Si te shtojme fuqine e trurit

Si te shtojme fuqine e trurit
A e keni ditur se ushtrimet kardiovaskulare ne te vertete ndertojne me shume neurone ne tru? Pjesa e trurit qe me se shumti ndikohet nga krijimi i ri i ketyre neuroneve quhet dentate gyrus. eshte pjesa e trurit e cila krijon memorie te reja. Por kjo nuk eshte e tera, sepse ushtrimet kardiovaskulare gjithashtu edhe sforcojne lidhjet nurale keshtu duke i bere ato me te shpeshta e cila ne anen tjeter forcon aftesite tua te procesimit dhe ruajtjes se informatave. Dhe nese kjo nuk mjafton, studimet tregojne se ushtrimet kardiovaskulare ndihmojne ne trajtimin e depresionit, dhe ngadalesojne semundjet si Alzheimerit dhe Parkinsonit. Kjo eshte mese e domosdoshme per ata qe vene ne perdorim trurin per çdo dite.

Si ndihmojne ushtrimet me pesha

Shumica e studimeve ne shendetin e trurit jane kryer me ushtrime kardiovaskulare thjeshte per faktin se eshte shume me e lehte per dike qe te ece sesa qe te punoje me pesha. Por mos e lere keto ushtrime jashte mundesive. Çfare arrijne ushtrimet me pesha qe ato kardiovaskulare nuk e arrijne eshte shtimi i ndertimit te hormoneve si testosteronet dhe zhvillimin e hormoneve qe ne anen tjeter ndikojne ne trurin tuaj. Hormonet kontrollojne çdo proces ne trupin tuaj.

Pas moshes 25 vjeçare hormonet si testosteroni fillon ngadale te zvogelohet tek meshkujt dhe femrat. Shenjat e zvogelimit te testosteronit jane zvogelimi i epshit por gjithashtu edhe zvogelim ne motivim, shtim peshe, energji te zvogeluar, mendime te erreta qe gjithashtu mund te te shpien ne depresion. Te ushtrosh me pesha ndihmon ne stimulimin e sistemit nervor qe te zhvillohet dhe te perterihet prape.

Si funksionon dieta ne tru.

Truri i njeriut eshte nje organ shume kompleks dhe ne menyre qe te funksionojne ashtu si duhet atyre ju duhet nje mori “blloqe ndertimi” si acidet yndyrore esenciale, amino acidet, vitaminat dhe mineralet dhe uji. Nje pjese e mire e trurit (60% e peshes se saj) perbehet nga dhjami. 20% e dhjamit te trurit eshte nga acidet yndyrore esenciale omega-3 dhe omega-6. Ato jane emeruar si ‘esenciale’ sepse nuk mund te prodhohen nga vet trupi dhe keshtu duhet te sigurohen nga jashte drejtpersedrejti nga dieta (te ushqyerit). Keto acide yndyrore esenciale jane pergjegjese per percaktimin e struktures se qelizave te trurit dhe keshtu kuptohet se duhet konsumuar ne sasi te barabarte ose mund te shpie gjer te semundja.

Neurotransmetuesit kalohen nga dhe brenda trurit duke mundesuar neuronet te komunikojne me njeri tjetrin. Amino acidet jane blloqet ndertuese qe perdoren per ti prodhuar neurotransmetuesit dhe po sikur acidet yndyrore esenciale, ne gjithashtu kemi 11 amino acide esenciale qe duhet ti konsumojme permes dietes (se ushqyerit) per te pasur funksion te mire te trurit. Keto neurotransmetues gjithashtu luajne rol ne ate se si ndiheni. Per shembull amino acidi trzptofan (qe gjendet ne gjel deti) prodhon serotonin i cili ndihmon te ndihemi te kenaqur.

Si funksionojne ushtrimet e trurit

Kjo liste nuk do te ishte e kompletuar po qe se nuk do te shtonim edhe ushtrimet e trurit. Sikur se trupi qe gjithnje e me shume forcohet me ushtrime ashtu edhe trurit i duhen ushtrime stimuluese per tu permiresuar. Edhe pse ndoshta mund te mendosh se te kesh 20 lloje fjalkalimesh (passwords) per ti mbajtur mend eshte diçka e merzitshme, mos harro se kjo ndihmon ne permiresimin e memories.

Te luash lojera, mbushesh fjalekryqe dhe zgjedhesh enigma (gjeegjeza) eshte shume efektive ne permiresimin e funksionimit te trurit.

Kurse ne anen tjeter shterues te fuqise se trurit jane stresi dhe ankthi. Gjithashtu rutina dhe automatizimi nuk ndihmojne sepse sikurse trupi qe adoptohet me nje lloj ushtrimesh rutine dhe pas nje kohe nuk reagon dhe rezultatet ndalojne dhe ju duhet te ndryshoni ushtrimet qe beni per te arritur rezultate te mira, ashtu edhe me trurin ju duhet ta veni ne sfida te ndryshme dhe jo gjithmone te ngjashme.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama