femra ju ka thene me pare. Atij i pelqen shume te rrije me te, d.m.th te shkoje ne shtrat dhe nese sintonia emotive eshte e forte ai ndihet thuajse i detyruar t‘i pergjigjet ndjenjes se saj nga frika se mos e humb.

-Nuk jam i martuar

Do te thote nuk kam nje lidhje serioze me time shoqe. Tradhtia dhe genjeshtra shkojne perkrah. Nje numer i madh meshkujsh edhe pse te martuar dhe me familje, sillen si beqare sapo ju jepet rasti i pare. E veshtire eshte te genjesh kur ne shtepi ke nje grua te padurueshme. Nese keni edhe me te voglin dyshim se ka nje lidhje tjeter apo eshte i martuar, çojeni punen deri ne fund per ta demaskuar.

-Nuk eshte faji yt, eshte i mi

Domethene eshte faji yt, por nuk mund ta them. Ankthi me i keq i nje djali eshte marrja e pergjegjesive te ndarjes dhe lotet e vajzes ne kete moment. Mund t‘i thote gjithçka per te mos e pare duke qare. Nje tjeter variant: Je shume e mire per mua, nuk te meritoj.

-Nuk ia kisha thene askujt me pare

Domethene deri tani nuk ta kisha thene. Nuk eshte e zakonshme qe nje djalosh t‘u beje te njejtat biseda vajzave me te cilat ka dale, sidomos nese eshte i sigurt qe ka goditur ne shenje.

-I adhuroj prinderit e tu

Domethene une do perpiqem te shkoj mire me prinderit e tu qe ti i do shume. Nese ai eshte i zgjuar e di qe nje vajze e lidhur me prinderit do te mendohet gjate per t‘u lidhur me dike qe nuk i ka qejf prinderit e saj, kjo sepse ka nevoje per aprovimin e tyre.

-Nuk kam qene kurre i lidhur me ate vajze

Kjo do te thote po kam qene i lidhur, por nuk mund ta them se ti do beheshe si histerike. eshte rasti klasik kur ajo qe pyet nuk mund te degjoje nje pergjigje te sinqerte, por nje pergjigje ngushelluese. Keshtu qe ai genjen per te parandaluar pyetjet dhe hollesite qe do te vijne me vone; si nisi lidhja, ku u njohet, kush ju prezantoi sa kohe ndenjet bashke, pse çfare ka ajo me shume se une, çfare te ka pelqyer tek ajo, te pelqen akoma etj.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama