Si te largohet ‘teprica’ nga barku?
- Botuar: 14 vite më parë
- Shkruar nga:
Pas lindjes, indi dhe muskujt e barkut bëhen më të lëshuar, të butë, ndërsa organet e brendshme të barkut e spostojnë lëkurën e barkut nga jashtë. Muskujt e sforcuar te barkut, megjithatë i tërheqin organet nga brenda dhe janë mbajtës të mirë për boshtin kurrizor. Për të arritur këtë dukuri, është mirë që të bëni ushtrime të barkut, sepse ato lëvizin edhe grupin e thellë të muskujve të barkut. Nëqoftëse gjatë shtatzënisë vie deri tek grumbullimi i masave yndyrore, atëherë juve do t’ju ndihmoj vetëm ushqimi i shëndoshë dietal. Nëse është problemi tek lëkura e tepërt e barkut të varur, ushtrimet e barkut mund t’ju ndihmojnë në forcimin e muskujve.
Megjithatë, zgjidhja e vetme e lëkurës së varur, së bashku me masën dhjamore, është intervenimi kirurgjik estetik - abdominoplastika, por këtë duhet ta planifikoni vetëm atëherë kur përfundojnë lindjet, sepse nëse do të lindni sërish, do të paraqiten strijat dhe lëkura e tepërt. Nëse planifikoni ende lindje, atëherë nuk preferohet intervenimi estetik, por ushtrime dhe masazhe të barkut dhe dush, njëkohësisht me ujë të ftohtë dhe të ngrohtë, për të rritur qarkullimin e gjakut.
Duhet të ndërprisni pirjen e duhanit, pasiqë, nikotina e dëmton indin e kolagjenit, i cili lëkurës i jep elasticitet.