Si te qendrojme larg intolerances ushqimore

Si te qendrojme larg intolerances ushqimore
Gjëja e parë që duhet bërë, nëse s’dëshironi që të jeni viktimë e këtij fenomeni është eliminimi i toksinave për të pastruar mëlçinë. Kushdo që dëshiron t’i nënshtrohet një trajtimi për desensibilizim (mënjanim i reaksioneve alergjike) kundër intolerancave ushqimore duhet të bëjë një linfodrenazh (lloj masazhi) për të larguar shpejt helmet nga trupi dhe për të favorizuar rivendosjen e ekuilibrit të funksionit të zorrëve. Për këtë arsye nevojiten çajet bimore për ta pastruar tërësisht mëlçinë; desensibilizuese dhe me veprim kortizoni, për të ulur simptomologjinë. Ndër çajet më të këshilluara janë helikrisi (kundër helmimit) dhe ribesi i zi (kundër fryrjeve të barkut).

Çajet për mëlçinë

Nëse kërkoni çaje që kanë efekt pastrues, atëherë provoni këtë përzierje: 60 g lule helikrisi (veti kundërhelmuese); 20 g hisopi (veti pastruese); 20 g rizomë (veti diuretike dhe pastruese). Në qoftë se ndiheni të stresuar, nervozë, keni ankth, përzierja e çajeve që duhet të përdorni është: 30 g gjethe ribesi të zi (lehtësues, antipletorik); 30 g rrënjë luleradhiqe (me veti diuretike, laksative); 40 g lule murrizi (veti qetësues i sistemit nervor, kundër ankthit).

Përgatitja e çajeve

Para përdorimit, shtoni një lugë gjelle përzierje me çajet që përmendëm më lart në një tas me ujë të ngrohtë. Prisni disa çaste, pastaj kullojeni çajin dhe pini dy filxhanë në ditë.

Shenjat e intolerancës me bakër dhe zink

Për të kontrolluar shenjat e intolerancës ushqimore, mund të mbështeteni te disa shenja: bakri dhe zinku, mungesa e të cilave është e lidhur ngushtë me praninë e fenomeneve alergjike. Ju mund t’i gjeni ato të gatshme të përziera te barnat, te sektori homeopatik, që absorbohen lehtë nga organizmi. Doza mesatare është 40 pika, dy herë në ditë.

Fëmijët që kanë probleme me intolerancën ushqimore

Shenjat janë nga më të ndryshmet dhe mund të ngacmojnë aparatin gastrointestinal me të vjella, por intolerancat ushqimore mund të shkaktojnë edhe diarre, kolit; mund të irritojnë aparatin e frymëmarrjes me kollë, astmë dhe rinit; lëkurën me ekzema dhe ortikarie të përhapura në të gjithë trupin. Në qoftë se analizat e gjakut përjashtojnë alergjinë, çështja ndërlikohet më shumë dhe ndoshta bëhet fjalë për intolerancë ushqimore. Çështja mund të kthehet në një mister të vërtetë për pediatrin, i cili po përballet me një simptologji të paqartë dhe shumë të vështirë për t’u identifikuar.

Zakonisht, 20% e shenjave të perceptuara si alergji janë të rreme. Nga pesë fëmijë të dyshuar me alergji, vetëm një rezulton pozitiv ndaj testit dhe diagnoza e intolerancës është e vështirë për t’u provuar. Kështu, për të parë më qartë duhen mbledhur informacione rreth familjes: nëna dhe/ose babai janë ose kanë qenë alergjikë, a ka pasur ndonjë sjellje të çuditshme të fëmijës ndaj ndonjë ushqimi, por edhe të nënës gjatë ushqyerjes me gji.

Shumë kujdes duhet të bëjnë nënat e reja kur ushqejnë foshnjat me gji: vaktet nuk duhet të jenë afër njëra-tjetrës. Duhen të paktën pesë ose gjashtë muaj që mukoza delikate e aparatit tretës të bebes të durojë një ushqim të fortë. Te personat me intolerancë ushqimore, fenomenin e shkakton një deficit enzimash. Si është e mundur kjo? Nuk keni pse të shqetësoheni, por mjafton të shikoni me vëmendje ushqimet që konsumoni, ose mënyra e të ngrënit, për shembull zierja e ushqimeve, pjekja; konsumoni më shumë ushqime të ndenjura apo të freskëta. Në rast se dyshoni te ndonjë ushqim që u shkakton intolerancën, atëherë provoni ushqime të tjera, duke shmangur në maksimum ngacmuesit. Qumështi për shembull, nuk duhet eliminuar krejtësisht, sepse në të kundërt mund të nxisim mangësinë e rrezikshme të kalciumit.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama