Te gjithe meshkujt dhe femrat, pa dallim shtrese, krahine, ideje, pohojne se kur njeriu arrin te 50-at i duhet te beje zgjedhje shume te rendesishme ne jete, madje ne kete moshe jeta mund te marre nje drejtim krejt ndryshe nga ajo qe ka pasur deri ne ato momente. Pas peripecive te shumta qe kane hequr, ka persona qe vendosin t’ia nisin edhe nje here nga e para. Keshtu ka bere edhe nje zoteri, i lodhur nga jeta dhe njerezit qe e rrethonin. “Jam ngopur me kete jete.
Nuk e dua me, por mund ta merrni ju nese deshironi. Une dua nje fillim te ri”. Ian Usher, nje anglez qe jeton ne Australi, jeta e te cilit eshte e mbushur me suksese e deshtime, perfshi ketu edhe martesen, ka gjetur menyren me te mire per te vene ne vend gjithçka, fale ankandit te pare te nje ekzistence te plote. Fillimisht ka vendosur te revolucionoje jeten e tij (te pare), duke filluar me shtepine dhe gjithçka tjeter qe zoteron, makinen, motorin, veshjet, madje edhe fotografite e vjetra. Ai ka vendosur te hape nje ankand per te shitur te gjitha sendet qe dikur ishin pjese e jetes se tij. “Kur gjithçka te kete perfunduar do te dal nga dera, do te marr portofolin, pasaporten dhe do te filloj nje jete tjeter”, ka thene ai.
Gjithçka do te rifilloje nga nje enderr e parealizuar, nga nje projekt i paarritur, nga nje institucion qe meriton perballjen. Nje prej tyre eshte edhe Arianna Huffington, profesionistja numer nje e blogjeve te rrjetit. Ajo ka krijuar dy blogje politike: “pre-Huffington” dhe “post-Huffington”. Edhe ne jeten e saj private ka nje “para dhe pas”, pasi per vite me radhe ka qene bashkeshortja e nje deputeti republikan. Arianna ka tentuar ta provoje vete aventuren politike. Por, ne fakt, vetem tre vjet me pare mendoi se ideja per te eksploruar internetin ishte vertet interesante.
Stella Rimington, gruaja e pare drejtuese e Sherbimit Sekret Britanik, ka bere rolin e spiunes per 27 vjet, duke drejtuar njerez dhe misione te pamundura nga Bejruti ne Stamboll, nga Havana ne Shangai. Per shume çeshtje ajo ka zgjedhur heshtjen, ashtu siç i ka hije profesionit te saj, por ne fakt preferoi te shkruante nje triller, duke fituar edhe nje dore te mire parash. Nuk ka aspak lidhje me Patricia Cornwell, e cila nga analiste informatike ne nje zyre mjekesore te Virxhinias u shnderrua ne nje autore bestseller nderkombetare.
E ka shnderruar jeten e saj prej 50-vjeçareje ne nje perralle, duke u perfshire ne klasifikimin e super te pasurve te revistes “Forbes”. Mac Ladreit de Lacharrière, ish-themeluesi i revistes “Mademoiselle”, punonjes ne kompanine “L’Oreal”, thote: “Rreziku eshte pjese e ADN-se sime. E kam njoftuar agjencine time per diçka te re deri ne nje fare pike, sepse aq kam pasur mundesi”.
Ata qe vendosin te vazhdojne gjithçka nga e para nuk jane vetem njerez te famshem e me pushtet. Nje personazh i njohur qe i bashkengjitet listes se gjate te personazheve te famshem eshte Bill Gates, i cili tani e tutje do te merret vetem me filantropi. Te gjithe meshkujt dhe femrat, pa dallim shtrese, krahine, ideje, pohojne se kur njeriu arrin te 50-at i duhet te beje zgjedhje shume te rendesishme ne jete, madje ne kete moshe jeta mund te marre nje drejtim krejt ndryshe nga ai qe ka pasur deri ne ato momente. Ne kete pike jane dakord 36 per qind e te intervistuarve.
“eshte nje terheqje drejt se ardhmes. Edhe kundrejt qellimeve profesionale ende te papermbushura ka ekzistuar nje lloj besimi i paperfytyrueshem deri para pak vitesh, kur ishte mit te beje karriere deri ne moshen 35-vjeçare. Nese nuk kishe arritur te perfundoje gjithçka brenda kesaj moshe duhej patjeter te hiqje dore. 31 per qind e te anketuarve pohojne se mosha 50-vjeçare eshte periudha me e mire ku njeriu mund te afirmohet ne çdo drejtim. Te gjithe jane te bindur se nuk eshte momenti i duhur per t’u terhequr si profesionalisht ashtu edhe ne jeten private”, thote nje psikolog. Kete e konfirmojne edhe pjese te tjera te studimit: shume njerez, pasi kane mbushur te 50-at, kane pasur nje zhvillim mjaft domethenes ne pune. “Pas pohimit qe mosha 50-vjeçare eshte nje moment i rendesishem per zgjedhjet vendimtare, fshihen dy perberes: nga njera ane jane idealet, te cilat nuk kane arritur te realizohen, ndersa, nga ana tjeter, deshira per te rifituar gjerat e humbura ne jeten private. Te besh nje ndryshim rrenjesor ne jete do te thote t’i riparosh keto aspekte private”, pohon psikologu.
Mosha 50-vjeçare eshte momenti i ndryshimeve magjike: mjeke qe lene gjithçka per t’u bere shefa, avokate qe per nje dite hapin bare ne Karaibe, shtepiake pasive qe drejtojne boten e biznesit. “Ne moshen 50-vjeçare jemi balle per balle me limitet tona. Kemi endrra te çuditshme qe lidhen ngushte me mundesite tona. Mosha e duhur per te ndryshuar eshte ajo 45 vjeçe. Perballe kemi nje jete te dyte”, shton ai. Nje mundesi mund te te jape shume, edhe pse “jeta e dyte” cilesohet shpesh si me e kenaqshme se e para. Meshkujt ndryshojne me shume. Grate jane gati per aventura te reja, vetem nese ne mes jane pasionet dhe interesa vertet te forta.