Si ti kuptojme dhembjet e trupit?

Si ti kuptojme dhembjet e trupit?
Duke jetuar me ankthin e vazhdueshëm të dhembjeve të ndryshme të trupit humbasim shumë energji. Nëse arrijmë të kuptojmë gjuhën e dhembjeve, mund t’i dallojmë dhe t’i kurojmë ato.

Ka shumë njerëz që, edhe pse nuk janë të sëmurë, ndiejnë vazhdimisht simptoma të ndryshme: trupi i tyre shfaq pa ndërprerje shqetësime të vogla, që duke u bashkuar me njëra-tjetrën nuk kanë të ndalur. Dhembja e kokës së mëngjesit ia lë vendin djegies së stomakut para drekës, gjë që më pas nxit tretjen e ngadaltë dhe kjo pastaj dëmton kolitin. Kështu, pas një periudhe qetësie fillojnë të dhembin muskujt e qafës, që shoqërohen me dobësi të përgjithshme dhe gjithçka përfundon pas mesnatës, kur jeni përpëlitur sa andej këndej nëpër shtrat për t’ju zënë gjumi. Ditët e tyre janë si kjo që përshkruam më lart: një jetë “kundër erës”. Kjo nënkupton një shpenzim të madh të energjisë, paaftësi për të shijuar gjërat, për t’i dhënë më të mirën e vetes.

Mbi të gjitha, një ndjenjë e keqe dhe zhgënjyese, që prodhon zemërim dhe nervozizëm. Nuk është hipokondri: shpeshherë simptomat janë të vërteta. Ndjeshmëria e trupit është rritur, por nuk ekziston frika klasike e sëmundjeve. Personat që vuajnë nga këto simptoma ndihen të lodhur dhe u vjen në majë të hundës, madje heqin dorë nga lufta për t’u bërë më mirë, sepse kjo gjendje mbizotëron mbi ta. Nëse përdorin ilaçe, mund t’ju qetësohet ndonjë dhembje, por u shtohet një dhembje tjetër. Nëse përdorin kurat natyrore, para se të japin efekt, simptomat kanë ndryshuar. Në qoftë se përdorin teknikat e trupit, në fillim dhembjet qetësohen, por pas pak kohësh shtohen edhe më shumë. E   gjithë kjo duket si një situatë e pashpresë, por në të vërtetë nuk është. Nëse e njihni gjuhën e trupit, ua tregon ai zgjidhjen. Nuk ka ndonjë mosmarrëveshje të thellë për t’u zgjidhur. Kjo gjendje e paqartë tregon se ka një mungesë harmonie, e cila duhet zgjidhur menjëherë.

Shkaqet

Një zbrazësi e madhe që duhet mbushur: mungojnë interesat e vërteta dhe pasionet.

Një energji e pashpenzuar ose e keqpërdorur (seks, sport, krijimtari).

Një çekuilibër i fortë mes aktivitetit mendor/emocional dhe aktivitetit fizik.

Një jetë e përqendruar te idealet e rreme ose te nevojat e të tjerëve.

Një kronikë e çrregulluar mendore dhe praktike.

Shenjat që shfaqen më shumë

Dhembje koke, nevralgji

Dobësi, marrje mendsh

Therje në zemër

Të përziera, dhembje stomaku

Kollë, dhembje fyti, të ftohtë

Kolit, dhembje barku

Dhembje shpine

Dhembje muskulore dhe të kyçeve

Çlirojeni trupin nga ritmet e shfrenuara

Në këto raste nuk është një shenjë e vetme që shpreh diçka, por të gjitha shenjat në tërësi. Është një trup që tregon me forcë ekzistencën e një sëmundjeje të rëndësishme, që duhet parë…

Rrugëzgjidhje

Nëse jeni të stresuar dhe nuk dini ç’të bëni, mund t’ju ndihmojë një psikoterapi psikopatike, e shoqëruar me kura natyrore ose teknika trupore. Gjithsesi, për të arritur rezultatet e dëshiruara, duhet të reduktoni ritmet e shfrenuara, lodhjen e tepruar dhe ditët e çorganizuara.

Ndihmojeni trupin

Ndihmojeni trupin me aktivitet fizik konstant (2-3 në javë), pa e lodhur dhe pa e sforcuar veten. Nëse keni kohë që jeni shkëputur, duhet ta nisni gradualisht. Kjo do t’ju ndihmojë në reduktimin e simptomave dhe në rivendosjen e ekuilibrit të energjisë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama