Ne menyre qe te uleni si duhet, mbeshteteni shpinen dhe anoni lehtas prapa. Mos i kryqezoni kembet. Uluni ashtu qe te mundeni t’i qitni te dy kembet ne toke. Jane te shumte ata njerez qe as pauzen nuk e shfrytezojne per te ngrene. Sandviçin apo picen e tyre intuitivisht e pertypin prane tavolines se punes dhe nuk mendojne ne pasojat e kesaj, sikur qe jane problemet me tretje, gastriti, stresi, meqe punojne pa pauze, etj. Kjo dmth se kompjuteri ua shkaterron shendetin ne rast se e teproni me te.
Çka mund te beni per veten tuaj? Ne menyre qe te evitoni dhembjet e syve, kokes, supeve dhe duarve (pjeset e trupit qe jane me se shumti te rrezikuara), me rendesi eshte qe te uleni drejt para kompjuterit, te beni pauze pas çdo 45 minutave te punes, te pushoni, te shetisni apo ta beni ndonje ushtrim te thjeshte. Kjo do t’u ndihmoje qe te pushoni dhe t’ia rifilloni punes i freskuar.
Qendrimi prane ekranit te kompjuterit
Syte – Per te mundur qe te mbani fotot ne fokus, syte tendosen. Per kete shkak, vazhdimisht duhet qe te shikoni ngapak edhe anash.
Truri – Per te mundur te jeni te koncentruar, ju faktikisht e nenshtroni trurin tuaj ndaj nje stresi te vazhdueshem. Beni pauza.
Shpina – Kini kujdes sesi qendroni ne karrige. Nese rrini ashtu si nuk duhet, kete do t’ua ‘thote’ shpina juaj.
Gishterinjte – Nese ju jane shtanguar gishterinjte, atehere mundohuni qe te mos e ndrydhni teper tastieren e kompjuterit.
A jeni te sigurt se uleni si duhet?
Ja disa keshilla: ekrani i kompjuterit duhet te jete me poshte nivelit te syve dhe ne distance prej 45 deri 70 cm. Shuplakat dhe nyjat e duarve mbani ne nje linje, derisa berryli dhe pjesa e nenberrylit duhet te formojne kend te drejte.